Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Edhe Chelsea ruan hapin

 :: News.... :: Sport

Shko poshtë

26042009

Mesazh 

Edhe Chelsea ruan hapin Empty Edhe Chelsea ruan hapin




Një gol i shënuar nga Salomon Kalou në pjesën e dytë të ndeshjes, i ka ndihmuar Chelseat të shënojë një fitore të vështirë në udhëtim tek West Ham United, të cilët patën një penalti të humbur.

Edhe pse Chelsea pati posedimin më të madh të topit, rastet më të mira në ndeshje i kishte West Ham.

Frank Lampard ka bërë një paraqitje të shkëlqyeshme, për të plotësuar performancën pa gjallëri të pjesës tjetër të ekipit të Chelseat. Anglezi asistoi në golin e vetëm të ndeshjes, të cilin e shënoi sulmuesi Salomon Kalou në minutën e dhjetë të pjesë së dytë (55’).

Për tre pikët e Chelseat meritor ishte edhe portieri aq i kritikuar së fundit Petr Cech. Çeku mbrojti një pe nalti të gjuajtur nga Mark Noble në minutën e 71-të të ndeshjes, pasi autori i golit të vetëm, Kalou, tërhoqi lojtarin kundërshtar Herita Ilunga pa nevojë në zonën e rreptësisë, për t’u dhuruar vendasve një gjuajtje nga pika e bardhë.

Derisa Chelsea ruan atë fije shprese që ka mbetur për të fituar titullin e këtij sezoni, duke qëndruar në pozitën e tretë me tre pikë prapa dy liderëve, Manchesterit dhe Liverpoolit, ekipi i trajnerit Gianfranco Zola zbret në pozitën e shtatë të tabelës, duke ia lëshuar vendin e gjashtë Fulhamit, që sot shënoi fitore minimale ndaj Stoke Cityt.
amir
amir
Super Moderator
Super Moderator

Numri i postimeve : 1013
Age : 31
Location : DBD
Registration date : 14/03/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Share this post on: reddit
- Similar topics

 :: News.... :: Sport

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi