Dhjetë grabitjet më të famshme në botë
:: Tema Shoqerore :: Historia
Faqja 1 e 1
Dhjetë grabitjet më të famshme në botë
Grabitjet bëhen të famshme, kur objekti i grabitur është i njohur apo i shtrenjtë. Por ato bëhen akoma më të famshme, kur grabitësit arrijnë të kryejnë në operacion të tillë kriminal me përmasa të llogaritura mirë dhe arrijnë t’i përvidhen policisë. Një ndër grabitjet më sensacionale është ajo e pikturës “Scream” të Munch. Kjo për arsye se piktura është vjedhur dy herë dhe të dyja herët ka qenë grabitje sensacionale. Në vitin 1994 dy persona u ngjitën në një shkallë dhe thyen dritaren e galerisë, duke shkëputur pikturën nga muri, vetëm për 50 sekonda. Disa muaj më vonë hajdutët ofruan të kthejnë pikturën për një milionë dollarë, por oferta u refuzua. Piktura u gjet pas një operacioni në maj të vitit 1994 dhe katër personat u arrestuan. Dhjetë vjetë më vonë, piktura u vodh sërish, kësaj radhe bashkë me “Madonna” të Munch. Dy persona të armatosur u futën në muze në Oslo në gusht të vitit 2004 dhe i vodhën dy veprat. Policia arriti t’i rimerrte ato në vitin 2006. Një tjetër grabitje mjaft e famshme është ajo e pikturës “Mona Liza” në vitin 1911, kur ajo gjendej në muret e Luvrit. Vjedhja tronditi gjithë Francën. Kufijtë e vendit u mbyllën, administratorët e muzeut u pezulluan të gjithë nga puna dhe “armiqtë” e artit tradicional dyshoheshin të gjithë për qëllime të liga. Pas katër vitesh, piktura iu kthye sërish muzeut dhe grabitësi i saj, italiani Vincenzo Periugia, u arrestua pasi ishte përpjekur ta shiste atë në Itali. Po aq famëkeqe është dhe grabitja e një banke në Brazil në mënyrë sensacionale. Disa hajdutë në Brazil arritën të vjedhin 65 milionë dollarë, pasi hapën një tunel 200 metra të gjatë nga një shtëpi në bankën përballë. Grabitja ndodhi në gusht të vitit 2005 dhe është një ndër grabitjet më të mëdha të bankave. Mendohet se dhjetë persona kanë kaluar tre muaj duke gërmuar tunelin nga shtëpia që ishte marrë me qera me emër të rremë. Vjedhja ndodhi gjatë fundjavës, por nuk u zbulua deri të hënë pasi banka ishte e mbyllur. Vetëm dy të dyshuar janë kapur dhe 500 mijë dollarë janë gjetur nga shuma marramendëse. Si grabitja më e madhe e artit cilësohet grabitja e muzeut në Boston. Dy orë pas festimeve të festës së Shën Patrikut në Boston, dy persona të veshur si policë trokitën në derën e muzeut “Isabella Gardner” në Masacusets. Rojet i lanë të hyjnë për të kuptuar më vonë se ato nuk ishin oficerë policie, por hajdutë arti. Rojet u prangosën dhe mbyllën në bodrum ndërkohë që hajdutët morën tre piktura të Rembrandit, pasi i prenë nga kornizat, si dhe “Koncerti” të Johannes Vermeer dhe “Peisazh me obelisk” të Govert Flinck. Në total ato vodhën 12 piktura me një vlerë prej 300 milionë dollarësh. Pikturat s’u gjetën kurrë dhe muzeu nuk u rimbursua. Po ashtu është dhe grabitja e trenit në 1963 në Angli. 15 hajdutë, të cilët grabitën mallra me një vleftë prej 7 milionë dollarësh në trenin ndërmjet Glasgout dhe Londrës, u cilësuan si heronj nga populli. Ky rast ka mbetur në mendjen e njerëzve për shkak të aventurave të mëtejshme të njërit prej anëtarëve të bandës, Ronnie Biggs. Arratisja e tij prej burgu dhe shmangia që arriti t’i bënte drejtësisë për shumë vite ishin objekt i vazhdueshëm i gazetave britanike.
Vjedhja e “Scream”
Piktura e famshme e Edward Munch, “The Scream”, u vodh në mënyrë sensacionale dy herë nga Galeria Kombëtare e Norvegjisë. Në vitin 1994 dy persona u ngjitën në një shkallë dhe thyen dritaren e galerisë, duke shkëputur pikturën nga muri, vetëm për 50 sekonda. Disa muaj më vonë hajdutët ofruan të kthejnë pikturën për një milion dollarë, por oferta u refuzua. Piktura u gjet pas një operacioni në maj të vitit 1994 dhe katër personat u arrestuan. Dhjetë vjet më vonë, piktura u vodh sërish, kësaj radhe bashkë me “Madonna” të Munch. Dy persona të armatosur u futën në muze në Oslo në gusht të vitit 2004 dhe i vodhën dy veprat. Policia arriti t’i rimerrte ato në vitin 2006.
Grabitja më e madhe e artit
Dy orë pas festimeve të festës së Shën Patrikut në Boston, dy persona të veshur si policë trokitën në derën e muzeut “Isabella Gardner” në Masacusets. Rojet i lanë të hyjnë për të kuptuar më vonë se ato nuk ishin oficerë policie, por hajdutë arti. Rojet u prangosën dhe mbyllën në bodrum, ndërkohë që hajdutët morën tri piktura të Rembrandit, pasi i prenë nga kornizat, si dhe “Koncerti” të Johannes Vermeer dhe “Peizazh me obelisk” të Govert Flinck. Në total ato vodhën 12 piktura me një vlerë prej 300 milionë dollarësh. Pikturat s’u gjetën kurrë dhe muzeu nuk u rimbursua.
Grabitja e “Mona Lizës”, 1911
Më 20 gusht 1911, hapësira që kryevepra botërore zinte në muret e Luvrit u gjet e zbrazët. Vjedhja tronditi gjithë Francën. Kufijtë e vendit u mbyllën, administratorët e muzeut u pezulluan të gjithë nga puna dhe “armiqtë” e artit tradicional dyshoheshin të gjithë për qëllime të liga. Pas katër vitesh, piktura iu kthye sërish muzeut dhe grabitësi i saj, italiani Vincenzo Periugia, u arrestua pasi ishte përpjekur ta shiste atë në Itali.
“The brinks job”, 1950
Një bandë prej 11 personash vendosën të grabisnin firmën legjendare të sigurimeve private “Brinks”. Ata arritën të vidhnin rreth 1.2 milionë dollarë në kesh dhe 1.5 milionë në çeqe. Policia kreu hetime dhe nuk arriti t’i gjente deri sa anëtarët e bandës rrëfyen vetë krimin për shkak të kontradiktave me njëri-tjetrin. Në vitin 1957 pjesa më e madhe e bandës gjendeshin pas hekurave të burgut, por paratë nuk u gjetën asnjëherë.
Grabitja e trenit, 1963
15 hajdutë, të cilët grabitën mallra me një vleftë prej 7 milionë dollarësh në trenin ndërmjet Glasgout dhe Londrës, u cilësuan si heronj nga populli. Ky rast ka mbetur në mendjen e njerëzve për shkak të aventurave të mëtejshme të njërit prej anëtarëve të bandës, Ronnie Biggs. Arratisja e tij prej burgu dhe shmangia që arriti t’i bënte drejtësisë për shumë vite ishin objekt i vazhdueshëm i gazetave britanike.
Grabitësi më famëkeq i Amerikës
“D. B. Cooper” është akoma i njohur pas 35 vjetësh në arrati. Më 24 nëntor 1971 ai rrëmbeu avionin e linjës “Northwest Orient Airlines”, fluturimi 305, me një valixhe me “bombë”. Ai i drejtoi një stjuardese një shënim ku shkruhej “Kam një bombë në valixhe. Do ta përdor nëse është e nevojshme”. Ai kërkoi 200 mijë dollarë, të cilat u ulën në vendin që tha ai me parashutë. Ai zbriti nga avioni, por nuk dihet asgjë për fatin e tij.
Shergar
“Shergar, kali i mrekullive”, i cili kishte një vlerë prej 10 milionë dollarësh, u vodh nga stallat e Aga Khan në Irlandë, në vitin 1983. Shergar s’u gjet kurrë dhe grabitësit e tij nuk janë identifikuar zyrtarisht. Grabitësit kërkuan një shumë prej 2 milionë sterlinash, por aksionerët që kishin kalin refuzuan të paguanin. Agjencia e sigurimeve, ku ishte siguruar kali, gjithashtu nuk pranoi të rimbursonte pronarët pa të dhëna të sakta për ngordhjen e kalit.
Vjedhja e bizhuterive në Milano
Këtë vit hajdutët hynë në ekspozitën e një argjendari italian dhe vodhën diamante me vlerë prej 10 milionë stërlinash, ndërkohë që pronarët ishin në Los Anxhelos duke organizuar një festë për çmimet “Oscar”. Grabitja ndodhi në ekspozitën e bizhuterive “Damiani” në Milano. Hajdutët kishin kaluar më shumë se një muaj duke gërmuar një tunel nga një bodrum prej godinës ngjitur. Gjithë operacioni i grabitjes u krye për 40 minuta dhe hajdutët s’janë kapur akoma.
Vjedhja e bankës nga tuneli
Disa hajdutë në Brazil arritën të vjedhin 65 milionë dollarë, pasi hapën një tunel 200 metra të gjatë nga një shtëpi në bankën përballë. Grabitja ndodhi në gusht të vitit 2005 dhe është një ndër grabitjet më të mëdha të bankave. Mendohet se dhjetë persona kanë kaluar tre muaj duke gërmuar tunelin nga shtëpia që ishte marrë me qira me emër të rremë. Vjedhja ndodhi gjatë fundjavës, por nuk u zbulua deri të hënën, pasi banka ishte e mbyllur. Vetëm dy të dyshuar janë kapur dhe 500 mijë dollarë janë gjetur nga shuma marramendëse.
Vjedhja në kështjellën e turistëve
Në gusht të vitit 2003, një pikturë me vlerë 50 milionë stërlina, “Madona”, u vodh nga shtëpia Dukës së Bukleuch në kështjellën “Drumlanrig” në Skoci. Piktura u vodh nga dy persona që ishin bashkë me një grup turistësh në një guidë të organizuar. Julian Radcliffe, kryetar i Regjistrit të Humbjeve të Artit, u shpreh se një grabitje e tillë “do të ishte më e lehtë të bëhej kur ishte e hapur për publikun sesa natën, kur viheshin në punë gjithë alarmet”. Piktura nuk është gjetur akoma.

Similar topics
» Dhjetë luftanijet më të famshme në histori
» Gënjeshtrat më të famshme në histori
» USB 3.0 dhjete here me e shpejte
» Shitet bluza më e famshme në Kroaci
» Dhjete bimet me te shendetshme për njeriun
» Gënjeshtrat më të famshme në histori
» USB 3.0 dhjete here me e shpejte
» Shitet bluza më e famshme në Kroaci
» Dhjete bimet me te shendetshme për njeriun
:: Tema Shoqerore :: Historia
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi