Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Maskat nuk sigurojnë mbrojtje nga gripi

Shko poshtë

Maskat nuk sigurojnë mbrojtje nga gripi Empty Maskat nuk sigurojnë mbrojtje nga gripi

Mesazh nga citti_barca Sun Nov 22, 2009 9:36 pm

Maskat nuk sigurojnë mbrojtje nga gripi F.1114121612879_m

Maskat kirurgjike mund të ndihmojnë në ndërprerjen e shpërndarjes së grimcave, por ato nuk janë një mjet i sigurt për mbrojtje nga gripi i derrit.
Në një pjesë të madhe shkollave të mesme dhe fillore, gjatë ditëve të kaluara nxënësit kanë ndjekur mësimin me maska. Osman Beka, drejtor në shkollën e mesme “Sami Frashëri”, thotë se ka njëfarë paniku në mesin e nxënësve, por edhe rritje të masave të kujdesit.

“Ditëve të fundit kemi vërejtur se nxënësit kanë qëndruar në shkollë me maska. Ne nuk jemi kompetentë për t’ju thënë atyre nëse duhet të qëndrojnë në klasë me maska, pasi nuk kemi kurrfarë shkrese zyrtare nga organet kompetente. Por ne nuk mund as t’i ndalojmë ata”, ka thënë z. Beka për Telegrafi.

Mjekja e shkollës, Xhevrije Morina, specialiste e mjekësisë familjare, ka thënë për Telegrafi se në shkollë ka disa nxënës të paktë me shenja të gripit sezonal, por nuk ka kurrfarë hapësire për panik. Madje rastet këtë vit janë më të pakta se vitet e kaluara.

Por, a mbrojnë vërtet maskat e thjeshta kirurgjike nga prekja me virusin A H1/N1? Ekspertët amerikanë kanë këshilluar se nëse shfrytëzohen në mënyrë të duhur edhe maskat e thjeshta mund të ulin gjasat për t’u prekur nga secili lloj i virusit. Por në fakt janë maskat e veçanta respiratore të cilat janë të dizajnuara të filtrojnë edhe grimcat më të imëta.

Megjithatë, për njerëzit që jetojnë në zona ku virusi është shumë i shpërndarë, nuk ka asnjë mënyrë që mund të sigurojë mbrojtje të plotë. Thjesht edhe nuk është praktike të mbahet maska gjithë kohën, andaj edhe kjo nuk është 100% e sigurt.

Por maskat e thjeshta dhe veçanërisht ato kirurgjike mund të jenë më përshtatshme për njerëzit që jetojnë në ambiente të ngjeshura, si klasë, autobusë, salla, ku gjasat për të kollitur, teshtirë dhe marrë ajrin e personave të tjerë është më e madhe.

Në fund të fundit, më mirë është që nxënësit të ndjekin shkollën me maska, se të mungojnë për shkak të frikës.
citti_barca
citti_barca
V.I.P
V.I.P

Numri i postimeve : 427
Registration date : 08/05/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi