Një teknologji e re sjellë shpresa për të verbrit
Faqja 1 e 1
27092009
Një teknologji e re sjellë shpresa për të verbrit
Hulumtuesit nga MIT (Massachusetts Institute of Technology)kanë zbuluar një metodë për të vendosur një çip në fund të nervit optik që mund të përdoret për të futur imazhe elektronike drejtpërsëdrejti në tru pa nevojën e kokërdhokut të syrit.
Teknika do të mund t’i ofronte njerëzve të verbër një shkallë të pamjeve përmes përdorimit të pajisjes kamerë/sensor të vendosur në kokë, ngjashëm sikurse tek filmat fantastik-shkencor si Star Trek.
Sipas MIT çipi i futur në nerv veçohet me një “polimid të mikrofabrikuar që stimulon grupin e elektrodave me elektroda okside nga iridiumi i spërkatur”,dhe futet (impiant) në retinën e përdoruesit përmes një teknike speciale kirurgjike. Gjithashtu ekzistojnë ‘energjitë sekondare dhe spiralet për pranimin e të dhënave”
Në momentin që vendoset impianti, transmetimet pa tela bëhen nga pjesa e jashtme e kokës. Këto shkaktojnë elektricitet në spiralet pranuese të çipit nervor, duke nënkuptuar se nuk ka nevojë për bateri apo çfarëdo furnizimi tjetër me rrymë. Grupi i elektrodave stimulon nervat që ushqejnë nervin optik dhe në këtë mënyrë krijojnë një imazh në tru.
Sinjalet wireless, për përdorim tek njeriu, do të mund të krijoheshin përmes një pajisjeje të punuar nga xhami dhe të pajisur me kamera dhe sensor tjerë të përshtatshëm, ku në fund transmetuesit do të përshtateshin me spiralet e futura në kokë.
Megjithatë tani për tani, sistemi është testuar vetëm në disa derra të vegjël meksikan, të cilëve u është montuar impianti dhe qe shtatë muaj me radhë, por rezultatet sesi janë duke funksionuar impiantet janë ende të vështira për tu kuptuar.
Por një dizajn i ri i impiantit që do të ishte më i përshtatshëm për njerëzit tani është zhvilluar. Ekipi zhvillues shpreson të fillojë prodhimin brenda tri viteve të ardhshme. Ata besojnë se me të dhënat nga subjektet testuese do të jenë në gjendje të rafinojnë algoritmet që udhëheqin grupin e stimuluesve për të sjellë rezultate të dobishme, por ata nuk premtojnë diçka si shikimi i plotë ose diçka të tillë në të ardhmen e afërt.
“Çdo gjë që ndihmon të verbrin për të shikuar paksa dhe i ndihmon për të identifikuar objekte dhe për të lëvizur në dhomë do të ishte e jashtëzakonshme” tha një prej dizajnerëve Shawn Kelly nga MIT Research Laboratory for Electronics.
donbeco- Admin
- Numri i postimeve : 588
Age : 31
Location : alone in my world
Registration date : 14/03/2009
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi