Gai Jul Cezari
:: Tema Shoqerore :: Historia
Faqja 1 e 1
Gai Jul Cezari
Gai Jul Cezari ka luajtur nje rol te rendesishem ne transformimin e Republikes Romake, ne Mbreterine Romake. Marshimi romak ne Britanine e Madhe, prej ushtrise se Jul Cezarit, e shtriu boten romake deri ne oqeanin Atlantik. Ai konsiderohet si nje prej gjenive ushtarake, me te medhenj te kohes dhe nje prej lidereve me te forte. Ne vitin 42 p.e.s., dy vjet pas vdekjes se tij, Senati romak e quajti Jul Cezarin, eZoti Romake.
Jul Cezari ka lindur ne nje prej familjeve me te vjetra aristokrate, ne Rome. Ai ka qene nje pjesetar i partise demokratike dhe popullore. Edhe pse ishte nip i Caius Marius-it, Cezari, martohet me Kornelian, vajzen e re te Lucius Cornelius-in Cinna, mbeshtetesit me te madh te Mariusit dhe armikut te Sullasit. Ne vitin 82 p.e.s., kur Cezari refuzoi te ndahej me Kornelian, ai u detyrua te largohej nga Roma.
Pas vdekjes se Sullasit, Cezari kthehet ne Rome dhe nis karrieren e tij politike. Ai fiton popullaritet me partine e tij dhe oratori. Ne 74 p.e.s., ai shkon ne Azi, per te rikthyer ushtrine Cappadociane. Pasi u kthye, ai nxiti reformimin e qeverise dhe ndihmoi ne perparimin e pozicionit politik te Pompeit. Cezari u be oficer, ne vitin 70 p.e.s. dhe ishte pergjegjes per administrimin e qeverise dhe ushtrise ne Spanjen e larget, ne 69 p.e.s.. Ai ndihmoi Pompein te merrte drejtimin e luftes ne Lindje. Jul Cezari u kthye ne Rome ne vitin 68 p.e.s. dhe ne mungese te Pompeit, ai u be koka e partise popullore.
Ne vitin 63 p.e.s., Jul Cezari u emerua epontifex maximuse [kryeprift]. Reforma e tij e metejshme me Sosigenin, per kalendarin, ishte nje nga kontributet e tij me te medha per historine. Ne vitin 62 p.e.s., Clodius dhe e shoqja e dyte e Jul Cezarit, Pompeia, u perfshine ne nje skandal, i cili perfshinte dhunimin e riteve sekrete te Bona Deas dhe si pasoje Cezari ndahet. Ai tha: eE shoqja e Cezarit, seduhet te dyshoje per asgje.e
Meqenese Jul Cezari ka sherbyer ne Spanje si administrator, ai kthehet ne Rome me ambicie konsullate. Per te realizuar qellimin e tij, ne vitin 60 p.e.s., Cezari krijon eTriumviratine e Pare, e cila ishte aleanca e tre burrave, Julius Caesar, Pompeit, dhe Marcus Licinius Crassus. Pompei, ishte komandant i ushtrise, kurse Marcus Licinius Crassus, ishte njeriu me i pasur ne Rome. Kjo nuk ishte nje triumvirate e mirefillte, sepse kjo aleance nuk u konfirmua zyrtarisht nga senati. Tre burrat ishin ne gjendje te kontrollonin Romen dhe kjo aleance beri te mundur qe Cezari te ndiqte Luften ne Gali.
Ne vitin 59 p.e.s., Cezari martohet me Calpurnian. Po te njejtin vit si konsull, ai miraton nje ligj agrar, i cili siguronte toke bujqesore per 20,000 qytetar dhe veteran te varfer. Ai gjithashtu siguroi mbeshtetjen e te pasurve, duke reduktuar taksat qe ata paguanin per kontratat ne Azi. Kjo e beri ate, drejtues te nje koalicioni ndermjet popullit dhe plutokrateve.
Ne vitin 55 p.e.s., Cezari kreu nje eksplorim ne Britani dhe mundi Britaniket, nen drejtimin e Cassivellaunusit. Cezari hasi ne kundershtarin e tij me te forte ne Gaul, Vercingetorixin, te cilin ai e mundi ne Alesia ne 52 p.e.s.. Me fundin e luftes, Cezari kishte arritur kontrollin e pjeses me te madhe te Gaulit. Kjo arritje i siguroi atij, titullin komandanti me i madhe i koherave, si dhe besnikerine e legjioneve. Kujdesi i Cezarit ndaj ushtareve, deshira per te realizuar ai vete sulme te veshtira ushtarake, e ktheu ate ne idhullin te ushtareve, nje element i rendesishem per karrieren e tij pasardhese.
Ne vitin 54 p.e.s., vdes e bija e Jul Cezarit, e shoqja e Pompeit, qe prej pese vjeteve. Ajo kishte qene lidhja kryesore ndermjet dy burrave. Gjate viteve kur Cezari ishte ne Gaul, Pompei kishte filluar te mesonte gjithnje e me shume mbi partine senatoriale. Arritjet ushtarake te Cezarit, fillojne e rrisin xhelozin e Pompeit. Vdekja e Crassusit, ne 53 p.e.s., sjell fundin e Triumviratit te Pare, dhe vendosjen e Cezarit kunder te tjereve.
Pasi perfundoi Triumvirati i Pare, senati mbeshtet Pompein, i cili u be konsull individual me 52 p.e.s.. Nderkohe, Cezari ishte bere nje hero ushtarak, si dhe nje lider i popullit. Senati druhej prej Cezarit, dhe donte qe ai te hiqte dore prej ushtrise se tij. Ata e dinin qe Cezari shpresonte te behej konsull, pasi periudha e tij ne Gaul, te perfundonte. Ne dhjetor te 50 p.e.s., Cezari i shkruan nje leter senatit, ne te cilen thoshte qe ai do te hiqte dore nga ushtria e tij, ne rast se Pompei hiqte dore nga posti qe kishte. Senati e priti letren me egersi dhe i kerkoi Cezarit te hiqte menjehere dore nga ushtria, perndryshe do te shpallej earmik i popullite.
Dy oficeret besnik te Cezarit, Mark Antoni dhe Quintus Cassius Longinus, nuk e aprovuan ligjin dhe u perjashtuan nga senati. Ata udhetuan drejt Cezarit, o cili mblodhi ushtrine e tij, dhe kerkoi mbeshtetjen e tyre kunder senatit. Ushtria kerkoi te sulmonte dhe me 12 janar te vitit 49 p.e.s., Cezari me fjalen eIacta alea este [vdekja eshte larg] kaloi Rubicon-in, kufiri qe ndante provincen e tij nga Italia. Lufta civile kishte filluar.
Marshimi i Cezarit drejt Romes, ishte nje progres triumfues. Senati u arratis per ne Capua. Cezari u drejtua me pas per ne Brundisium, ku rrethoi Pompein, perpara se ai te arratisej per ne Greqi. Ai ju drejtua Spanjes, te cilen po e drejtonin oficeret e Pompeit dhe vendosi paqe ne te. Pasi u kthye ne Rome, Cezari u zgjodh konsull dhe me pas iu drejtua Greqise, ne kerkim te Pompeit.
Caezari mblodhi nje ushtri te vogel ne Brundisium dhe nisi lundrimin. Ushtria ishte aq e vogel, sa Bibulus, i cili po e priste ne ngushtice, per ta penguar kalimin e tij ne Epir, e lejoi pa problem. Cezari takon Pompein ne Dyrrah, por u detyrua te terhiqej, me Pompein qe e ndiqte pas shpine. Cezari e vendosi kampin ne nje vend mjaft strategjik, prane Pharsalus-it. Pompei, i cili kishte nje ushtri te madhe, e sulmoi Cezarin, por u mund dhe u detyrua te terhiqej drejt Egjiptit, ku dhe u vra.
Cezari, i cili kishte ndjekur Pompein drejt Egjiptit, qendroi atje edhe per pak kohe, duke jetuar me Kleopatren. E mbeshteti ate kunder te vellait dhe te shoqit, Ptolemeut XII, dhe beri te mundur qe Kleopatra te vendosej fuqishem ne fron. Prej Egjiptit ai shkoi ne Siri dhe Pontus, ku ne vitin 47 p.e.s., ai mundi Pharnacin II, ne nje menyre aq te lehte, sa e pasqyroi me fjalet: eVeni, vidi, vicie [Vajta, Pashe, Fitova]. Po te njejtin vit, ai u nis drejt Afrikes (Libise), ku ndodheshin mbeshtetesit e Pompeit, per ti dhene fund revoles se nisur nga Kato .
Cezari u kthye ne Rome, me kater triumfe te medha dhe i fali te gjithe armiqte e tij. Ai nisi te reformonte kushtet e jeteses, duke permiresuar ligjet agrare si dhe konditat shtepiake. Jul Cezari, gjithashtu bashkoi planet e nderlikuara, per te konsoliduar mbreterine dhe vendosjen e sigurise. Ne dimrin e 46 - 45 p.e.s., Cezari ishte ne Spanje, ku zhduki partine e fundit senatoriale te Gaeus Pompeusit, te birit te Pompeit.
Jul Cezari kthehet ne Rome ne Shtator te 45 p.e.s., dhe u emerua ne postin e drejtuesit te konsujve, per te pesten here. Po te njejtin vit, ai u be diktator i perjetshem dhe vendosi te merrte nje fushate kunder Parthias, rreziku i vetem per kufijte e Romes. Fuqia e tij diktatoriale, kishte ngjallur pa pelqyeshmeri dhe ishte kritikuar rende nga armiqte e tij.
Kundrejt Cezarit u realizua nje komplot, prej vete miqve dhe mbrojtesve te tij. Ketu mund te permendim Cimber, Casca, Cassius, dhe Marcus Junius Brutus. Me 15 mars te vitit 44 p.e.s., ai u godit me thike, per vdekje, ne dhomen e senatit. Ne testament, Cezari ia linte gjitheka nipit te tij 18 vjeear, Octavianit me vone i njohur si August.
Cezari ka qene gjithmone nje prej figurave me kontradiktore historike. Ndjekesit e tij kishin pare tek Cezari, mbrojtesin e te drejtave te njeriut, kundrejt nje oligarkie. Armiqte e tij e kishin pare Cezarin, si nje demagog ambicioz, i cili e fitoi me force rrugen e tij drejt fuqise diktatoriale dhe shkaterroi republiken. Ai ishte i shkelqyer ne lufte, oratori dhe si drejtues shteti.
Pos veprimtarise se tij si ushtarak Cezari u shqua edhe per veprimtarin letrare e historike. Me veprat e tij letrare ai hyne nder shkrimtaret me te mire te kohes se vete. Nga Cezari deri me tani dihet se jane ruajtur dy vepra te plota me permbajtje historike, komente (ditar) dhe qe ne fakt nuk jane asgje me shume se kujtime apo broshura politike te pregatitura ne stilin e raporteve ushtarake.
Si shkrimtare Cezari shquhet per stilin qe mund te quhej shembullor per thjeshtesine e qartesine e gjuhes. Keshtu ne veprat e tij si: "De bello civilile" (Mbi luften civile) dhe ate kushtuar luftes gale "De bello Gallico" ai pershkruan ngjarjet ushtarake kunder Pompeut me plot gjalleri edhe pse nuk mund te thuhet se eshte i paanshem.
Cezari ne veprat e tij pershkruan terthorazi pjese te Ilirise ne te cilen ishin zhvilluar edhe disa ngjarje. Mirepo ai nuk hyne me thelle ne pershkrimet e tija. Ne veprat e tij verejme pershkrime gjeografike te Iliris
:: Tema Shoqerore :: Historia
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi