Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kosova organizon Evropianin e futbollit… per robote

 :: News.... :: Sport

Shko poshtë

22042009

Mesazh 

Kosova organizon Evropianin e futbollit… per robote Empty Kosova organizon Evropianin e futbollit… per robote




Per here te pare ne histori, Kosova do te prese nje Kampionat Evropian ne futboll. Nuk behet fjale per aktivitetin e sportit me popullor ne bote, por nje kampionat ku lojtaret jane robote.

Evenimenti fillon me 10 qershor ne Prishtine dhe eshte parashikuar te zgjase tri dite. Turneu i veçante do te organizohet nga Universiteti per Biznes dhe Teknologji (UBT) dhe “sfidat” jane parashikuar te luhen ne ambientet e ketij institucioni.

Kosova do te perfaqesohet nga ekipi i ketij universiteti, Kosova-UBT, ndersa aty pritet te marrin pjese edhe skuadra nga vende te ndryshme te kontinentit. Edmond Hajrizi, drejtuesi i skuadres kosovare, eshte shprehur mjaft i kenaqur, pasi ata behen ballkanasit e pare qe organizojne Evropianin e roboteve ne futboll.

“Federata Evropiane e Futbollit per Robote (FIRA) ia besoi UBT-se organizimin e kampionatit te ketij viti. Aktiviteti ka peshen e tij, pasi Kosova eshte shteti i pare ne rajon qe organizon kete turne. Ky eshte edhe nje tregues i nivelit te larte te zhvillimit te arsimit te larte ne vendin tone”, u shpreh ai.

Hajrizi zbuloi se realizimi i ketij kampionati, do t’i kushtoje UBT-se rreth 20 mije euro. Nderkohe, kreu i FIRA-s, Peter Kopaçek, beri te ditur se pese skuadra kane konfirmuar pjesemarrjen: perveç organizatoreve nga Kosova jane edhe dy skuadra nga Austria, nje nga Gjermania dhe nje nga Zvicra. Ne javet ne vazhdim priten pergjigjet e nje ekipi nga Holanda, nje nga Sllovenia dhe nje nga Sllovakia.

Ky lloj sporti luhet duke perdorur robote te programuar (gjysme-inteligjente), qe veprojne se bashku ne fushe. Sipas rregullave, robotet nuk duhet te jene me te medhenj se 7.5 cm dhe te kene shpejtesi me te madhe sesa 12 km/h. Çdo ekip ka 12 lojtare, nga te cilet 11 luajne, ndersa njeri qendron rezerve. Ndeshja perbehet nga dy pjese me nga pese minuta secila.
amir
amir
Super Moderator
Super Moderator

Numri i postimeve : 1013
Age : 31
Location : DBD
Registration date : 14/03/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Share this post on: reddit

Kosova organizon Evropianin e futbollit… per robote :: Komentet

avatar

Mesazh Thu Apr 23, 2009 4:30 pm nga visar

kosova do ta organizoje ka shekulli 22

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 :: News.... :: Sport

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi