Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Fizika !!!

Shko poshtë

Fizika !!! Empty Fizika !!!

Mesazh nga floroS Sun Mar 22, 2009 2:08 am

Fizika (greq. φυσική, fizis = natyrë) është dega e shkencës e cila merret me zbulimin dhe veçorizimin e ligjeve gjithësinore që sundojnë lëndën, energjinë, hapësirën, dhe kohën, si dhe sjelljen dhe ndërveprimet mes tyre. Fizika është shkenca nëpërmjet së cilës njerëzit përpiqen të shpjegojnë dukuritë natyrore. Fizika përshkruhet si "shkencë themelore" sepse fusha të tjera si kimia dhe biologjia hulumtojnë sisteme, veçoritë e të cilave varen nga ligjet e fizikës.

Fizika është e lidhur ngushtë me të gjitha shkencat e tjera natyrore, veçanërisht me kiminë, e cila nga ana e saj me kalimin e kohës ka marrë shumë koncepte nga fizika, mbi të gjitha në fushat e termodinamikës, elektromagnetizmit, dhe mekanikës kuantike.
Zhvillimet në fizikë janë të lidhura ngushte edhe me sektorin
teknologjik, si dhe kanë infleunca shumë të thella në shkencat e tjera
, përfshirë matematikën dhe filozofinë. Për shembull, zhvillimi i
teorisë së elektromagnetizmit coi në krijimin e pajisjeve të shumta
elektrike (televizori, kompjuterat, pajisjet shtepiake.); zhillimet në
termodinamikë cuan në zhvillimin e mjeteve të motorizuara për
transportin; dhe zhvillimet në mekanikë motivuan dhe ndihmuan në
zhvillimin e analizës matematikës , kimisë kuantike , dhe perdorimit të
pajisjeve eksperimentale si mikroskopi elektronik në mikrobiologji.
"Epoka e Atomit" përbën gjithashtu një koncept të rëndësishem në
analizën filozofike dhe historike.
Fizika ndahet në dy disiplina: në fizikë teorike dhe fizikë eksperimentale.
Fizika teorike merret kryesisht me formalizimn teorik te dukurive i
cili bazohet ne koncepte matematike, ndërsa fizika eksperimentale
merret me rikrijimin dhe matjen e dukurive të njohura natyrore .
Megjithë kerkimet e shumta akoma kane ngelur disa probleme të pazgjidhura në fizikë si dhe fusha të shumta kerkimi të cilat nuk janë eksploruar plotësisht.
floroS
floroS
WebMaster
WebMaster

Numri i postimeve : 1981
Age : 30
Location : Milkyway
Registration date : 12/03/2009

http://htttp://youtube.com/floros93

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi