Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Xhemi: Çdo fillim ka edhe fundin e vet

 :: News.... :: Show Biz

Shko poshtë

27092009

Mesazh 

Xhemi: Çdo fillim ka edhe fundin e vet Empty Xhemi: Çdo fillim ka edhe fundin e vet




Xhemi: Çdo fillim ka edhe fundin e vet F.0926153842684_m

Prezantuesja e emisionit “E diell” dhe njëra nga fytyrat kryesore të Digitalb, Xhemi Shehu, thotë se ky sezon do të jetë i ngjeshur për të, ndërkohë që shton se ajo nuk do të jetë gjithmonë prezantuese e këtij emisioni.

“Pas një viti eksperience në këtë format, ne tashmë kemi studiuar pak a shumë atë që publiku vërtet kërkon të shohë gjatë të dielave. "E diell" vjen po aq e njëjtë, sa dhe ndryshe nga edicioni i kaluar. Kemi ruajtur një linjë që na identifikon si program dhe e kemi veshur atë me elemente përbërëse të reja. Qëllimi ynë mbetet po i njëjti... argëtim pa limit”, thotë Xhemi në një intervistë për shtojcën “Unë gruaja”.

Përveçse do të luajë rolin e saj të zakonshëm, të prezantueses në emisionin “E diell”, Xhemi ka ruajtur sekret befasitë që do t’u ofrojë ajo shikuesve të emisionit që prezanton.

Ndërkohë e pyetur se a do të braktiste këtë spektakël, Xhemi thotë se do të vijë koha kur ajo nuk do të jetë më aty.

“’E Diell’ përpara së gjithash është një punë për mua, e thënë me fjalë të tjera ajo kërkon angazhim dhe seriozitet maksimal. Si çdo gjë tjetër që ka një cikël të vetin me një fillim dhe mbarim, ashtu edhe unë s'do jem më aty kur të vijë koha”, thotë ajo.
mendy
mendy
Moderator
Moderator

Numri i postimeve : 1062
Registration date : 19/03/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Share this post on: reddit
- Similar topics

 :: News.... :: Show Biz

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi