Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Injeksion për kancerin e testiseve

Shko poshtë

Injeksion për kancerin e testiseve Empty Injeksion për kancerin e testiseve

Mesazh nga citti_barca Sun Nov 22, 2009 9:34 pm

Injeksion për kancerin e testiseve F.1111003433516_m

Shkencëtarët besojnë se forma më e shpeshtë e kancerit të testisit mund të mjekohet me një injeksion të vetëm.
40% deri 45% e rasteve me kancer të testiseve janë seminoma në stadin e hershëm, gjendje e cila mund të mjekohet me anë të rrezatimit. Mirëpo, tani shkencëtarët shpresojnë se një injeksion i vetëm që përmban barin karboplatin do ta zëvendësojë radioterapinë dhe do t’i zvogëlojë rreziqet të cilat i bart rrezatimi.

Në bazë të analizave të cilat janë bërë në Universitetin e Southamptonit në Angli, meshkujt të cilët kanë marrë injeksion me karboplatin kanë pasur pak efekte anësore dhe shumë shpejt i janë kthyer aktivitetit të zakonshëm.

Meshkujt të cilët kanë marrë karboplatin kanë qenë më pak të rrezikuar për ta zhvilluar kancerin edhe në testisin tjetër.

Te 5% e meshkujve të cilët kanë marrë karboplatin, sëmundja është kthyer pas tre vitesh, mirëpo asnjëri prej tyre nuk ka vdekur pas përsëritjes së mjekimit.
citti_barca
citti_barca
V.I.P
V.I.P

Numri i postimeve : 427
Registration date : 08/05/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi