Galliani: Pato ka rinovuar marrëveshjen
:: News.... :: Lajmet e Portalit
Faqja 1 e 1
26092009
Galliani: Pato ka rinovuar marrëveshjen
Zëvendëspresidenti i Milanit, Adriano Galliani, ka pohuar se braziliani Alexandre Pato ka nënshkruar marrëveshje të re me rosonerët, e cila do ta mbajë atë në San Siro deri në vitin 2014.
Galliani zbuloi se ylli i ri i ekipit e ka vazhduar besimin dhe ka nënshkruar marrëveshje pesëvjeçare. Pato verën e kaluar ishte cak i shumë klubeve, mes të cilave edhe Chelseat, por pas shitjes së Kaka, drejtuesit e Milanit nuk dëshironin të mbeten edhe pa një lojtar kyç.
Me marrëveshjen e re, rosonerët treguan se kanë besim të madh të lojtarin dhe sigurisht se do t’i largojnë synimet e klubeve tjera, të cilët përgatisin sulme të reja për të marrë shërbimet e brazilianit.
“Pato ka rinovuar kontratën me Milanin për edhe pesë vitet e ardhshme”, ka thënë Galliani në Milan TV.
Pato arriti në Milan në vitin 2007 në moshën 17 vjeçare nga Internacional, por duhej të presë deri sa të mbushë 18 vjet për të debutuar me fanellën kuqezi, në janar të vitit 2008.
Similar topics
» Galliani të hënën në Madrid
» Totti rinovon marrëveshjen me Romën
» Galliani beson në sukses të Milanit
» Pato: Dua të fitoj gjithçka me Milanin
» Një 'Monster' Oferta Për Pato
» Totti rinovon marrëveshjen me Romën
» Galliani beson në sukses të Milanit
» Pato: Dua të fitoj gjithçka me Milanin
» Një 'Monster' Oferta Për Pato
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
|
|