Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Jeni te sigurt qe nuk doni ta perdorni Ubuntu?

Shko poshtë

22032009

Mesazh 

Jeni te sigurt qe nuk doni ta perdorni Ubuntu? Empty Jeni te sigurt qe nuk doni ta perdorni Ubuntu?




Nese e perdorni kompjuterin tuaj personal per te hyre ne internet ateher mesiguri keni hasur probleme me virusa, trojana dhe infektime te tjera ne sitemin tuaj. Perdormi i programeve antiviruse eshte e domosdoshem neqoftese nuk ju konvenon qe ta formatonin kompjuterin cdo muaj. Por edhe me antivirusin me te mire perseri ka shansa te medhaja qe tju infektohet sistemi. Shumica do i ignorojn lajmrimet e para qe i paraqiten ne kompjuter qe informojn se ai eshte infektuar, deri ne ate dite kur kompjuteri do tju punoj aq ngadal saqe nuk do mund me te vazhdoni dhe do tentoni ta formatoni tere harddiskun. Por formatimi i kompjuterit nuk eshte nje gje qe duhet bere regullisht, mos permendim tash qe shumica edhe nuk i ruajn CD-jat e drajverave te nevojshem dhe ku mbet levizja e gjith informatave qe ju nevoiten. Njeheresh vet sistemi operativ qe do ta installoni (windows xp, ose vista) kushton me qindra dollar per ta bler, por hajd do te thuajm qe e posedoni ate CD dhe nuk ka nevoj qe ta bleni, mos harojm qe nese nuk keni “hardware” aq te mire nuk mundeni qe ta installoni sistemin me te ri Vista, meqe ajo kerkon konfiguracion teper te lart dhe perseri has probleme. Edhe nese i tejkaloni gjith keta probleme perseri dot ju paraqitet i njejti problem pas disa mujeve.

Ndonjeher mendoj pse ka nevoj ta humbin gjith kete kohe vetem duke e mirmbajtur sistemin, dhe a ka ndonje alternativ. Spari dua ta cek nje sistem operativ i cili i shmanget ketyre probleme, sistemi operativ OS X nga kompania Apple. OS X eshte Unix based qe do te thote se kurr sdo hasni probleme me virusa e trojana, sdyti nuk mund te kesh probleme me drajverat ngaqe vet Apple-i eshte prodhues i harware-it dhe drajverat vecse i ke mbrenda ne sistem. Dhe duhet permendur dizajni ose pamja e kompjuterave Apple eshte e perkryer nga te tjeret, por hasim nje problem, cmimi. Kompjuteret qe ofrohen nga Apple kane cmim pothuajse te dyfisht nga ata me performancat te njejta nga prodhuesve te tjere. Kshuqe mbet vec nje alternativ, linux, vecanarisht platformi i linux-it Ubuntu.

Ubuntu eshte nje platform ose verzion te linux-it dhe nje nder me te njohtur e te sukseshem. Ubuntu njihet si nje sistem qe eshte lehte per ta perdor edhe nga nje shfrytezues i thjeshte. Por ngaqe eshte linux posedon edhe fuqin e ti te pakufizushem te “open source”-it. Ubuntu njihet pak ne vendin tone pershkak qe shumica hezitojn ta perdorin sepse mendojn qe eshte vetem per “ata te informatikes”. Sistemi jo qe eshte shum i lehte por edhe i shmang te gjitha problemeve qe hasim ne sistemet tjera. Avantazhet e saj jane qe nuk mund te infektohet nga virusa e trojane, shumicen e drajverave i ke te pre-installuar ne sistem, nuk kerkon te kesh nje konfiguracion aq te shpejte hardware-ik dhe fakti qe eshte me ironik eshte qe eshte 100% falas. Ubuntun mund ta shkarkoni nga faqja e saj ne internet. Jepni nje shans kesaj sistemit dhe ju garantoj qe kur sdo e shihni Windowsin tuaj si me pare.
donbeco
donbeco
Admin
Admin

Numri i postimeve : 588
Age : 30
Location : alone in my world
Registration date : 14/03/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Share this post on: reddit
- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi