Arjan Konomi: Do të ftoja për darkë Republikën
18042009
Arjan Konomi: Do të ftoja për darkë Republikën
Arjan Konomi, analisti i shout "Big Brother", në një intervistë
për gazetën "Shekulli" ka deklaruar se anëtarja e larguar tashmë nga
edicioni i dytë i spektaklit, Republika, i ka lënë përshtypje më shumë
nga të gjithë anëtarët dhe është pikërisht atë do ta zgjidhte për të
dalë në darkë.Konomi është përzgjedhur nga organizatorët
për të qëndruar në kolltukun e bardhë, në rolin e analistit. Ai
mundohet që te çdo banor të evidentojë më tepër anët pozitive. Analizon
probleme apo të meta, po përsëri mundohet që në mënyrë të butë t’i
nxjerrë ato në pah.
I pyetur se cilin nga banorët do ta ftonte për darkë, drejtori i
revistës “Shqip”, Arjan Konomi, është përgjigjur: “Do t'i ftoja të
gjithë dhe besoj se do ta bëj në përfundim të sezonit. Por, nëse duhej
të zgjidhja vetëm një, do ta ftoja Republikën. Më ka lënë shumë mbresa
personaliteti i saj, sinqeriteti dhe mënyra për të qenë e
drejtpërdrejtë”.
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi