NEUROZA KONVERZIVE (HISTERIA)
Faqja 1 e 1
NEUROZA KONVERZIVE (HISTERIA)
Fjala histeri rrjedh nga gjuha greke - HYSTERA që d.m.th. mitër (shtrat i fëmijës). Hipokrati ka supozuar se kjo sëmundje paraqitet te femrat që nuk lindin fëmijë (sterile), ku mitra e tyre që kërkon fëmijë shëtiti nëpër trup dhe duke u ndalur në ndonjë organ ose pjesë të trupit shkakton çrregullimin e funksionit të tyre ose paralizën. Më vonë është paraqitur mendimi se histeria paraqitet në raste të abstinencës seksuale, ku mitra e pakënaqur shkakton simptomat e sëmundjes.
Neuroza konverzive (histeria) si sëmundje shpirtërore (mentale) ka qenë e njohur qysh moti, që nga koha e Hipokratit dhe Galenit. Me emrin histeri këtë sëmundje e ka emërtuar Hipokrati (shek. IV p.e.r.).

Shumë shekuj më vonë u vërejt se këto supozime nuk ishin të vërteta, pasi që nga histeria ishin sëmur edhe meshkujt.
Në disa vende, disa njerëz edhe sot mendojnë se në trupin e të sëmurit nga histeria është i pranishëm djalli i cili i shkakton të gjitha mundimet. Sigmund Frojdi (1856-1936) këtë sëmundje e ka quajtur si neurozë konverzive. Sipas tij te të sëmurët nga histeria, konflikti psikik konvertohet (transformohet) në simptomë trupore. Simptoma trupore përbëhet nga shumë çrregullime që do të shohim te tabloja klinike.
Shkencëtarët mendojnë se histeria paraqitet me shpesh tek ata persona që kanë predisponim gjenetiko-biologjik për t’u sëmurë nga kjo sëmundje, dhe se më tepër sëmurën femrat se sa meshkujt.
Rreth etiologjisë së kësaj sëmundjeje më tepër hulumtime ka bërë Frojdi, i cili ka ardhur në përfundim se te histeria më tepër kemi të bëjmë me përjetimin e traumave të ndryshme psikike, të fantazive dhe dëshirave të parealizuara që shprehen me afekt të fortë dhe janë me prejardhje gati gjithmonë nga sfera seksuale.
Shumë probleme të sferës seksuale, si: impotenca, frigjiditeti, mosarritja e orgazmit, ndarja e partnerëve etj. sjellin deri te kjo sëmundje e rëndë shpirtërore.
Tabloja klinike
Kjo sëmundje shoqërohet me shumë simptome të cilat paraqiten për shkak të çrregullimeve funksionale të organeve të ndryshme, por jo edhe dëmtimit organik, e që janë si rezultat i transferimit të konfliktit psikik në këto simptome. Më interesante është paraqitja e “sulmit të madh histerik”, kur i sëmuri rrëzohet përtokë, por nuk lëndohet. Ky sulm është i karakterit teatral dhe kryhet në prani të shumë njerëzve. Zakonisht pas ndonjë shqetësimi a hidhërimi, ose edhe nga një “qetësi e plotë” i sëmuri rrëzohet përtokë duke marrë pozitën e harkut (“jarc de sercle”), duke prekur dyshemenë me thembra dhe me pjesën e pasme të kokës (zverk) dhe mandej duke bërë rrotullime të trupit. Në këtë rast i sëmuri ka forcë të jashtëzakonshme, s’mund ta mbajë 2-3 persona.
Të sëmurit i shtrëngohen duart dhe këmbët, dridhet, vetëdijen e ka të ruajtur ose pjesërisht të ndërruar. Gjatë këtij sulmi të sëmurit nuk i paraqitet shkuma nga goja, nuk e kafshon gjuhën dhe nuk ka urinim të pakontrolluar, gjë që e dallon nga sulmi i madh epileptik.
Përveç këtij sulmi, tek i sëmuri paraqiten edhe të ashtuquajtura paraliza histerike që shoqërohen me marrjen (“paralizën”) e muskujve të dorës ose të këmbës. Këtu reflekset fiziologjike janë të ruajtura kurse reflekse patologjike nuk ka. Këtu kemi të bëjmë vetëm me një paralizë funksionale-psikike të muskujve, por jo edhe me paralizë për shkak të dëmtimeve organike.
Afonia histerike karakterizohet me humbjen e “papritur të zërit”, ku i sëmuri nuk mund të flasë. Anestezioni histerik manifestohet me humbjen e ndjeshmërisë për prekje, dhembje dhe temperaturë.
Kokëdhembja histerike paraqitet për shkak të tensionit neurotik dhe është rezistent në terapi dhe analgjetikë, ndërsa mjekohet vetëm me psikoterapi dhe sedativ. Është interesante tek të sëmurit neurotiko-histerikë edhe paraqitja e verbimit dhe shurdhimit. Fusha e të pamurit e personave histerik mund të ngushtohet në formë të tubusit ose personi të mos shohë fare - verbim histerik (amaurosis hysterica). Personi nuk dëshiron disa gjëra t’i shohë, prandaj është i kënaqur shpirtërisht. Edhe shurdhimi histerik është fenomen i ngjashëm. Një paciente është “shurdhuar” në atë moment kur është informuar se bashkëshorti i saj është mbytur.
Si fenomen histerik numërohet edhe shpejtimi i punës së zemrës (takikardia), zënia e frymës, pengesa në kapërdimje, vjella, anoreksia, çrregullimet e menstruacionit, frigjiditeti, impotenca etj. Tek i sëmuri histerik kemi edhe paraqitjen e një varg çrregullimesh psikike, nga turbullimi i vetëdijes e deri te paraqitja e iluzioneve dhe halucinacioneve. Kur çrregullohet funksioni i memories paraqitet fenomeni i përgjegjësisë së gabuar p.sh. pacienti pyetet sa bëjnë 2+2, ai përgjigjet: 2+2=5. Te datat gabon për një ditë etj.
Ecuria e sëmundjes dhe prognoza
Sëmundja zakonisht fillon në fëmijëri, në adoleshencë ose në rini. Në mënyrë tipike sëmundja zhvillohet me acarimin e qetësimeve, por rrallë ndodh që i sëmuri të mos ketë asnjë simptomë. Shumë nga këta të sëmurë nuk përmirësohen. Ata janë aq të gjymtuar nga histeria sikur të kishin ndonjë ndryshim organik.
Ndërlikimet kryesore të histerisë janë: depresioni, vetëvrasja, divorcet etj. I sëmuri që mbanë etikën e histerisë mund të vizitohet shpesh te mjeku dhe kështu të mos diagnostifikohet një çrregullim organik tek ai.
Trajtimi klinik
Trajtimi i personave të sëmur nga histeria është shumë i ndërlikuar. Ata shpesh e nervozojnë mjekun, meqenëse nuk përmirësohen ose zhvillojnë simptoma alternative sapo një grup tjetër simptomash është qetësuar.
Histerikët i ndërrojnë mjekët dhe kërkojnë vëmendjen nga ata. Të sëmurëve më së shpeshti u preferohet psikoterapia, por shumica e tyre e ndërpresin atë. Për një trajtim afatgjatë janë të domosdoshme e thelbësore marrëdhëniet e mira në mes mjekut dhe të sëmurit.
Qëllimi kryesor është që të parandalohen shëtitjet e panevojshme nëpër mjekë, ndërhyrjet kirurgjike të paarsyeshme, divorcet dhe vetëvrasjet. Për mjekim përdoren edhe medikamente antineurotik p.sh. ansilin, demetrin, librium, adumbran, xanax, lexilium etj.
Shumë mirë ndikojnë edhe sugjestionet dhe hipnoza në disa seanca.

donbeco- Admin
- Numri i postimeve : 588
Age : 31
Location : alone in my world
Registration date : 14/03/2009
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi