Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kujdes nga buzekuqet dhe parfumet

Shko poshtë

18042009

Mesazh 

Kujdes nga buzekuqet dhe parfumet Empty Kujdes nga buzekuqet dhe parfumet




Prej dekadash, shtëpitë prodhuese të kozmetikës, nga locioni pas rrojës, te shkëlqyesi i buzëve, testojnë sigurinë e produkteve të hedhura në treg dhe deri tani qeveria ka pasur një rol të vogël mbi gjithë këtë. Me kalimin e kohës kanë dalë në pah disa probleme sanitare apo sigurie që lidhen me përdorimin e shumë produkteve të tualetit dhe kozmetikës në shitje.

Por, ndërkohë, është shfaqur vëmendja kundrejt përbërësve kimikë të produkteve, të cilët përdoren çdo ditë nga konsumatori. Bashkimi Evropian dhe Kalifornia kanë qenë pararendës në vendosjen e normave të reja për kontrollin e përbërësve të parfumeve, kremrave, shkëlqyesve për thonjtë dhe llakun e flokëve që ndodhen sot në treg.

Ligjet kaliforniane mbi sigurinë e produkteve kozmetike u kanë dhënë si detyrë shtëpive prodhuese që t‘u komunikojnë autoriteteve sanitare të shteteve nëse një produkt përmban një substancë kimike, e cila hyn në listat qeveritare të agjentëve të mundshëm kancerogjenë, ose substanca shumë të rrezikshme për sistemin riprodhues.

Industria kozmetike është vënë në lëvizje për të rritur nivelin e kontrollit të brendshëm. Nuk janë zhvilluar studime klinike të rrepta në shkallë të lartë, të cilat tregojnë se produktet kozmetike janë shkaku kryesor i patologjive të rënda te njerëzit. Mirëpo, disa raste klinike, të cilat janë publikuar në disa revista mjekësore të kohës, tregojnë se disa substanca të përdorura në kozmetikë mund të influencojnë mbi funksionet hormonale të njeriut.

Interesi i kërkuesve përqendrohet mbi një grup substancash kimike të emërtuara fatale, ku disa prej tyre kanë pasur efekt mbi sistemin riprodhues të kafshëve të laboratorit dhe mund të jenë thithëse dhe përjashtuese nga trupi i njeriut. Bëhet fjalë këtu për substanca të përdorura në disa shkëlqyes për thonjtë, parfume, përgatitje mjekësore dhe tenda dushi.

Kështu, industria kozmetike po bën të pamundurën për t‘i eliminuar sa më shumë këta përbërës të dëmshëm nga produktet e përdorshme. Disa shtëpi aktualisht i kanë eliminuar vullnetarisht nga shkëlqyesit për thonjtë “dibutilphtalate”, që Kalifornia e konsideron si krim për sistemin riprodhues.

Përfaqësuesit e industrisë kozmetike pohojnë se duhet të mbështeten te një rregull më efikas dhe jo në një supervizion shtetëror. Në këtë kontekst, një asocim i sektorit “Cosmetic, Toyletry and Fragrance Asocciation”, ka filluar t‘u sugjerojë kompanive mbështetjen vullnetare nga një program i posaçëm.

Një doktoreshë specialiste, e cila është përgjegjëse për projektet e kërkimit në Qendrën Kombëtare të Shëndetit Ambiental të Qendrave të Kontrollit dhe Parandalimit të Sëmundjeve, në Atalantë, thotë se thithja dhe largimi i substancave kimike nga ana e trupit nuk tregon medoemos lidhjen e tyre me shëndetin e njerëzve.

Gjithçka që mund të thuhet për momentin është se qeniet njerëzore janë të ekspozuara ndaj këtyre substancave, por prezenca e një substance kimike në trup nuk është medoemos një efekt negativ. Është e nevojshme që të kryhen këto studime për të kuptuar se vërtet këta komponentë kimikë janë të rrezikshëm për trupin e njeriut. Ndaj, për të evituar këtë rrezikshmëri, kozmetika po përdor gjithnjë e më shumë produkte dhe ekstrakte prej bimësh mjekësore. Për shembull, shumë vende evropiane përdorin bimë mjekësore si: bliri, kamomili, trëndafili i egër, hithra etj., sepse ato nuk janë të shtrenjta dhe kanë cilësi si në përpunimin e tyre, ashtu edhe në përdorimin e ekstrakteve. Mes bimëve më efikase janë: aloe vera, e njohur si ruajtësja e bukurisë femërore, si dhe kamomili, i cili qetëson lëkurën, e bën më të butë, parandalon proceset e infektimit, forcon barrierën mbrojtëse të lëkurës etj. Edhe kremrat, të cilët përmbajnë ekstrakte mjalti, janë kurues dhe vitaminizues për lëkurën.

Në disa nga produktet kozmetike me përbërje bimore ka kombinacione të posaçme bimësh mjekësore, kështu që formohet një përzierje që forcon ndikimin e tyre. Në krahasim me produktet kozmetike jobimore që ofrohen në treg, ato bimoret janë dhjetëra herë më të pasura me komponentë aktivë.

Një rol të rëndësishëm kanë edhe bimët e egra, të cilat mblidhen në rajone të pastra, sepse përmbajnë shumë lëndë aktive, vitamina, enzime, mikroelemente.
donbeco
donbeco
Admin
Admin

Numri i postimeve : 588
Age : 31
Location : alone in my world
Registration date : 14/03/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Share this post on: reddit
- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi