Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Valencia dhe Atletico ndajnë pikët

 :: News.... :: Sport

Shko poshtë

27092009

Mesazh 

Valencia dhe Atletico ndajnë pikët Empty Valencia dhe Atletico ndajnë pikët




Valencia dhe Atletico ndajnë pikët F.0927000113484_m

Atletico Madrid ka shënuar më minutat shtesë të ndeshjes për të barazuar 2-2 dhe për të nxjerrë një pikë në derbin përballë Valencias në Mestalla.

Valencia e pa veten në disavantazh në fillim të ndeshjes, por u rikthye për të avancuar në 2-1 në fund të pjesës së parë, për të zhgënjyer fansat vetëm në minutat shtesë të ndeshjes, kur pësoi golin e barazimit.

Sulmuesi argjentinas Sergio Aguerro ua solli epërsinë e parë mysafirëve, duke shënuar pas vetëm shtatë minutash lojë, pas një asistimi nga Diego Forlan.

Por vendasit përmbysën rezultatin që në pjesën e parë, duke shënuar dy gola të shpejtë. Së pari Pablo Hernandez barazoi rezultatin në minutën e 25-të, dy minuta më pas, sulmuesi David Villa i asistuar nga David Silva.

Kur u menduar se Valencia do të ishte fitues i takimit, Maxi Rodriguez shënoi në minutën e parë të kohës shtesë, për të heshtur publikun vendas.

Barazimi është i treti për Atleticon, krahas dy humbjeve dhe asnjë fitoreje, ndërsa i dyti për Valencian, krahas dy fiteve dhe një humbjeje, të cilën e pësoi në ndeshjen e kaluar ndaj Getafes.
mendy
mendy
Moderator
Moderator

Numri i postimeve : 1062
Registration date : 19/03/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Share this post on: reddit
- Similar topics

 :: News.... :: Sport

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi