Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

ORGANET E SHTAZËVE – PËR NJERËZ!

Shko poshtë

ORGANET E SHTAZËVE – PËR NJERËZ! Empty ORGANET E SHTAZËVE – PËR NJERËZ!

Mesazh nga donbeco Sun Mar 22, 2009 12:23 am

ORGANET E SHTAZËVE – PËR NJERËZ!



Pasiqë një numër shumë i vogël njerëzish janë të gatshëm t’i dhurojnë organet e veta, mjekësia, kohët e fundit, shpresat i ka mbështetur tek organet e shtazëve dhe ka bërë një numër të madh eksperimentesh në këtë drejtim.

TRANSPLANTIMET GJENETIKE
1964 Në SHBA u bë transplantimi i gjashtë veshkave të pavianëve tek njerëzit. Të gjithë vdiqën brenda disa ditëve, vetëm një mundi të jetoj 9 muaj. Në Britani u bë transplantimi i parë i zemrës së një derri tek njeriu, por pa sukses. Gjithashtu edhe në SHBA u bë një provë e tillë. Gjashtë pacientëve ju transplantuan zemrat e pavianëve. Të gjithë vdiqën brenda dy muajve.

1968 Një pacienti amerikanë që ju bë transplantimi i zemrës së një deleje, vdiq menjëherë.

1984 Foshnja Fae arriti të jetoj me zemrën e një paviani për 20 ditë.

1992 Një pacient amerikan jetoi 70 ditë me mëlçinë e një paviani, ndërsa një tjetër, me zemrën e një derri arriti të jetoj vetëm 24 orë.

1994 10 diabetikve suedez ju implantuan inde qelizore të marra nga derrat. Te katër pacientë mbijetuan këto qeliza mbi dy javë dhe prodhuan në përgjithësi shumë pak insulinë.

1995 Pacientit amerikan Jeff Getty që vuante nga AIDS-si ju implantua palca kurrizore e një paviani, por pa sukses.


Transplantimi i organeve shtazore në trupin e njeriut, që ka qenë gjithnjë në qendër të mjekësisë kirurgjike, sot është bërë i mundur në bazë të përparimeve të mëdha që ka bërë mjekësia bashkëkohore dhe kështu, shumë pacientëve u janë ngjallë shpresat se nëpërmjet kësaj metode do të mund ta vazhdojnë jetën e tyre normale.

Brenda këtyre 30 viteve është bërë një numër i madh i këtyre operimeve të ashtuquajtura Xenotransplatacione. Në vitin 1984, në Amerikë, foshnjës Fae i është transplantuar zemra e një Paviani ( një lloj majmuni), e cila me atë zemër jetoi vetëm 20 ditë. Nëntë vite më vonë, kirurgët nga Pittsburgi (SHBA) transplantuan mëlçinë e zezë të një paviani në trupin e një 35 vjeçari, i cili me këtë mëlçi jetoi 70 ditë.

Gjatë festës së kërshëndellave të vitit 1995, pacientit amerikanë që vuante nga AIDS-i, Jeff Getty, ju dhurua një dhuratë e jashtëzakonshme- atij ju implantua palca kurrizore e një paviani. Mjekët shpresonin se kjo palcë kurrizore e majmunit, i cili është imun ndaj virusit-HIV, do të prodhoj mjaftë rruza të bardha të gjakut dhe kështu do ta ndihmoj Gettyn në luftë kundër këtij virusi vdekjeprurës.

Fatkeqësisht edhe ky transplatacion dështoi. Dr. Steven Deeks, i cili e udhëhoqi këtë eksperiment, u detyrua që pas dy muajsh përfundimisht të pohoj se rruzat e bardha nuk u reprodukuan në gjakun e Gettyt, por të paktën pacienti e kishte mbijetuar sulmin...
Gjithashtu, ndaj këtyre transplacioneve shtazë-njeri kishte edhe zëra kundërshtues të cilët paralajmëronin rreziqe jo vetëm për pacientin që i implantohej një organ, por edhe për gjithë ardhmërinë e njerëzimit. Këtë frikë e vërteton edhe klonimi i deles Dolli, që lindi vitin e kaluar në Roslin-institutin e Skotlandës si dhe klonimi i viçave George dhe Çarli që u lindën në janar të këtij viti (1998) në një fermë në Teksas në kontrollin e mjekëve të Universitetit të Amhersit. Pasiqë ne në këtë artikull nuk e kemi për temë shqyrtimi klonimin, për të cilin do të shkruajmë në një numër tjetër të revistës „ASTRA“, por vetëm transplantimin e organeve për nevoja jetësore, edhe fiksimin do ta përqendrojmë vetëm në këtë drejtim.

Është numër i madh i njerëzve që presin ndihmë dhe numër shumë i vogël i dhuruesve të organeve që i nxiti ekspertët mjekësor që të interesohen për gjetjen e ndonjë rrugëdalje. Vetëm në Gjermani momentalisht janë mbi 20.000 pacientë që presin transplantimin e ndonjë organi; në Britani e Madhe mbi 8000 pacientë e qindra – mijëra të tjerë në mbarë rruzullin tokësor. Nga ky numër i përgjithshëm, dhe atë në shtetet më të zhvilluara të botës, vetëm 10 – 20 % kanë fatin që t’i nënshtrohen një intervenimi kirurgjik dhe në të shumtën e rasteve pa sukses, ndërsa pjesa tjetër jetojnë me shpresë?

„Shikuar realisht është e pamundur që ne t’i sigurojmë aq shumë organe për t’i plotësuar nevojat e kërkuesve“ – thotë kirurgu dhe udhëheqësi i komisionit për etik në shoqërisë Britanike për transplantim , Chris Rudge. Edhe prof. dr. Bruno Reichart nga Klinika Universitare e Munihut, njëri ndër ekspertet në lëmin e transplantimit, nga përvoja e vetë thotë: „ Vetëm një përqindje e vogël e njerëzve janë të gatshëm që t’i dhurojnë organet e veta, prandaj e gjithë kjo situatë i detyroi shkencëtar që të kërkojnë zgjidhje me ndihmën e organeve të shtazëve. Ndoshta as kjo nuk është humane...por, zgjidhje tjetër momentalisht nuk ka“.

Derri konsiderohet shtaza më e preferuar për këtë qëllim. Këtë e vërteton edhe prof. dr. Reicharti në Kongresin e shoqërisë gjermane për transplantim, që u mbajt në dhjetor të vitit 1996 në Munih, ku ai thotë: „Unë jam i bindur se është e mundshme që veshkat dhe zemra e derrit të barten tek njeriu...“ Pikërisht në këtë drejtim filluan edhe kërkimet intensive shkencore në Universitetin Cambridge të Britanisë. Por, problem kryesor këtu paraqiste refuzimi i natyrshëm i organit të huaj nga ana sistemit imunologjik të trupit ku është transplantuar ai organ. Ky problem ndodh te të gjitha transplantimet, edhe kur është fjala për transplantim mes organeve njerëzore e mos të flasim mes atyre shtazë – njeri. Zakonisht pranohet organi kur mes dhuruesit dhe pranuesit ekzistojnë ngjashmëri gjenetike. Por edhe në këto raste, kur dhuruesi është i afërm i gjakut, prapëseprapë jepen medikamente të cilat duhet ta forcojnë imunitetin mbrojtës të trupit.
Përvojë më e mirë në transplantimin e organeve të shtazëve është arritur me përarënditjen (shartimin) e zemrës së derrit tek njeriu, ku gjakderdhja ka qenë shumë e vogël dhe nuk ka pasur reaksione të sistemit imun. Edhe pavianët janë dhurues ideal të organeve për njerëz, pasi kanë ngjashmëri më të mëdha gjenetike nga gjitha shtazët tjera, por pasi është fjala për shtazë të cilave po u kanoset zhdukja, janë nën mbrojtje të ligjit. Megjithatë, grupi shkencor britanik – Imutran u jep përparësi organeve të derrit dhe, ja për çfarë arsye :

1. Rreziku i bartjes së sëmundjes pas përarënditjes (shartimit) të një organi të derrit tek njeriu është shumë i vogël, sesa nga organet e ndonjë shtaze tjetër, pasi njeriu dhe derri i butë me shekuj bashkëjetojnë.

2. Derrat shtohen më shpesh dhe në numër shumë më të madh se pavianet dhe kështu i plotësojnë në masë më të madhe nevojat e njeriut.

3. Insulina dhe valvula e zemrës së derri është përdorur me sukses që disa vite në mjekësi pë qëllime humane etj.

Shkencëtarët e Imutranit u detyruan që tek embrioni i derrit të bëjnë një ndryshim gjenetik. Në gusht të vitit 1992, një derr femër, i cili nuk kishte lindur ende, i nënshtrohet një trajtimi intensiv hormonal, që të mund të prodhoj mundësisht sa më shumë vezë. Pas ndërzimit me një derr mashkull, dosës (femër e derrit) i injektohen gjenet e njeriut. Ky rezultat u quajt Astrid.
Nga Astridi lindin tri gjenerate të derrave me ndryshime gjenetike. Në vitin 1995 grupi Imutran i merr 10 zemra të këtyre derrave dhe i përarëndit në trupin e 10 pavianëve për të parë efektin e funksionimit së tyre. Gjithashtu u transplantuan edhe 10 zemra të derrave normal tek 10 pavianë të tjerë. Zemrat e derrave të transplantuara te pavianët e grupit të parë, që kishin pësuar ndryshim gjenetik, kishin funksionuar nga disa ditë, bile dy prej tyre edhe nga 60 ditë. Ndërsa zemrat e grupit të dytë, që ishin transplantuar nga derrat normal, kishin mundur të fumksionojnë mesatarisht, vetëm 55 minuta.

Problemi kryesor, për të cilin shkencëtarët kanë frikë dhe e marrin si shumë serioz, është infektimi, që mund të jetë vdekjeprurës, i bartur nga ndonjë virus i pazbuluar në organin e shtazës „dhuruese“. Ky virus, jo vetëm që e infekton pacientin dhe shkakton një sëmundje të re, por, në kushtet e sotme, mund të përhapet edhe në rreth më të gjerë dhe kështu mund të bëhet rrezik serioz për mbarë shoqërinë, siç e kemi rastin me sëmundjen e AIDS-it, ebolës etj.

Megjithatë, ky grup shkencëtarësh shpreson se në një të ardhme jo të largët, me një manipulim të këtillë gjenetikë, do të arrijë sukses në këtë drejtim dhe kështu do të mundësoj me sukses edhe përarenditjën, jo vetëm të zemrave të derrit tek njeriu, por edhe të organeve të tjera që janë shumë të kërkuara dhe shumë të nevojshme për një numër të madh pacientësh në mbarë botën.




ZEMRA DHE SHPIRTI
Te një transplantim që u bë në vitin 1988, erdhi deri te një rast shumë interesant. Një javë pas transplantimit të zemrës dhe mushkërive që ju bë Claire Sylvias, papritmas e kaplon një ndjenjë e fortë për birra të ftohta dhe për pula të pjekura. Filloi ta parapëlqej ngjyrën e gjelbër dhe ëndërronte gjithnjë për një njeri me inicialet T dhe L.

E bindur se kjo ka të bëjë me organet e transplantuara, ajo bëri hetime të suksesshme në kërkimin e njeriut, organet e të cilit ajo i bartte. Prindërit e Tim Lamirande, i cili kishte pësuar në një fatkeqësi motoristike, i pohuan të gjitha ndjenjat dhe pasionet që e kishin kapluar Sylvin, se i kishte pasur i biri i tyre kur ishte gjallë.
donbeco
donbeco
Admin
Admin

Numri i postimeve : 588
Age : 30
Location : alone in my world
Registration date : 14/03/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi