Kujdes nga alergjia!
Faqja 1 e 1
Kujdes nga alergjia!
Ekspertët dhe shkencëtarët janë duke u shqetësuar për rritjen e madhe të numrit të personave alergjikë në mbarë botën.
Edhe pse pranvera gjithmonë ka qenë koha kur të gjithë kanë folur për alergjinë, ekspertët pohojnë se alergjia është problem i cili e ndjek personin gjatë gjithë vitit dhe se numri i personave alergjikë është vazhdimisht në rritje.
Të dhënat nga pesë spitalet më të mëdha britanike kanë treguar se përqindja e njerëzve të cilët vuajnë nga alergjia për një kohë shumë të shkurtër, nga 15% është ngritur në 40%.
Po ashtu, ekziston një numër i madh pacientësh të cilët janë alergjikë në shumë gjëra përnjëherë, dhe simptomat e këtyre alergjive janë shumë më serioze.
Fajtor për shtimin e numrit të personave alergjikë, shkencëtarët britanikë e konsiderojnë ndryshimin e klimës, në fakt ngrohjen globale, me ç’rast alergjenët (më të shpeshtë: poleni dhe sporet) piqen shumë më herët dhe qëndrojnë shumë më gjatë në ajër. Po ashtu duhet përmendur edhe ndryshimi i shprehive ushqyese, përparimi i teknologjisë dhe ofrimi i vazhdueshëm i materialeve të reja.
Gjithashtu po shtohet numri i alergjikëve në pemë dhe perime, sidomos fëmijët, të cilët janë alergjikë edhe në bimë, tokë, kafshë shtëpiake dhe ushqime të shumta.
mendy- Moderator
- Numri i postimeve : 1062
Registration date : 19/03/2009
Similar topics
» Alergjia në pemë dhe perime gjithnjë e më e shprehur
» Kujdes nga diabeti!
» Kujdes nga buzekuqet dhe parfumet
» Kaka: Kujdes Italine ne boteror
» Kaka: Kujdes Italine ne boteror
» Kujdes nga diabeti!
» Kujdes nga buzekuqet dhe parfumet
» Kaka: Kujdes Italine ne boteror
» Kaka: Kujdes Italine ne boteror
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi