Si dhe pse të përcillet temperatura e procesorit
:: Recycle Bin :: Recycle Bin
Faqja 1 e 1
Si dhe pse të përcillet temperatura e procesorit
Procesorët qendror të kompjuterëve tonë tashmë disa vite kanë nevojë për ftohje
shtesë. Ftohja në disa kushte mund të dështojë, prandaj është e
rëndësishme që të përcillet se çfarë po ndodh me procesorin.Sistemet e
ftohjes me ajër nënkuptojnë pjesët të cilatrrotullohen, respektivisht
ventilatorët. Pjesët lëvizëse janë më tëprira ndaj prishjeve për
dallim nga ato statike, prandaj komponent kritik i sistemit të ftohjes
është pikërisht ventilatori. Mundësinë e prishjes e rrit edhe pluhuri,
e atë e tërheq pikërisht funksionimi i sistemit të ftohjes. Prishja e sistemit
të ftohjes mund të sjellë deri
tek vështirësitë në funksionimin apo deri tek djegia e tërësishme e
procesorit.Prandaj është shumë me rëndësi të monitorohet
gjendja e sistemit të ftohjes. Kjo nënkupton inspektimin vizual të
ventilatorit, me fjalë tjera të kontrollohet nëse rrotullohet apo jo,
por edhe matjen e temperaturës së procesorit. Nëse fillon të ndodh
diçka e paparashikuar, temperatura do të ngrihet dhe kështu do t’i jep
përdoruesit të kuptojë se diçka nuk është në rregull dhe t’i jep kohë
të mjaftueshme për ta fikur kompjuterin, para se të ndodhin prishje
serioze. Në raste të paparashikuara mund të kategorizohen mbyllja e
sistemit të ftohjes me pluhur, prishje në ventilator apo lëvizje e vet
ventilatorit për shkak të dridhjeve të tërë kompjuterit.
:: Recycle Bin :: Recycle Bin
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi