Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Milani fiton në një ndeshje me shtatë gola

 :: News.... :: Sport

Shko poshtë

22112009

Mesazh 

Milani fiton në një ndeshje me shtatë gola Empty Milani fiton në një ndeshje me shtatë gola




Milani fiton në një ndeshje me shtatë gola F.1122171610518_m

Rosonerët kanë marrë pozitën e dytë të tabelës së Serie A duke mposhtur Cagliarin në një ndeshje që solli plot shtatë gola, të cilën Milani e fitoi me rezultat 4-3, takim ky i zhvilluar në San Siro.
Mesfushori holandez Clarence Seedorf hapi rezultatin pas vetëm pesë minutash lojë, por mysafirët reaguan shpejt dhe barazuan për katër minutash tjera me anë të Alessandro Matri.

Fati ishte në anën e Cagliarit edhe një herë, kur Andrea Lazzari çoi në epërsi mysafirët pas 30 minutash lojë. Por rosonerët u rikthyen në ndeshje shpejt dhe shënuan edhe dy gola tjerë që në pjesë të parë.

Ishte Marco Boriello ai që barazoi rezultatin shtatë minuta para pauzës mes pjesëve (38’), me Alexandre Pato që i dha epërsinë ekipit vendas dy minuta më pas (40’).

Ronaldinho shtoi në 4-2 epërsinë e rosonerëve duke shënuar nga penaltia në minutën e 62-të, derisa golin e shtatë të ndeshjes e shënoi Nene pas shtatë minutash tjera, duke vulosur rezultatin përfundimtar 4-3.

Me tre pikët e reja Milani merr pozitën e dytë në tabelë, me 25 pikë, shtatë më pak se Interi që mban kreun. Juventusi, që tash ndodhet në pozitën e tretë, mund të ringjitet një vend më lartë nëse mposht Udinesen në derbin e mbrëmjes, që zhvillohet në Olimpico to Torinos.
citti_barca
citti_barca
V.I.P
V.I.P

Numri i postimeve : 427
Registration date : 08/05/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Share this post on: reddit
- Similar topics

 :: News.... :: Sport

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi