Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Tumori i gjirit, 12 mijë ekzaminime në vit

Shko poshtë

Tumori i gjirit, 12 mijë ekzaminime në vit Empty Tumori i gjirit, 12 mijë ekzaminime në vit

Mesazh nga donbeco Thu Apr 30, 2009 3:11 pm

Përgjatë një viti, në katër qytete kryesore të vendit, janë ekzaminuar 12 mijë gra vetëm për tumorin e gjirit. "Në një vit janë kryer mbi 12 mijë ekzaminime mamografike, ku 310 gra kanë marrë përgjigje për praninë e sëmundjes së tumorit të gjirit", tha dje drejtori i përgjithshëm në Ministrinë e Shëndetësisë. Spahia ka sqaruar se me këto shifra, vendi ynë është në nivelet ndërkombëtare, rreth 2.6 për qind. Çdo grua, sidomos nga mosha 30-60 vjeç, duhet të bëjë mamografi, një ekzaminim i lehtë për t‘u kryer, jo invaziv, i shpejtë dhe që të jep mundësinë të kapësh në kohën e duhur tumorin e gjirit. Mamografia aktualisht kryhet falas, në kuadër të projektit të bashkëpunimit italo-shqiptar, ndërkohë që MSH po punon për gjetjen e zgjidhjeve më të mira për kryerjen e këtyre ekzaminimeve me përfundimin e projektit. Shërbimi i mamografisë ofrohet falas në katër qendra në Tiranë, Durrës, Vlorë dhe Shkodër, si dhe nga kabineti i mamografisë në shërbimin e imazherisë në qendrën spitalore universitare "Nënë Tereza", në Tiranë dhe në konsultorin e gruas të maternitetit "Mbretëresha Geraldinë". Në Shqipëri, kanceri i gjirit është tumori që haset me shpesh te femrat. Ai përbën 25.6 për qind të tumoreve malinje që prekin femrat sot dhe zë vendin e parë në shkaqet e vdekjeve te to. Në vendin tonë, prej kancerit të gjirit preken çdo vit rreth 350-400 gra. Shifrat raportohen nga Ministria e Shëndetësisë. Nga kanceri i gjirit mund të preket çdo grua, por në ditët tona mund të kurohet në pjesën më të madhe të rasteve, mjafton të diagnostikohet në kohë.


Mamografia shpëton gati 1400 jetë femrash, të cilat vdesin çdo vit nga kanceri i gjirit. Megjithëse jo të gjitha tumoret që kapen nga mamografia janë të kurueshme, më tepër se 95% e grave janë në jetë dhe për fat të mirë edhe për shumë vjet mbas kapjes dhe mjekimit të kancerit.
donbeco
donbeco
Admin
Admin

Numri i postimeve : 588
Age : 30
Location : alone in my world
Registration date : 14/03/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi