Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kuriozitete nga Shkenca dhe Jeta (C)

Faqja 8 e 9 Previous  1, 2, 3, 4, 5, 6, 7, 8, 9  Next

Shko poshtë

03052009

Mesazh 

Kuriozitete nga Shkenca dhe Jeta (C) - Faqe 8 Empty Kuriozitete nga Shkenca dhe Jeta (C)




Ketu mund te lexoni kuriozitete te ndryshme :


1 Sikur uji i deteve te kthehej ne kripe
Sikur nga te gjithe ujerat e deteve dhe oqeaneve te nxirrej kripa,me te do te mbulohej gjithe siperfaqja e tokes sone me nje shtrese prej rreth 130 metrash.
--------------------------------------------------------------------------------
2 2 Prejardhja e emrit "tenis"
Fjala tenis eshte shkruar ne anglisht dhe anglezet e kane marre nga frengjishtja.Kur fillonte loja dhe njeri gjuante me rrakete para se topi te hidhej i thoshte kundershtarit:"tenez" qe do te thote:"mbaje".Anglezet i dhane fjales formen qe ka sot.
--------------------------------------------------------------------------------
3 3 Lotet e krokodilit
Prej kohesh njerezit kishin vene re se krokodilet,pasi hanin gjahun e kapur ne ujin e detit fillonin e lotonin.Kjo dukuri te linte pershtypjen se kjo kafshe qante prene e ngrene.Prandaj dhe lindi shprehja "lotet e krokodilit" qe personifikon hipokrizine e njerezve te ligj. E verteta eshte se krokodilit nuk i vjen keq per kafshen e ngrene,por eshte gjendra e kripes ajo qe prodhon lotet. Dhe pikerisht pasi krokodili ka kollofitur kafshen se bashku me ujin e kripur,fillon veprimin e saj gjendra e kripes qe ndalon sasine e tepert te kripes,e cila del jashte ne formen e pikave te loteve.
--------------------------------------------------------------------------------
4 4 Popullsia e botes deri sot
Mendohet se qe nga krijimi i shoqerise njerezore ne bote kane jetuar mbi 80 miliard njerez.
--------------------------------------------------------------------------------
5 5 Pse Deti i Zi quhet keshtu?
Perqindja e vogel e kripezimit prej 1.9 perqind i jep Detit te Zi nje ngjyre te erret karakteristike.

6 6 Gjuhet e botes
Ne shoqerine e sotme njerezore fliten 2796 gjuhe te ndryshme.Ato ndahen ne 11 grupe kryesore dhe 50 grupe "gjuhesh te vogla".Njerezit qe flasin keto gjuhe perdorin rreth 8000 dialekte.
--------------------------------------------------------------------------------
7 7 Kanguru
Kur u duken per here te pare ne Australi,europianet vune re nje kafshe te cuditshme:ajo ecte me kembet e prapsme ndersa ne bark kishte nje si qese nga nxirrnin koken te vegjlit.-C'eshte kjo?- i pyesnin ata indigjentet.
-Kan-gu-ru - pergjigjeshin ata.Qe nga ajo kohe kafsha e cuditshme u quajt kanguru.Kur me vone studjuan gjuhen vendase,evropianet mesuan se "kanguru" do te "nuk kuptoj".
--------------------------------------------------------------------------------
8 8 "Insekti i zbutur"
Bleta eshte i vetmi insekt i zbutur nga njeriu.
--------------------------------------------------------------------------------
9 9 Elefanti frikacak
Elefantet i tremben lepujve dhe qenve qofshin keta edhe te vegjel.
--------------------------------------------------------------------------------
10 10 Sa kushton 1 kg mjalte?
Per te prodhuar nje kilogram mjalte,nje blete i duhet te thithe nektarin e 12 milion luleve dhe per kete te pershkoje nje rruge me gjatesi rreth 300.000 kilometra.
--------------------------------------------------------------------------------
11 11 Numri i gjallesave ne det
Ne cdo liter uje te siperfaqes se detit ka mesatarisht rreth 10.000 gjallesa,ne 100 metra ka 3.000 dhe ne 5.000 metra ka mesatarisht 15 gjallesa.
--------------------------------------------------------------------------------
12 12 Thellesia me e madhe e deteve dhe oqeaneve
Thellesia me e madhe e deteve dhe oqeaneve ndodhet ne pjesen perendimore te Oqeanit Perendimor dhe arrin ne 11030 metra.
--------------------------------------------------------------------------------
13 13 Floket dhe njeriu
Zakonisht nje njeri ka ne koke rreth 100.000 qime floku.Tek flokekuqte kjo shifer arrin ne 90.000,te bjondet ne 140.000 dhe tek brunet dicka ne mes te ketyre dy shifrave.Mesatarisht,cdo dite bien nga 50 deri ne 100 fije floku.
--------------------------------------------------------------------------------
14 14 Njerezit me te gjate e me te shkurter
Njeriu me shtatin me te larte ka qene austriaku Frederik Vinkelmeir,qe ka jetuar ne shek.VII.Ai ishte 2.78 m i gjate.Gruaja me e gjate e te gjitha kohrave ka qene gjermania Mariane Wehler me gjatesi 2.55 m.Njeriu me i shkurter ka qene Xhin Vorenburgu me gjatesi 45 cm dhe konkurrentja e tij Halami Aqube Ton Sinai me gjatesi vetem 38 cm.
--------------------------------------------------------------------------------
15 15 Shpikesi i telefonit
Uaston,hajde ketu,me duhesh.---Fjala e pare e transmetuar nepermjet telefonit nga shpikesi i tij,Aleksander Graham Bell qe therriste ndihmesin e tij,Uaston.Ai mori patenten e telefonit me numer 174465 ne vitin 1876.
--------------------------------------------------------------------------------
16 16 Kuriozitete demografike
Cdo dite ne bote lindin 250.000 njerez.Ne cdo 100 vajza te sapolindura korrespondojne 105 djem te sapolindur.Brenda 50 viteve te ardhshem popullsia e botes do te dyfishohet.
--------------------------------------------------------------------------------
17 Shpenzimet ushtarake
Ne vitin 1979 u harxhuan per qellime ushtarake 450 miliard $,ne 1985 850 miliard $ dhe sot kalojne shifren prej 1.000.000.000.000 $.
--------------------------------------------------------------------------------
17 18 Pabarazite sociale
Ne vitin 1960 1/5 me e pasur e botes kishte te ardhura mbi 20 here me te medha sesa 1/5 me e varfer dhe ne vitin 1960 kjo diference u trefishua.
47 vendet me te pazhvilluara te Afrikes e Azise (qe banohen nga 3 miliard njerez) kane te ardhuara vjetore 500 $ kurse vende te Evropes Veriore kane 20.000 $.

--------------------------------------------------------------------------------
69 Fëmijë të një nëne
Feodor Vasilijev nga Shuya (Rusi), nga gjithsejt 27 lindje gjatë viteve 1725-1765 lindi 16 bineqë, 7 treneqë, dhe 4 katërneqë. Vetëm dy fëmijë prej tyre vdiqën si foshnjë.
--------------------------------------------------------------------------------
James Gill, i biri i Brenda dhe James Gill, lindi 128 ditë para kohës së paraparë. Në lindjen e tij më 20 Maj 1987 në Ottawa, Ontario (Kanadë) peshonte 624 gr.
--------------------------------------------------------------------------------
Nëna më e vjetër
Rosanna Dalla Corta nga Viterbo (Itali) sipas të dhënave në korrik të vitit 1994 në moshën 63 vjeçare lindi një djalë.
--------------------------------------------------------------------------------
Operacioni më i gjatë
Një operacion i cili u zhvillua në vitin 1951 në Chicago, Illinois (USA), gjatë të cilit pacientes Gertrude Levandowski iu mënjanua një cistë nga njëra vezore e saj, zgjati prej 4-8 Shkurt d.m.th. 96 orë. Gjatë operacionit pesha e pacientes zbriti nga 280 në 140 kg.
--------------------------------------------------------------------------------
Portier apo sulmues
Portieri Jose Luis Chilavert shenoi 49 gola gjatë ndeshjeve në klubin e tij dhe ekipit kombëtar ndërmjet Korrikut 1992 dhe Marsit 2000.
--------------------------------------------------------------------------------
Substanca më e ëmbël
Thaumatin, një protein, i cili fitohet nga mbështjellësi i farës së një bime të quajtur Thaumatoccocus danielli është 61.500 herë më e ëmbël se sheqeri i zakonshëm. Kjo bimë rritet në disa vende të Afrikës perendimore.
--------------------------------------------------------------------------------
Tranzistori më i vogël
Firma Lucent Technologies në Murray Hill, New Jersey (USA), urdhëroi më 15 Nëntor 1999 zhvillimin e një tranzistori me një gjatësi prej vetëm 50 Nanometrash, d.m.th. 1/2000 pjesë e trashësisë së flokut të njeriut. Kjo pjesë quhet edhe "tranzistori vertikal" pasi që të gjitha pjesët e saj janë të rradhitura në një pllakëz silikoni dhe rryma rrjedh në drejtim vertical
--------------------------------------------------------------------------------
Mjekra më e gjatë
Me rastin e vdekjes së Hans Langseth në vitin 1927 në Kensett (USA) mjekra e tij kishte një gjatësi rekorde prej 5,33 m.
--------------------------------------------------------------------------------
Pop-grupi i njohur suedez ABBA i formuar më 1972 në Stokholm debitoi në vitin 1970 nën emrin Festfolk në një Restaurant në Göteborger. Pas dy vitesh, pra më 1972 mori emrin e ri nga inicialet e anëtarve të grupit: Agnetha Fältskog, Benny Andersson, Björn Ulvaeus dhe Anni-Frid (Frida) Lyngstad.
--------------------------------------------------------------------------------
Helikopteri më i vogël në botë ishte njëulësi Seremet WS-8 i cili u prodhua më 1976 në Danimarkë. Ai kishte një motor me 26 KW dhe peshonte pa ngarkesë 53 kg. Rotori i tij kishte një diametër prej 4,5 m.
--------------------------------------------------------------------------------
Shkencëtarët e "Oak Ridge National Laboratory" në Oak Ridge, Tennessee (USA) në Prill 1996 me ndihmën e një superpërçuesi arritën rrymën më të fortë të të gjitha kohrave : 2 milion Amper/cm². Rryma për nevoja shtëpiake ka një forcë me nën 1000 Amper/cm².
--------------------------------------------------------------------------------
Protesta më e madhe kundër luftës u mbajt më 15.11.1969 në Washington D.C. (USA) ku morën pjesë rreth 600.000 pjesmarrës të cilët protestuan kundër vazhdimit të luftës së amerikanëve në Vietnam.
--------------------------------------------------------------------------------
Arusha e bardhë mund të notoj pandërprerë deri 100 km.
--------------------------------------------------------------------------------
Rekordin botëror në qëndrim në një këmbë e theu Arulanantham Suresh Joachim nga Sri Lanka prej 22.05.1997 deri me 25.05.1997 duke qëndruar 76 orë e 40 minuta.
--------------------------------------------------------------------------------
Me 9.06.1996 Walter Arfeuille (Belgjikë) tërhoqi me dhëmbë 8 vagonë treni mbi hekurudhe, me një peshë gjithsejt 223.880 kg në largësi prej 3,2 m.
--------------------------------------------------------------------------------
Më 17.12.1998 kinezi Li Jian Hua në emisionin televiziv Guinnes World Records: Primetime ngriti me vesh peshën 50 kg (tjegulla ndërtimi të lidhura bashkë dhe të kapur në veshin e tij).
--------------------------------------------------------------------------------
Kenguri më i madh (Macropus rufus) në Australinë qendrore, -jugore dhe atë -lindore, plotësisht i drejtuar është 1,80 m i lartë, dhe gjatësia e përgjithshme (megjithë bisht) është 2,85 m. Pesha e tij rreth 90 kg.
--------------------------------------------------------------------------------
Kilauea në Hawaii (USA) është vullkani më aktiv në botë. Që nga viti 1983 është pandërprerë aktiv dhe vjell 5 m³ llavë në sekondë.
--------------------------------------------------------------------------------
Amerikanja Janice Deveree në vitin 1884 kishte mjekër me gjatësi 36 cm.
--------------------------------------------------------------------------------
Personi më i vjetër i të gjitha kohërave, me datëlindje të vërtetuar, ishte françezja Jeanne Louise Calment. Ajo u lind më 21.02.1875 dhe vdiq më 04.08.1997 në Arles të Francës në moshën 122 vjeçare.
--------------------------------------------------------------------------------
Binjakët më të rëndë në botë ishin Billy Leon dhe Benny Loyd McCrary, alias McGuire, nga Hendersonville (USA) të cilët u lindën më 7.Dhjetor 1946. Deri në moshën 6 vjeçare kishin shtat normal. Në Nëntor 1978 Billy peshonte 337 kg. ndërsa vëllau i tij Benny 328 kg. Billy vdiq në Korrik 1979.
--------------------------------------------------------------------------------
Zbuluesi i parë i phonograph-it (gramophonit të mëvonshëm) ishte amerikani Thomas Alva Edison në vitin 1877, i cili kishte planifikuar të zbuloj një inçizues diktimi për punë në zyre. Phonographi i asaj kohe kishte formë cilindri, deri në vitin 1887 kur zbuluesi gjerman Emile Berliner zbuloi pllakë-phonographin (gramophonin) i cili i zhvillua në një medium artistik.
--------------------------------------------------------------------------------
Gjurmimi më i madh i arit ndodhi në SH B A, ku më 24.01.1848 një pronar i një puntorie të drurit dhe shoku i tij, në Sacramento (sot California) zbuluan ar. Një vit më vonë e vërshuan mbi 80 000 gjurmues të arit të ashtuquajturin forty-niners në këtë regjion. Në vitin 1853 numri i tyre arri mbi 250 000.
--------------------------------------------------------------------------------
Marilyn Monroe, gjegjësisht Norma Jean Mortenson, legjendë e filimit, muzikës dhe bukurisë, e lindur më 01.06.1926, në fëmijërinë e saj ndërroi 12 familje përkujdesëse
--------------------------------------------------------------------------------
Kinezët si Antibiotik natyror më të mirë e përdorin kivi-n? (Kivi e forcon sistemin e imunitetit duke i shumuar qelizat mbrojtëse deri në dymbëdhjetë herë)
--------------------------------------------------------------------------------
Ushtari japonez Teruo Nakamuro 30 vjet mbas përfundimit të luftës (i cili u gjet në pyjet e pashkelura) nuk dinte asgjë për përfundimin e luftës.
--------------------------------------------------------------------------------
Kafepirësit mendojnë më shpejtë dhe veprojnë më logjikisht se ata që nuk e përdorin kafe-në.
--------------------------------------------------------------------------------
Nikotin-i është një helm i fortë nervor (emrimi i saktë: Beta-Pyridyl-N-Methylpyrrolidin)?
--------------------------------------------------------------------------------
Kali vrapues australian "Great Fortune" si ndihmë teknike mori një palë syza.
--------------------------------------------------------------------------------
Gangsteri Al Capone më në fund u burgos për shkak të mospagimit të tatimit?
--------------------------------------------------------------------------------
Sahara është më e madhe se Australia?
--------------------------------------------------------------------------------
Romani "Vuajtjet e të riut Werther" i Goethe-s ishte shkaktar i një serie të vetëvrasjeve?


Edituar për herë të fundit nga floroS në Mon May 04, 2009 9:56 pm, edituar 3 herë gjithsej
floroS
floroS
WebMaster
WebMaster

Numri i postimeve : 1981
Age : 30
Location : Milkyway
Registration date : 12/03/2009

http://htttp://youtube.com/floros93

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Share this post on: reddit

Kuriozitete nga Shkenca dhe Jeta (C) :: Komentet

floroS

Mesazh Tue Jun 30, 2009 11:43 pm nga floroS

10 misteret e shkencës sipas "LiveScience"

Lidhja mendje-trup

Ç‘ndikim ka mendja te trupi? Po trupi te mendja? Pikëpyetje të cilat shkenca i ka shtruar prej shekujsh, pa arritur në një shpjegim të pranueshëm. Pavarësisht progreseve gjigande, të kryera nga hyrja në skenë e neuroshkencave gjatë dy dekadave të fundit, shumë fenomene mbeten të mbuluara nga misteri edhe për mjekësinë.

Perceptimet ekstrashqisore

Janë të panumërta përpjekjet për të provuar vlefshmërinë e aftësive ekstrashqisore, që të gjitha pa kurrfarë suksesi apo rezultati pozitiv. Por në të njëjtën mënyrë ka qenë e pamundur edhe demonstrimi i falsitetit të këtyre përvojave, duke i futur kështu në sirtarin e të pazgjidhshmeve. Ka shumë të ngjarë që aftësia për të parathënë të ardhmen, apo funksionimi i "fuqive psikike" të mos arrihet të shpjegohet përmes instrumenteve që na vë në dorë shkenca, ose të paktën ato që kemi sot në dispozicion.

Prag-vdekja

Janë të panumërta dëshmitë e njerëzve që kanë shkuar shumë pranë vdekjes. Drita në fund të tunelit, fakti që këta njerëz shihnin trupin e tyre nga jashtë, ndjesia e një lloj paqeje të papërshkrueshme, janë përshkrime që hasen thuajse në të gjitha përgjigjet e atyre që i kanë përjetuar çaste të tilla. E megjithatë, askush nuk ka arritur të japë një përgjigje lidhur me këtë fenomen. As në një drejtim, e as në tjetrin.

UFO-t

Që ekzistojnë objekte fluturuese të paidentifikuara, as që vihet më në dyshim. Të shumta, të panumërta janë kontaktet vizuale përmes radarëve, për të cilat autoritetet aeronautike ushtarake e civile nuk dinë të japin përgjigje. Por duhen shumë më tepër prova që të vërtetohet se brenda këtyre mjeteve fluturuese jashtëtokësore gjenden alieno, sidomos për shkencëtarët.

Deja-vu

Ndjesi që e ke përjetuar edhe më parë një përvojë të caktuar, se e ke parë një vend ku nuk ke qenë kurrë, se ke dëgjuar prej kohësh një muzikë të re, ose, e thënë në frëngjisht "Deja-vu". Kërkimet shkencore kanë gjetur një seri justifikimesh lidhur me fenomenin, por nuk kanë arritur kurrë të japin përgjigjet për shkaqet e vërteta dhe natyrën e tij.

Fantazmat

Yje të vërteta në letërsi e në kinema, por ka të ngjarë të jetojnë edhe përtej botës së fantazisë. Sugjestion apo realitet, fakti është që dëshmitë, ashtu si edhe në rastin e UFO-ve, janë të panumërta dhe në të njëjtën mënyrë, as për fantazmat askush nuk ka marrë përsipër të gjejë një përgjigje të pranueshme.

Zhdukjet e mistershme

Në rastet për të cilat shkenca nuk është në gjendje të japë përgjigje, hyjnë edhe ato të njerëzve të zhdukur. Kur as edhe vetë segmentet shkencore të policive nuk arrijnë në përfundime të sakta, as shkenca nuk është në gjendje të ofrojë përgjigje të pranueshme.

Intuita

Shqisa e gjashtë, bindja e pashpjegueshme dhe e pavetëdijshme mbi diçka të caktuar, si të ishte një teoremë matematike, mbi të cilën nuk kemi kurrfarë dyshimi. Mes mekanizmave të shumta psikike, shkenca nuk arrin të japë përgjigje të pranueshme as mbi intuitën. Për Platonin bëhej fjalë për kujtime dijesh nga jetë përpara asaj aktuales. Por Platoni besonte në kalimin e shpirtrave nga një trup te tjetri, kështu që filozofi i madh nuk mund të renditet bashkë me shkencëtarët të cilët mbeten me gojë hapur, përpara intuitave, nga ato më të kotat, deri te ato matematiket...

Këmbëmadhi

Këmbëmadhi i Amerikës, një kafshë e ngjashme me njeriun, por me përmasa shumë më të mëdha. Nga ai, përveç dëshmive të bëra nga amerikanët e trembur, mbeten vetëm gjurmë shumë të mëdha këmbësh në dëborë. Shaka apo gjurmë këmbësh të një qenieje të ngjashme me ne? Kushëri me Jetin apo njeriun e borës në Tibet, të cilin shumë alpinistë betohen se e kanë parë në Himalajë. Bashkë me të tjerët, hyn në ato raste të cilat shkenca nuk arrin t‘i verifikojë për mungesë provash, por që për të njëjtin motiv nuk mund t‘i falsifikojë.

Fëshfërima e Taosit


Taos është një qytet i vogël në Nju-Meksiko (të shteteve të Bashkuara të Amerikës). Disa prej banorëve të tij, - rreth 2% - prej vitesh dëgjojnë një lloj fëshfërime me frekuencë të ulët që vjen nga shkretëtira që rrethon qytetin. Pasojë e presionit të ulët atmosferik për një pjesë të banorëve? Ndoshta po, por askush nuk merr përsipër ta njohë si përgjigje përfundimtare, shkenca duhet të hetojë më thellë për të arritur në një përfundim. Shërben pikërisht për këtë qëllim dhe falë metodës së saj të përpjekje-dështim dhe eksperimenteve të vazhdueshme ia ka dalë t‘u japë shpjegime shumë gjërave, të cilat kohë më parë dukeshin të pashpjegueshme.

Mbrapsht në krye Shko poshtë

floroS

Mesazh Tue Jun 30, 2009 11:43 pm nga floroS

100% Makine Elektrike, duket si Porsche, akseleron si Ferrari, konsumon vetem elektricitet

Kjo tashme nuk mund te quhet fantazi. Te gjitha makinat elektrike qe kane nje variacion prej 200-250 miljesh mund te ngarkohen duke perdorur nje ngarkues universal ne pika te caktuara ne me pak se 3.5 ore. Shpejtesia maksimale 135 mph/h. Akselerimi 0-60 ne 4 sekonda. Cmimi vetem $92.000:P

https://www.youtube.com/v/ApbVs66e1Lk

Mbrapsht në krye Shko poshtë

floroS

Mesazh Tue Jun 30, 2009 11:43 pm nga floroS

5m15
*************************************

Krijimi i sistemit te fundit motorik te raketes nga NASA mund te jete ajo qe do dergoje njeriun ne Mars.Ky sistem motorik (ndryshe njohur me emrin 5M15 ) perdor si lende djegese Metan te lengeshem dhe jo Hidrogjen te lengeshem i cili eshte perdorur deri tani per misonet ne hapesire.Metan eshte lende djegese me kosto shume me te ulet se Hidrogjeni dhe sasi me e pakte nga Hidrogjeni nevojitet per te prodhuar forcen e nevojitur per te krijuar shtytjen ne hapesire.Gjithashtu nuk i nevojitet ndonje sistem per super-ftohje ne momentin e leshimit, duke e bere te mundur qe te jete me e lehte dhe me ekonomike.

Sidocofte, me e rendesishmja nga te gjitha eshte qe Metan eshte nje gas qe krijohet dhe gjendet pothuajse ne te gjitha planetet e sistemit tone solar, keshtu qe anijet kozmike mund te furnizohen lende djegese pergjate misionit.

Pjesa motorike po ashtu shenon nje revolucion mbi menyren se si raketat leshohen ne hapesire.Ne vend te hedhjes standarte qe ne njohim (domethene leshimin vertikal ne hapesire) shuttle do ngrihet nga toka ne menyre horizontale, tamam ashtu siq ngrihen aeroplanet e pasagjereve.

Foto e meposhtme dhe video eshte marre nga nje eksperiment ne shkretetiren Mojave te Kalifornise.Sasia e presionit qe krijon eshte rreth 3.4 ton dhe shpejtesia e presionit eshte 6,064 milje ne ore.

https://www.youtube.com/watch?v=0R-FKkljXV4

Mbrapsht në krye Shko poshtë

floroS

Mesazh Tue Jun 30, 2009 11:44 pm nga floroS

Bota me prirje interesante të rritjes së popullsisë

POPULLSIA E BOTËS ARRITI NË 6.6 MILIARDË KËTË VIT, NGA 6 MILIARDË QË ISHTE NË VITIN 1999

“Njerëzit shkojnë nga vendet e varfra në vende më pak të varfra, njerëzit largohen nga lufta dhe konfliktet, ata lëvizin për shkak të dendësisë së madhe të popullsisë që krijohet në disa vende ku ka rritje të madhe të popullsisë. Këta njerëz kanë nevojë të shkojnë diku, prandaj ata largohen për të kërkuar punë.”

Popullsia e botës arriti shifrën 6.6 miliardë këtë vit nga 6 miliardë që ishte në vitin 1999. Deri në vitin 2025, studiuesit presin që rreth 8 miliardë njerëz të jetojnë në planetin tonë. 99 përqind e këtyre banorëve do të jetojnë në vendet në zhvillim. Tre milionë imigrantë lëvizin nga vendet e varfra në vendet e pasura çdo vit, dhe gjithmonë e më shumë, destinacioni i tyre është një vend fqinj.
Këto statistika vijnë nga një raport vjetor demografik i numrave dhe prirjeve të popullsisë globale, i cili përpilohet nga Zyra për Referencat e Popullsisë.

Rachel Nugent, ekonomist me grupin studimor, vë në dukje lëvizjet e popullsisë që po ndodhin nga Bangladeshi në Indi apo nga India, Egjipti dhe Jemeni për në Gjirin Persik. Ajo thotë se njerëzit lëvizin brenda vendeve në zhvillim për të njëjtat arsye që ata shkojnë në vendet më të pasura. “Njerëzit shkojnë nga vendet e varfra në vende më pak të varfra, njerëzit largohen nga lufta dhe konfliktet, ata lëvizin për shkak të dendësisë së madhe të popullsisë që krijohet në disa vende ku ka rritje të madhe të popullsisë. Këta njerëz kanë nevojë të shkojnë diku, prandaj ata largohen për të kërkuar punë.”

Imigrimi nga Guatemala për në Meksikë është një shembull konkret. "Shumë guatemalas shkojnë në Meksikë, ndoshta rreth 25 mijë në vit dhe qëndrojnë aty, ndërsa rreth 100 mijë shkojnë e vijnë. Dhe kjo është një pjesë e madhe e popullsisë së Guatemalës.”

Deri në vitin 2050, Evropa do pakësohet me 75 milionë banorë. Kombet e Bashkuara parashikojnë se deri në vitin 2050, popullsia e Evropës, e cila ka tani 750 milionë banorë, do të zvogëlohet me 75 milionë, ndërsa Japonia, e cila ka 128 milionë banorë do të humbas 16 milionë njerëz. Demografi kryesor në Zyrën për Referencat e Popullsisë dhe autor i anketës, Karl Haub thotë se një popullsi që zvogëlohet është kërcenim për gjendjen ekonomike. “Numri i të rinjve në shumë vende evropianë është sa gjysma e numrit të brezit të prindërve të tyre.

Pra ajo që shihet tani janë korporatat dhe sistemi i shëndetit që thonë: “Dëgjoni, ne nuk mund të gjejmë punëtorë. Ne nuk kemi pasur punëtorë të mjaftueshëm, por tani nuk mund të gjejmë asnjë. Prandaj ato do të duhet të vijnë nga një vend tjetër.” Statistika për popullsinë globale tregon se pavarësisht se përhapja e Sidës është më e ultë seç mendohej, ajo vazhdon të mbetet shumë e përhapur në disa vende nën Saharianë të Afrikës.
Në të njëjtën kohë vijnë lajme zhgënjyese rreth përpjekjeve për të rritur higjienën dhe ujin e pastër të pijshëm, siç është kërkuar nga Kombet e Bashkuara. Ekonomistja Rachel Nugent thotë se kjo çështje është një nga shenjat e reja të mjedisit që janë futur në anketën e këtij viti. “Mund të shohim se në disa zona rurale në vendet në zhvillim dhe në disa pjesë të Afrikës dhe Azisë nuk ka shume kushte të përshtatshme higjienike. Kjo çështje duhet të trajtohet. Çështja tjetër ka të beje me tokën që mbrohet për shkak të bimëve dhe kafshëve, për banorët vendas dhe njerëzit e tjerë që jetojnë rreth e rrotull.”


Të rritët ndërgjegjësimi publik

Autori i raportit Karl Haub thotë se Statistika për Popullsinë e Botës është bërë për të rritur ndërgjegjësimin e publikut dhe zyrtarëve publikë. “Statistikat janë të qarta dhe çështja qëndron gjithmonë nëse politikanët do t'u kushtojnë vëmendje atyre. Mendoj se disa nga problemet me parashikimet janë se ato kanë të bëjnë me një të ardhme të largët. Ndërsa, politikanët nuk duan të shohin përtej zgjedhjeve të ardhshme.” Zoti Haub thotë se kjo është diçka që politikanët duhet ta trajtojnë herët a vonë.


Evropa kërkon të mos vartësohet nga çmimet e naftës

Me çmimin botëror të naftës në rritje, vendet në Evropën Juglindore po peshojnë nëse mund të shpresojnë të pakësojnë vartësinë e tyre nga ky mall. Investitorët vendas e të huaj në Bullgari, Rumani dhe Serbi i kanë hyrë ndërtimit të prodhimit të fabrikave për prodhimin e karburanteve alternative. Deri tani, mundësia që bionafta të mund të përdorej si karburant motori është përqeshur në Ballkan.
Po jo më tani. Karburanti i nxjerre nga bimët industriale, kryesisht eterovajoreve dhe lulediellit, po kthehet në një investim të rëndësishëm. Rregullat e BE-së përcaktojnë se së paku 2 përqind e naftës në treg këtë vit duhet të jetë me origjinë bimore, me një rritje vjetore në treg me 0.75 përqind deri më 2010.
Rumunët qenë të parët që i hynë betejës për pjesë të tregut si të vendit ashtu dhe atij evropian. Vendi prodhon tani tre milionë tonë bionaftë në vit. Firma portugeze Martifer po ndërton një fabrikë bionafte në Lehliu Gara në qarkun e Kalarasit. Projekti 47 milionë euro do të kompletohet deri në 2007. Është planifikuar një kapacitet i madh deri në 100.000 tonë bionaftë në vit, një e treta e konsumit të karburantit që nuk ndot mjedisin e Rumanisë.
Do të ketë punë për fermerët gjithashtu, pasi kjo sasi karburanti kërkon kultivimin e 50.000 hektarëve tokë. Projekti i dytë, me vlerë 133 milionë euro, drejtohet nga MAN Ferrostaal, një degë e MAN të Gjermanisë. Ajo po ndërton një njësi në Atel dhe Loamnes, në qarkun e Sibiut që në vitin 2008 pritet të prodhojë 400 tonë karburant në ditë nga 120.000 hektarë tokë.
Më së fundi, kompania e naftës Rompetrol ka shprese gjithashtu për pjesën e saj të byrekut, me një prodhim vjetor prej 60.000 tonë në vitin 2007. Në Bullgarinë fqinje, shitësi lokal i karburantit EKO Petroleum njoftoi se vitin e ardhshëm do të fillojë ndërtimin e një fabrike bionafte në Vidin, në pjesën verilindore të vendit. Struktura pritet të kushtojë rreth 60 milionë euro. Deri në vitin 2008 ajo pritet të prodhojë 150.000 tonë bionaftë në vit nga 400.000 tonë bimë eterovajore të kultivuara në 250.000 hektarë tokë.


Biokarburanti nxirret nga bimët eterovajore

Serbia, ndërkohë, po planifikon të ndërtojë fabrikën e saj të parë vitin e ardhshëm. Një prodhues vendas nga sektori i vajit vegjetal, Victoria Group nga Sid në Vojvodinë, ka në plan të ndërtojë një fabrikë me vlerë 15 milionë euro që do të prodhojë 100.000 tonë bionaftë në vit nga eterovajoret, soja dhe luledielli.
Në fakt, biokarburantët nuk janë të panjohura në Serbi. Në 1995, gjatë sanksioneve, Korporata Bujqësore e Kooperativës së Beogradit, e cila ushqen kryeqytetin serb, prodhoi rreth 10.000 tonë prej tij. Megjithatë, duhet ende që shteti serb të përfshihet. Rëndësia e kontributit të shtetit mund të shihet nga shembulli i Brazilit. Gjatë krizës së parë botërore të naftës në vitin 1973, kur çmimet u rritën katërfish, brazilianët u menduan shume dhe gjatë. Bazuar në atë që atëherë ata importonin 80 përqind të karburantit të tyre, siç është rasti sot në Ballkan, ata harxhonin gjysmën e të ardhurave shtetërore për ketë mall. Për të dalë nga ky kurth, vendi i hyri një projekti që zëvendësonte benzinën me etanolin e prodhuar nga kallami i sheqerit. Ketë vit, falë këtij vendimi Brazili do ta deklaroje veten të pavarur nga eksportet e naftës. Me një prodhim prej 3.6 miliardë galonë etanol dhe 600 milionë vlerë për eksport, Brazili po mbulon gjysmën e tregut botëror.
Në tregun e tyre vendas, shtatë nga dhjetë makina përdorin etanol që kushton sa një e treta e benzinës. Ata po e futin atë edhe në industrinë e linjave ajrore. Në një kohë kur çmimet botërore të naftës janë përsëri një burim shqetësimi ndërkombëtar, mrekullia braziliane po tërheq me tepër vëmendje se kurrë.
Në Shtetet e Bashkuara, ku etanoli prodhohet nga misri, ka plan në proces për rritjen e prodhimit. Kërkimi shkencor i SHBA-ve në nxitjen e kosto efektivitetit mund të ishte me interes të konsiderueshëm për vendet e Ballkanit, pasi prodhimi i etanolit nga misri është 30 përqind më i shtrenjtë se prodhimi nga panxharsheqeri. Ballkani natyrisht është në gjendje të prodhojë misër.
Rumania ndërkohë prodhon rreth 10 milionë tonë në vit, Serbia, 6,3 milionë tonë dhe Kroacia 2,2 milionë tonë. Mundësitë për kultivim janë edhe më të mëdha. Shembulli brazilian demonstron se qeveritë duhet të futin përdorimin e etanolit, pasi faza e parë është kurdoherë ekonomikisht me kosto jo efektive. Fermerët duhet të nxiten të rritin misër, bime eterovajore dhe materiale të tjera.
Qeveritë duhet të financojnë zgjerimin e rrjetit të stacioneve të mbushjes se karburantit të ri dhe duhet t'u kërkojnë institucioneve shtetërore të përdorin makina që përdorin bionaftën ose etanolin.
Hapi tjetër është ulja e taksave për makinat “miqësore ndaj mjedisit”, pasuar nga kuotat për përdorimin e karburanteve biologjike. Çfarë ndodh kur këto të gjitha vijnë së bashku? Dega
braziliane e Volksvagenit mund t'i përgjigjet kësaj pyetjeje. Vitin e kaluar ajo priti me tepër se 38 delegacione nga mbi një duzinë vendesh, të gjitha të interesuara në makinat me karburant fleksibel.

Mbrapsht në krye Shko poshtë

floroS

Mesazh Tue Jun 30, 2009 11:44 pm nga floroS

Misteri i vjetër 3,000 vjet më në fund u zbulua: Vdekja e faraonit Tutankhamon


Misteri që qëndronte pas vdekjes së befasishme të Tutankhamon, djaloshit mbret që e sundoi Egjiptin para më shumë se 3,000 vjetësh, mund të jetë zbuluar më në fund nga shkencëtarët,
të cilët besojnë se ai ishte rrëzuar nga një karrocë që lëvizte shpejt, përderisa ai ishte në gjueti në shkretëtirë.
Spekulimet lidhur me vdekjen e Tutankhamon qarkullonin që nga viti 1922, gjegjësisht që nga koha kur varreza e tij ishte thyer nga arkeologu, Howard Carter. Rrezet X, të cilave i ishte ekspozuar mumia në vitin 1968, tregonin të ënjtura në fund të kafkës, gjë që sugjeronte se ‘Mbreti Tut’ ishte vrarë nga një goditje në kokë.

Studimet e mëvonshme, në të cilat u përdor CT skaneri mjekësor, zbuluan se ai pak para se të vdiste kishte përjetuar një thyerje të rëndë të këmbës, shumë afër gjurit. Kjo pastaj, me gjasë, solli deri te helmimi vdekjeprurës i gjakut të tij.Por, dëshmitë e fundit sugjerojnë se ai kishte përjetuar një frakturë përderisa po vraponte pas gjahut në karrocë.

Zbulimet e fundit ende konsiderohen jothelbësore, megjithëse njëri prej ekspertëve kryesor egjiptian për Tutankhamon’in, në dokumentarin që do të shfaqet këtë javë në televizion, thotë se ai beson që rasti tashmë është zgjidhur,gjegjësisht se tani dihet shkaku i vdekjes së befasishme dhe të papritur të djaloshit-mbret.

“Ai nuk ishte vrarë, siç mendonin shumë njerëz. Ai pësoi një aksident gjatë gjuetisë në shkretëtirë. Rrëzimi nga karroca i shkaktoi Tutankhamon’it një frakturë në këmbën e tij të majtë, dhe sinqerisht ky, sipas mendimit im, ishte edhe shkaku i vdekjes së tij”, pohon Zahi Hawass, sekretar i përgjithshëm në Këshillin Suprem Egjiptian për Antikitete.

Deri tani shumë historianë besonin se ai ishte një fëmijë i lazdruar – e jo fëmijë i thyeshëm - që asokohe mbrohej nga rreziqet e shumta fizike. Megjithatë,Nadia Lokma, nga Muzeu i Kairos, pohoi se analizat e fundit e karrocës së gjetur në varrezën e faraonit treguan se ajo
nuk ishte thjeshtë vetëm një karrocë ceremoniale, por në te kishte edhe shenja të rrokullisjes. Qindra shigjeta që u zbuluan në varrezë gjithashtu përmbanin dëshmi se ato fillimisht ishin hedhur e pastaj ishin mbledhur sërish.

“Kjo karrocë është një karrocë gjuetie, e jo luftimi. Nga rrobat që u gjetën në të mund të shihni se ato ishin shfrytëzuar gjatë kohës sa faraoni ishte gjallë”,pohoi doktor Lokma.
Një depo e fshehtë rrobash, e gjetur në varrezën e Tutankhamon, e cila ishte ruajtur nën kupolat e Muzeut të Kairos, sugjeron se ai ishte mësuar vetë që ta ngiste atë karrocë. Rrobat përfshinin edhe koretin posaçërisht të përshtatur për mbrojtjen e organeve barkore nga
çfarëdo lëndimi gjatë aksidenteve, ose nga goditjet e rënda gjatë ngasjes së karrocës.

Pjesa kryesore e dëshmisë vije në formë të luleve, të vendosura përreth qafës së mumies të Tutankhamon. Botanikët zbuluan se një buqetë kishte lulemisri dhe kamomil, por që ishin të freskëta në kohën kur ishte bërë dekorimi. “Lule misri dhe kamomili në kurorën përreth qafës së mumies, mblidhen në mars dhe prill, gjë që na tregon periudhën e vitit kur ai ishte varrosur”, deklaroi Nigel Hepper, nga Shoqata Mbretërore e Kopshtarisë në Kew Gardens.

Meqë lulet mund të jenë këputur vetëm prej mesit të marsit dhe në fund të prillit, dhe meqë procesi kompleks i mumifikimit zgjat 70 ditë, do të thotë se Tutankhamun me gjasë ka vdekur në dhjetor ose janar. Kjo kohë koincidon me mesin e sezonit dimëror të gjuetisë.
Rezultatet e hulumtimeve të fundit për Tutankhamon’in, vijnë vetëm pak javë para se Britania të jetë nikoqire e ekspozitës së parë në 35 vjetët e fundit të artefakteve nga varreza e tij – që mbahet në qendrën O2, në jug-lindje të Londrës.
Kur në vitin 1972 u mbajt ekspozita e parë për Tutankhamon’in në Londër, në Muzeun Britanik, rreth 1,5 milionë njerëz u tubuan vetëm që ta shihnin maskën e tij të fytyrës nga ari i pastër. Kësaj radhe, maska megjithatë do të mbetet në Egjipt, nga frika se nuk do të mund
ta përballonte udhëtimin.
Lordi i sotëm Carnarvon, stërgjyshi i të cilit në vitin 1922 e pagoi ekspeditën e Howard Carter, tha se zbulimet e fundit treguan se Tutankhamon ishte një djalosh aktiv që e rrezikonte edhe jetën. “Unë mendoja se ai ishte një fëmijë i stërlazdruar, megjithëse tani mendoj se ai vërtet ishte atje në fushë dhe se merrte pjesë në gjëra që edhe e çuan drejt vdekjes së tij të hershme. Karroca e tij mund të kishte arritur një shpejtësi të konsi derueshme, ndoshta mbi 40 kilometra në orë. Nëse karroca e arrin atë shpejtësi, sigurisht se mund ta thyeni këmbën, madje shumë seriozisht”, përfundoi Lord Carnarvon.

Mbrapsht në krye Shko poshtë

floroS

Mesazh Tue Jun 30, 2009 11:44 pm nga floroS

Kenia, zbulohet nje specie e re e Kobras, e afte te vrase 20 persona

Ne Kenia eshte zbuluar nje specie e re e gjarprit Kobra, e gjate 2.6 metra dhe e afte te vrase deri ne 20 persona me helmin e vet me nje te kafshuar. Zbulimi eshte bere publik nga dy shkencetare permes nje studimi te publikuar dje. Kjo lloj kobre me lekure te erret ehste zbuluar ne nje qender kerkimi dhe rritje retilesh ne korrik 2004, por ehste konfirmuar si specie e re vetem kete vit. Kobrat qe peshtyjne jane ne gjendje ta hedhin helmin e tyre ne disa metra distance. Nje kobra normale me gryke me ngjyre te erret nuk I kalon 2 metra gjatesi, me nje mesatare prej 1 meter e gjysme, ndersa specia e re sipas kerkuesve eshte nje nga me te medhate ne bote. Ajo eshte pagesuar me emrin Naja Ashei, ne memorie te James Ashe, I cili ka ngritur qendren Bio-Ken ne Watamu ne brigjet keniane, ku gjenden kobrat gjigante. Njeri prej ketyre kobrave ka prodhuar 6.2 ml helm te lengshem ne nje hedhje te vetme.

Mbrapsht në krye Shko poshtë

floroS

Mesazh Tue Jun 30, 2009 11:45 pm nga floroS

Zoologji: Zbulohet nje mi gjigand

Para disa javesh shkenctaret indonezian dhe amerikane konfirmuan zbulimin e nje lloji te ri MIU ne Indonesi dhe pikerisht ne Vargmalin Foja ne qershor te ketij viti por qe u konfirmua vetem javen e kaluar mbas studimeve te shumta. Miu i perket nje specie komplet te re per shkencen dhe mund te konsiderohet si zbulim i ri ne fushen e botes shtazore. Ai ka permasa gjigande, rreth 5 here me i madh se miu i zakonshem qe shohim neper qytete dhe eshte specia e dyte qe zbulohet ne te njejten zone mbas oposumit (marsupial) me trupin me te vogel qe ekziston. Zbulimi i specieve te reja sidomos ne shekullin e 21-te eshte dicka shume e rralle por qe sidoqofte tregon se perseri ne planetin tone ekzistojne mundesi per zbulime te reja ne boten shtazore.

Mbrapsht në krye Shko poshtë

floroS

Mesazh Tue Jun 30, 2009 11:45 pm nga floroS

Mision i ri për në planetin Merkur!!

Agjencia amerikane e hapësirës NASA po përgatitet të lëshojë një sondë për në Mërkur, planetin më afër Diellit. Sondës Messenger, misioni i dytë në Merkur dhe i pari këto tre dekadat e fundit, do t'i duhen shtatë vjetë të arrijë orbitën rreth planetit, pastaj do të qëndrojë atje 12 muaj për ta studiuar atë.

Sonda është e pajisur me një mbulesë qeramike dhe pasqyra mbi panelet e saj diellore për ta mbrojtur nga nxehtësia intensive diellore që mund t'i ngrejë temperaturat në Merkur deri në gati 500 gradë Celcius.
Por, ajo që është paradoksale, pritet që sonda të zbulojë akull në hijet brenda kratereve sipërfaqësore, ku temperaturat e ftohta shkojnë deri në minus 200 gradë.

Mbrapsht në krye Shko poshtë

floroS

Mesazh Tue Jun 30, 2009 11:45 pm nga floroS

Zbulohet qenia e gjallë më jetëgjatë në planet



Quhet Ming, si dinastia që mbretëronte Kinën. Ka lindur 410 vjet më parë, është një midhje, e cila i përket species Arctica Islandica dhe është zbuluar në ujërat islandezë nga kërkuesit e Bangor University. Mosha nga 405- 410 është përcaktuar duke numëruar unazat mbi shpinën e guaskës. Sipas librit të rekordeve Guinness, rekordi i mëparshëm i përkiste një midhjeje tjetër, që ishte 220-vjeç, dhe pse ky nuk është një rekord zyrtar. Shkencëtarët po punojnë për të kuptuar se cilët faktorë kanë kontribuar për të pasur një jetëgjatësi të tillë.





Edhe thjesht të qëndruarit në këmbë të zgjat jetën



Nuk është e domosdoshme të bësh vrap apo palestër. Mjafton edhe një gjysmë-orësh në këmbë çdo ditë. Këtë ide e pohon një kërkim i bërë në Universitetin e Misurit, sipas të cilit shumë aktivitete, si të folurit në telefon (duke u sorollatur në zyrë apo në shtëpi) ose të shoqërosh fëmijët e tu në një park, mund të bëhen duke qëndruar në këmbë. Kjo djeg dyfishin e kalorive që merr trupi nga ushqimet krahasuar me aktivitetin normal, fizik, ditor.





Ajri i kondicionuar pengon natyralitetin trupor



Lajmi bëhet publik nga një kërkim i bërë në Shtetet e Bashkuara. Kondicionerët çrregullojnë temperaturën e ajrit, duke mënjanuar mekanizmat natyralë të organizmit njerëzor. Kur është ftohtë, trupi ka një kërkesë natyrale për ushqim për ta përballuar. Por ambienti i ngrohur me kondicionerë, bën që kjo kërkesë e trupit të zëvendësohet dhe i nxehti e ul urinë. Në të njëjtën mënyrë, një ngrohje shumë e lartë në dimër nuk i lejon organizmit të ndjejë të ftohtën. Nëse e ftohta do bënte punën e vet, organizmi do të digjte më shumë yndyrna për t’u ngrohur në mënyrë natyrale.







Delfinët, jo vetëm inteligjentë, janë edhe romantikë



Një kërkim britanik i bërë në Brazil për tre vjet me radhë ka bërë publik lajmin se delfinët janë jo vetëm inteligjentë, por edhe romantikë. Meshkujt i joshin femrat duke mbledhur dhe duke u dhuruar atyre alga ose leshterikë. Kjo rikonfirmon se këto specie kanë një inteligjencë superiore.





Majmunët janë në gjendje të mësojnë matematikë



Pak ditë më parë, është zbuluar që majmunët kanë një memorie vizive të njëjtë më atë të një studenti, por në të vërtetë aftësitë e tyre janë edhe më të mëdha. Këtë fakt e konfirmon një studim i Duke, Universiteti i Çikagos. Dy majmunëve dhe 15 studentëve u është kërkuar të mbledhin me shpejtësi një seri numrash dhe më pas të gjenin alternativën e duhur mes dy zgjidhjeve. Si kafshët, ashtu dhe njerëzit janë përgjigjur në të njëjtën kohë, (rreth një sekondë) dhe me sukses të njëjtë.

Mbrapsht në krye Shko poshtë

floroS

Mesazh Tue Jun 30, 2009 11:46 pm nga floroS

KURIOZITETE TË SHKURTËRA

Në tokë ekzistojnë 4 oqeane dhe 56 detëra që së bashku e formojnë “Detin Botëror” I cili përfshin 71% të sipërfaqës së përgjithshme të tokës (316 mil.km2)

Për nga sasia e kripës më së shumti ka deti I Kuq ndësa më së paku deti Baltik

Oqeani më i madh është oqeani i Qetë, pastaj oqeani Atlantik, oqeani Indian dhe oqeani i Ngrirë i Veriut.

Lumi Amazona është i vetmi lum që nuk ka të ndërtuar asnjë urë mbi të.

Një grek maratonist ka vrapuar 42 km pa u ndalur. Më së shumti në bote ka vrapuar për të dytën herë që mban rekordin 42 km e 195 m,

Në Evropë patataja është sjellë nga Amerika në vitin 1536. Në fillim e mbillnin për shkak të lulës së bukër që ka, kurse më vonë filluan ta përdorin për ushqim.

Peshku “Pegava” është lloj ngjallash që mund të qëndrojë vërtikalisht. Kur peshkon, ajo ngritet, kurse me bishtin përforcohet mbi shkëmb ose ndonjë trup tjetër.

Gjethet më të mëdha i ka një lloj pallme e quajtur “Rafia”, rritet në brigjet e lumit Amazon. Gjethet e saj të blerta arrin gjatësi deri 22 metra dhe gjereësi afër 12 metra, kurse bishtin e gjethës e ka 5 metra të gjatë.
Një gjethë e tillë mund të shtrehoj 10 njerëz.

Në Brazil gjatë shek. XX-të është vrarë gjarpëri më i madh në botë, Anakonda, gjatësia e të cilit arrinte ne 35 metra. Për ta vrarë këtë gjigant u desh që të goditej me 500 plumba.

Druri i cili e mban rekordin e trshësisë në botë është “Baobabi”, i cili gjendet në Tan- ganike me moshë rreth 30 shekuj. Ky dru perimetrin e trungut e ka 47 m, lartesinë 22 metra, ndërsa perimetrin e kurorës 145 metra.

Më 1560 kirurgu francez Ambruaz Pare i pari bëri gjymtyrë artificiale të njeriut.

Më 1590 holandezi Zaharijaz Jansen që merrej me optikë, konstruktoi mikroskopin.

Në vitin 1790 në Amerikë është shpikur turleja e parë për shpuarjen e dhëmbëve.

Lumi më i gjatë në botë është Nili me gjatësi 6.671 km. që gjendet në Afrikë.

Kina është shteti më i madh në botë me 1.221,692,000 banorë. Në Mesjetë quhej Katai.

Gjarpëri i ujit që jeton në veriperëndim të Australisë rreth shkëmbinjëve të ujit, është shtaza më helmuese në botë. Helmi i tij është 100 herë më i fortë se helmi i gjarpërit Australian në tokë i quajtur “Tapana e Shkretëtirës” e që konsiderohet gjarpëri më helmues tokësor.

Rusia është shteti më i madh për nga sipërfaqja me 17.075,000 km².

Peshkun trashanik “Siluris Glanis”- shkencëtarët erdhën në përfundim se përkundër kokës së madhe, është peshku më budalla në Botë, sepse në pranverë ku bënë nxehtë, në breg të lumit rriten shelgjet dhe në ujë bien thuprat e këtij druri së bashku me gjethet, peshku trashanik me ngutësi i përbin duke menduar se bie ushqimi I tyre i preferuar. Në lukth këto fije të shelgjes lëshojnë alkool që e bën peshkun të humbur.

Malet më të larta në Ballkan janë Alpet Shqiptare dhe kanë 13 maje me mbi 2.500 metra lartësi dhe sipërfaqe 2.240 km².

Rruga më e vjetër në Ballkan ka qenë “Vija Egnatia” (Vija Egnacia).

Njeriu më i gjatë në botë ka qenë 2.72 metra.

Në trupin e njeriut ka rreth 656 muskuj. Disa prej tyre jane 38 cm, e disa mezi arrijne nje milimetër.

Maja me e larte ne bote eshte Mont Everest me 8882 m, gjendet ne Nepal.

Flutura më e madhe në Botë është 270 centimetra katror.

Qelizën i pari e zbuloi shkencëtari anglez Robert Hooke me 1665 i cili edhe ia dha emrin. Ky është zbulimi më i madh në mjekësi, sepse qeliza është njësia themelore kryesore e çdo organizmi të gjallë.

Novobërda është quajtur Mali I Argjentit e më vonë Kodra e Re e cila ra nën sundimin osman më 1455.

Maja e Korabit është maja më e lartë në Shqipëri.

Romani I parë shqiptar është “Marcja” I Ndoc Nikajt I botuar në vitin 1899.

Në vitin 1530 Prishtina kishte 12 lagje, prej tyre 9 të krishtera katolike shqiptare dhe vetem 3 muslimane. Sot është qyteti më I madh në Kosovë, përkatësisht kryeqytet.

Piktori venecian Marco Basaiti që pikturoi rreth viteve 1500-1530, ka qenë me prejardhje shqiptare.

Në qytetin e Amalfit në Kampani në kishën kryesore të këtij qyteti, në vitin
1506 ngritet përmendorja e varrit të perbashkët të familjës së Skënderbeut me një shqiponjë dykrenare shqiptare.

Katund quhen disa fshatëra në Dalmaci. Gati në të gjithë qytetet e Dalmacisë nga një rruge mban emrin “Rruga Ilire”.

Armata e shtetit të Vatikanit është armata më e vjetër në botë. Zyrtarisht është themeluar më 21 janar 1506, por fillimet e saj shënohen që në vitin 1400. Përveç se është armata më e vjetër në Botë, ajo është edhe ndër më të voglat, me vetëm 83 ushtarë. Uniformat e tyre kanë qenë të dizajnuara nga artisti gjenial Mikelanxhelo.
Libri I parë I shruar shqip është “Meshari” I Gjon Buzukut. Në parathënje të veprës dëshmon se veprën e kreu nga 20 marsi 1554 deri me 5 janar 1555.
Libri është botuar në kohën e humanizmit dhe të kundërreformës, kur u krijuan kushtet që feja katolike të mësohej e të predikohej në gjuhët kombëtare. Mesharin e gjeti Gjon Nikollë Kazazi nga Gjakova më 1740. Ky libër përmban: Librin e Orëve dhe Librin e Meshës. Me këtë vepër filloi Letërsia Shqiptare e Rilindjës.

Ujëdhesa më e madhë është në Atlantikun Verior me 2.6 milion km².

Gjaku në organizmin e njeriut udhëton shumë shpejte: prej zemrës deri te gishtërinjtë e këmbës arrin për 16 sekonda, deri në tru për 8s, deri në mushkëri vetëm për 6 s.

M 1592 Galileu Galileo zbuloi termometrin e parë, mirpo termometri me I përshtatshëm u punua në Itali më 1654.

Më 1628 shkencëtari V. Harvej nga Anglia I pari dha shpjegimin mbi qarkullimin e gjakut në trupin e njeriut.



Në Turqi gjendet një skulpturë, vepër e natyrës, që paraqitet një grua duke qarë. Lotët e saj rrjedhin me shekuj, por nga burimet e fshehta të ujit që ndodhen nën shkëmb.

Ujëvara më e madhe në Botë është “Engjël” e lumit Karao (Venezuelë). Lartësia nga e cila bie uji është 1.000 m. Kjo ujëvarë është vetëm një nga shumë ujëvarat e larta në këto anë te Venezuelës. Emrin e ka marrë sipas pilotit amerikan Xhimi Engjël i cili në vitin 1933 e ka vizituar dhe vendosur në ditarin e tij.
Ujëvara e dytë është në Republikën Jugafrikane me lartësi 414 m.
Ujëvara e tretë është “Kukenani” në Venezuelë me 610 m, lartësi.

Mali më I lartë në Kosovë është Gjeravica me 2.656 m, lartësi.

Xhejson Pitri nga Mexburgu (SHBA), plot 13 vite nuk bëri asnjë mungesë në shkollë.

Helmi i Meduzës mund ta mbys njeriun nëse është në sasi të mëdha, ndërsa shkencëtarët prej tij po perpiqen të nxjerrin ilaqin për sherimin e sëmundjes së zemrës.

Tomas Jang, fizikan nga shekulli XVIII-të fliste dymbëdhjetë gjuhë kur i kishte vetëm tetë vjet moshë.

Gjatë ndërtimit të kanalit të Panamasë kanë humbur jetën më tepër se 25 mijë njerëz.

Masa e virusit ndaj masës së njeriut mesatar është proporcionale me masën e njeriut ndaj masës së Tokës.

Gjirafa është e vetmja kafshë e cila mund të dalloje ngjyrat, sepse syri i saj është përafërsisht i njejtë me syrin e njeriut.

Mbrapsht në krye Shko poshtë

floroS

Mesazh Tue Jun 30, 2009 11:46 pm nga floroS

KURIOZITETE TË SHKURTËRA

Në 1750 në botë jetonin rreth 800 milionë njerëz, në 1850 një miliardë më tepër dhe në 1950 edhe një tjetër miliard më tepër. Pastaj u deshën vetëm 50 vjet për t'u dyfishuar, d.m.th. 6 miliardë.

Rreth 27% e ushqimit në vendet e zhvilluara përfundon në koshat e plehrave.

Gjysma e popullsisë së botës është nën moshën 25 vjeç.

Në Perëndim njerëzit ndërrojnë shtëpi mesatarisht 1 herë në 7 vjet.

Shërbimi Postar i SHBA-së dërgon rreth 43% të postës botërore, ndjekësi më i afërt është Japonia me 6 %.

Në vendet e zhvilluara përqindja e të rriturve që martohen ra nga 72% në 1970 në 60 % në 1996. Mundësia për divorc në martesën e parë u rrit nga 50% në 67%. Mundësia për divorc në martesën e dytë është rreth 10 % me e lartë se në martesën e parë.

Mesatarisht në botë shkohet në shkollë 200 ditë, në SHBA 180 ditë, në Suedi 170 ditë, në Japoni 243 ditë.

Që nga viti 1972 janë prodhuar rreth 64 milionë tonë kanoçe alumin (rreth 3 trilion kanoçe). Nëse këto do të vendoseshin njëra pas tjetrës, mund të arrinin deri në hënë rreth 1000 herë. Kanoçet prej alumini përbëjnë 1% të materialeve mbeturina.

Në Australi ka më shumë se 150 milionë dele dhe një popullsi prej rreth 17 milionësh.

Në Zelandën e Re ka 4 milionë njerëz dhe 70 milionë dele.

Në krahun e një majmuni ka rreth 25 milionë qime.

Një njeri harxhon mesatarisht 3 vjet të jetës në banja.

Peshqit e harrojnë çdo gjë që u ndodh vetëm pas 10 min.

Një njeri i rritur merr frymë afërsisht 25 000 herë në ditë

Kompjuterët modern janë ndërtuar duke u bazuar në sistemin nervor, por edhe kompjuteri modern nuk i afrohet as nivelit të një zvarritësi.

Mjalti mund të qëndrojë pa u prishur 3000 vjet dhe për këtë arsye dylli i mjaltit përdoret për procesin e mumjazimit.

Milingonat e ndiejnë tërmetin që më parë dhe dalin menjëherë nga foletë.

Peshkaqenët nuk sëmuren kurrë.

Breshka mund të ecë me 10 km në orë.

Nëse do të mund të përdornim 13% të trurit, do të mund të shfaqeshim nga një vend në një tjetër.

Nëse damarët e njeriut do të vendoseshin njëri pas tjetrit do të mund të përshkonin Ekuatorin 2 herë.

Formuesi i Çmimit Nobel, Alfred Nobel, në fakt ishte një fabrikues dinamiti.

Ivani i IV i cili erdhi në pushtet në vitin 1533 në Rusi, vrau djalin e vet me pretendimin se synonte t'i merrte fronin.

Një njeriu normal i duhen 12 vjet për të numëruar nga 1 deri në 1 miliard.

Mbrapsht në krye Shko poshtë

floroS

Mesazh Tue Jun 30, 2009 11:46 pm nga floroS

Shkencëtarët në kërkim për "Tokë" të tjera
Një grup astronomësh ka zbuluar më shumë se 250 planete të reja në sisteme diellore shumë të largëta. Dhe midis tyre mund të ketë një planet të ngjashëm me Tokën tonë.

Këta janë gjuetarët e planeteve. Ata janë pjesë e një grupi shkencëtarësh që gjurmojnë nëpër galaktika për botë të reja. Kur vjen puna për të zbuluar planete, Don Pollacco nga Universiteti Queen në Belfast të Irlandës Veriore, është i pari. Në fakt, ai dhe grupi i tij ka zbuluar nëntë botë të reja deri tani. Ai drejton një sistem për zbulimin e planeteve të quajtur, Këndi i Kërkimeve të Planeteve që njihet shkurt me emrin SuperWASP.

Ky është zbulimi i fundit i grupit – një planet masiv në orbitë rreth diellit të një galaktike tjetër nga e jona. SuperWASP ka dy teleskopë, një në ishujt Kanari dh enjë tjetër në Afrikën e Jugut. Çdo natë kapaku i tyre hapet dhe teleskopët fotografojnë qiellin çdo 30 sekonda. Në një periudhë prej 10 minutash, secili prej tyre kap dritën e 3 presje 5 milionë yjeve.

Grupi zbuloi planetet përmes një teknike të njohur si metoda tranzit. Drejtuesi i grupi Don Pollacco i Universitetit Queen. "Me fjalën tranzit duam të themi planetet që lëvizin përpara yjeve të tyre. Planetet janë shumë larg dhe nuk mund të shihet një pikë e zezë që lëviz mbi sipërfaqen e një disku apo të një ylli, por ajo që shohim ne është efekti i dritës – planeti bllokon disi dritën që vjen nga një yll dhe ajo që shohim ne është se ylli venitet pak dhe pastaj ndriçon pak më shumë kur planeti largohet". Të gjithë planetet e zbuluar deri tani janë të mëdhenj, të gaztë, më shumë si Jupiteri sesa Toka. Por astronomi Pollacco thotë se kjo do të ndryshojë. "Për momentin ne po kërkojmë për planete të mëdhenj përreth yjeve të ngjashëm me diellin. Ndoshta pas disa vjetësh do të jemi në gjendje të kërkojmë edhe për planete më të vegjël si Toka".

Ndërsa kërkimi për një planet të ngjashëm me Tokën intensifikohet, një grup tjetër shkencëtarësh i është afruar këtij zbulimi. Ata zbuluan ujë në atmosferën e një planeti që është 63 vite drite larg. Giovanna Tinetti është astronome në Universitetin e Londrës. Ajo drejton grupin që zbuloi ujin në planet. Ai ndodhet shumë pranë diellit të tij dhe është shumë i nxehtë për ta bërë të banueshëm por zonja Tinetti nuk është aspak e zhgënjyer. "Vërtet mendoj se po jetojmë në një moment të shkëlqyer për astrofizikën. Çdo ditë apo çdo javë zbulohet diçka e re. A do të zbulohet një Tokë e dytë? Jam shumë e sigurtë se brenda pesë vjetësh do të zbulohen planete të ngjashme me Tokën".

Kur flitet për gjetjen e jetës në univers, motua e Nasës është “ndiq ujin”. Jonathan Tennyson është fizikant në Universitetin e Londrës. Ai pohon se uji është kryesori por shton se atmosfera e planetit mund të japë më shumë informacione. "Ajo është shumë e rëndësishme - një atmosferë ku kimikisht nuk ka ekuilibër tregon se ka aktivitet në sipërfaqen e planetit dhe kjo është shumë interesante". Kërkimi për planetë mund të tërheqë imagjinatën, por në se shkencëtarët zbulojnë një Tokë të dytë, çfarë do të përfitonte njerëzimi?

Përsëri astronomja Giovanna Tinetti. "Fakti që po studiojmë planete që janë të ngjashëm ose të ndryshëm nga planeti ynë, do të na ndihmojë për të kuptuar më mirë Tokën".

"Kjo i përgjigjet ekzistencës njerëzore – a jemi një formë unike e jetës në një univers të madh apo jemi në fakt vetëm një shembull i shumë jetëve të tjera." Ndërsa ekspertët bëjnë hartën e kozmosit, ka disa lajme të mira për astronomët. "Po i afrohemi një kohe të artë. Zbulimet, zbulimet e vërteta në fund do të bëhen nga njerëz të tjerë. Edhe ata mund të jenë astronomë amatorë që do të vazhdojnë kërkimet." Pra në këtë betejë të kulmeve të shkencës, kushdo është i mirëpritur t’u bashkohet kërkimeve për një Tokë tjetër.

Mbrapsht në krye Shko poshtë

floroS

Mesazh Tue Jun 30, 2009 11:47 pm nga floroS

Njeriu Kompjuter
Quhet Shakuntala Devi , jeton ne New Dehli , dhe arrin te kryej me mend , shumezimin e dy numrave me 23 shifra per 28 sekonda . Me kete dhunti qe e ka zbuluar ne moshen tre vjeqare , Devi ka habitur shum njerez ne mbare boten .
Fama e tij nisi kur ishte gjashte vjeq . Ne kete moshe ai llogariti rrenjen kubike te nje numri me 15 shifra per pak sekonda , duke u bere fenomen nderkombetar . Tani eshte 67 vjeq , ka shetitur boten dhe ka njohur shum njerez te famshem .
Do te hape nnje qender matematike ne Bangalore e cila do te jete qender nderkombetare matematikore .
Njerez nga e gjithe bota do te vijne per te marre pjese ne seminaret te ndryshme thote Devi , duke folur per planet per te ardhmen ne te cilat perfshihet edhe xhirimi i nje filmi .
Pyetjes , se cila ka qen llogaritja me e veshtir qe ka bere , Devi pergjigjet : '' Ka ndodhur ne Universitetin e Dallasit . Kam llogaritur rrenjen e 23-te te nje numri me 230 shifra . Ai ka qen problemi me i veshtire .

E pabesueshme por e vertet

Mbrapsht në krye Shko poshtë

floroS

Mesazh Tue Jun 30, 2009 11:47 pm nga floroS

Njerez me Brire...!!!

Ma Zhong Nan, nje burre 93 vjecar qe jeton ne nje fshat te vogel te Kines, tregon se si nje bri ka filluar ti “mbije” ne koke 5 vjet me pare. Zoti Ma ishte duke u krehur nje dite kur padashje vrau koken. Duke qene se nuk ishte ndonje plage e madhe, ai nuk i dha shume rendesi. Por nuk do ta kishte menduar kurre qe nje bri i vogel dhe i forte do te kishte filluar t’i rritej ne koke. Qe atehere i moshuari e ka injoruar kete “bri” i cili me kalimin e kohes ka arritur nje gjatesi prej 10 centimetrash ne me pak se nje vit, duke formuar keshtu nje “bri” gjithmone e me te gjate dhe te forte. Por para tre javesh zoti Ma ka filluar te ndjeje nje kruarje te cuditshme ne koke dhe keshtu femijet e tij kane vendosur ta cojne ne spital per nje vizite.
Me mberritjen e te moshuarit ne spital mjeku ka mbetur i habitur dhe nuk ka arritur te jape nje shpjegim mjekesor. Tani familja Nan po kerkon ndihme nepermjet mediave per te gjetur nje kure per kete semundje te cuditshme. Por zoti Ma nuk eshte i vetmi qe vuan nga kjo anomali…

Mbrapsht në krye Shko poshtë

floroS

Mesazh Tue Jun 30, 2009 11:47 pm nga floroS

Shkencetaret besojne se mund te ekzistoje nje oqean nen siperfaqen e henes me te madhe te Saturnit, Titanit.

Mundesi e ekzistences se ketyre oqeaneve vjen nga vezhgimet e anijes kozmike Cassini qe ka vizituar Titanin rreth 19 here ne 3 vitet e fundit.

Shkencetaret kane fiksuar rreth 50 vende te identifikueshme ne Titan nga te dhenat e radarit te anijes Cassini dhe kane vene re se ma kalimin e kohes ato kane qene rreth 19 milje me larg se ku shkencetaret i parashikonin se duhet te ishin. Kjo i ka bere ata te mendojne se siperfaqja e Titanit mund te jete e ndare nga qendra nga nje oqean.

Oqeani mund te jete rreth 62 milje nen siperfaqen e kesaj hene.

Mbrapsht në krye Shko poshtë

floroS

Mesazh Tue Jun 30, 2009 11:48 pm nga floroS

ORA MË E SAKTË E BOTËS - GABON VETËM NJË SEKONDË NË 200 MILION VJET


Shkencëtarët në Universitetin e Kolorados në qytetin Boulder, në bashkëpunim me Institutin Kombëtar të Standarteve dhe Teknologjisë, kanë krijuar një orë e cila gabon vetëm një sekondë në 200 milion vjet. Kjo është dy herë më e saktë se ora matëse zyrtare e përdorur në Shtetet e Bashkuara, e cila kontribuon në saktësinë e orës zyrtare botërore.

Në një dyqan të mbushur me orë të vjetra, asnjëra prej tyre nuk rreh njëlloj. Kjo sepse minutë pas minute, javë pas jave, shumica e pajisjeve që masin kohën e humbin saktësinë.

Por me ritmin të shpejtë që lëviz bota sot, për shumë procese duhet më shumë saktësi. Në një laborator në Universitetin e Kolorados, profesori i fizikës, Xhun Ji thotë se ora eksperimentale e ekipit të tij mund të bëhet një nga orët më të mira. Kjo për arsye se ajo rreh miliona herë më shpejt se një orë e vjetër.

Është më e saktë edhe se ora standarte zyrtare e Shteteve të Bashkuara, një orë e sofistikuar atomike që gabon me një sekondë në 80 milion vjet. Zoti Ji thoyë se ora e re është me shumë se dy herë e saktë sepse ajo punon me rrahje më të shpejta. “Parimi i përgjithshëm është se kur prodhon një orë, duhet që lëkundja bazë të jetë sa më e shpejtë që të jetë e mundur, gjë që të krijon mundësinë për të gjetur shumë më shpejt gabimet.”

Sa e shpejtë është një dridhje? Një orë e vjetër bën tik-tak një herë në sekondë. Orët më ekzakte që janë sot në përdorim numërojnë rrahjen natyrale brenda një atomi që vjen nga luhatjet e energjisë me miliarda herë në sekondë. Fizikani Andru Ludlou, i cili është duke punuar me Xhun Ji, thotë se ora e re e ekipit të tij gjithashtu varet nga një atom. “Atomi, që zëvendëson pendulin e një ore të vjetër, lëviz para-mbrapa dhe duke numëruar lëvizjet ashtu siç ndodhin, në atë mënyrë kontrollon dhe kohën. Në të njejtën mënyrë, atomi ka një frekuencë lëkundjeje natyrale. Ne po mundohemi të numërojmë këto dridhje, për të parë se si po përparon atomi dhe që në fund të fundit është orë.”

Zoti Ludlou thotë se ajo që ndryshon në orën e re është se si ajo numëron lëkundjet. Një nga orët më ekzakte në ditët e sotme është ora standarte amerikane në Insitutin Kombëtar të Standarteve dhe Teknologjisë në Boulder. Ajo punon nëpërmjet shpërthimeve radioaktive të mikrovalëve për të bërë numërimin.

Por, ndërsa këto mikrovalë lëvizin me një shpejtësi të jashtëzakonëshme, ato humbasin shumë rrahje. Zoti Ludlou thotë se ora e re eksperimentale përdor diçka që lëviz edhe më shpejt dhe që kap më shumë rrahje: rrezen lazer.

Për të përdorur këtë orë me precizion super të lartë duhen një numër i jashtëzakonshëm pajisjesh. Në laborator janë katër tavolina, secila në madhësinë e një kamioni të vogël, të mbuluara me tela, pompa vakumi, lazër, pasqyra, kuti metalike dhe xhama zmadhues. Andru Ludlou thotë se kjo është diçka e pritshme. “Nuk do ta vëmë që nesër në dorë, natyrisht.”

Por, komjuterat e parë në botë zinin një dhomë të tërë dhe sot disa pajisje komjuterike mund të vihen në kyçin e dorës. Kështu, zoti Ludlou thotë se orët më të sakta do të përmirësojnë sistemin e komunikimit pa kabllo dhe sitemet satelitore në anijet kozmike që do të shërbejë për zbulimin e botëve të tjera.

Mbrapsht në krye Shko poshtë

floroS

Mesazh Tue Jun 30, 2009 11:48 pm nga floroS

Miliarderi i çuditshëm

Kamprad lindi në vitin 1926 në një fermë të quajtur "Elmtaryd" e vendosur pranë fshatit të vogël Aggunnaryd, i cili gjendet në jug të Suedisë. Që në moshë tepër të re, ai mësoi se duke blerë shkrepëse me shumicë nga Stokholmi dhe duke i shitur me çmime të arsyeshëm, mund të nxirreshin fitime mjaft të kënaqshme. Fillimisht, ai përdorte një biçikletë për të shitur derë më derë këto shkrepëse. Nisi t‘i riinvestonte paratë e fituara, duke përfshirë në aktivitetin e tij shitjen e peshkut, farërave, zbukurimeve të Krishtlindjeve dhe lapsave e stilolapsave, zgjerim që i solli fitime të habitshëm. Kur mbushi 17 vjeç, i ati i dha një sasi të konsiderueshme parash si shpërblim për rezultatet e mirë që kishte arritur në shkollë. Ishte pikërisht sasia e parave që i mundësoi ngritjen në këmbë të asaj që më pas do të bëhej një ndër gjigantët më të mëdhenj botërorë, pasi pikërisht me ato para ai themeloi IKEA-n. Për të emërtuar kompaninë ai përdori inicialet e emrit dhe mbiemrit të tij (I.K) plus germat e para të Elmtaryd dhe Aggunnaryd, ferma dhe fshati pranë të cilit lindi e u rrit. Vazhdoi ta zgjeronte aktivitetin duke përfshirë në të një seri asortimentesh të tjerë si portofola, ora, argjendari e çorape. Ishte diçka që mund të quhet blerje me postë dhe Kamprad përdorte kamionin e shpërndarjes së qumështit për t‘u dërguar mallrat blerësve të ndryshëm. Strategjia e shitjes derë më derë rezultoi aq fitimprurëse sa në vitin 1947 ai vendosi të fuste mobilimin në linjat e prodhimit të IKEA-s. Për të prodhuar mobiliet, ai angazhoi punishtet lokale, gjë që i jepte mundësinë të ruante kosto shumë të ulëta në krahasim me prodhuesit e tjerë. Biznesi i prodhimit të orendive rezultoi një gjetje e jashtëzakonshme, gjë që e bëri Kampradin që në vitin 1951 të hiqte dorë nga të gjitha linjat e tjera të prodhimit dhe të përqendrohej te prodhimi dhe shpërndarja e mobilieve. Në vitin 1953, ai hapi edhe sallën e parë të ekspozimit të orendive, e cila u jepte blerësve mundësinë t‘i shihnin, t‘i preknin, t‘i provonin, duke u siguruar kështu që më parë për cilësinë e produktit që do të blinin. Qëllimi tjetër i hapjes së ekspozitës ishte edhe përfshirja e IKEA-s në një luftë çmimesh me konkurrentët e tjerë, gjë që solli si rezultat bojkotimin e saj nga prodhuesit lokalë. Ishte pikërisht ky bojkot që e detyroi Kampradin në vitin 1955 t‘i hidhte sytë drejt vendeve të tjera për të gjetur prodhues më pak të kushtueshëm. Në vitin 1956, ideja e një të punësuari për t‘i prodhuar këmbët e tavolinave në mënyrë të atillë që të mund të montoheshin nga vetë njerëzit, gjë që e bënte transportin e këtyre të fundit tejet të lehtë, revolucionarizoi rrënjësisht gjithë IKEA-n. Kjo ide i dha jetë nisjes së prodhimit të orendive të vetëmontueshme, të cilat për shkak të paketimit të tyre nëpër kuti të sheshta e uniforme, krijonin lehtësi të paimagjinueshme magazinimi e transporti.

I pashkolluar, me një të shkuar alkooliste dhe me kontakte të afërta me partinë naziste. Pasuria përrallore që ka vënë mënjanë nuk e ka bërë aspak të heqë dorë nga mania për të kursyer kudo që i jepet mundësia. Ha në zyrën e kompanisë për të mos shpenzuar para nëpër restorante, udhëton në klasin ekonomik dhe deri pak më parë lëvizte me një "Volvo" shumë të vjetër. U kërkon vartësve të shfrytëzojnë të dyja anët e letrës për të mbajtur shënime. Në hotele nuk përdor pijet e minibarit të dhomës, thuhet se ndonjëherë që e bën këtë, e zëvendëson me një tjetër të blerë në ndonjë supermarket aty pranë.

Mbrapsht në krye Shko poshtë

floroS

Mesazh Tue Jun 30, 2009 11:48 pm nga floroS

Hungari, polici i trafikut ndal policin që ndiqte hajdutin

Një garë më makina në Hungari përfundoi me arrestime. Gara nuk ishte për qejf, por një skuadër policie po ndiqte një hajdut të dyshuar. Inspektori Zsolt Gyepes, shefi i policisë në Kalosca, në Hungarinë jugore dalloi hajdutin që futej në makinë, por harroi të ndezë sinjalin. Ai ishte në kulmin e ndjekjes kur u diktua nga një polic trafiku se udhëtonte me 60 milje në orë në një zonë ku limiti ishte 30 milje në orë. Makina e vjedhur u largua, por shefi i policisë duhet të ndalej. Polici i trafikut refuzoi ta lejojë të largohet, madje edhe kur e njohu. Polici madje i tha se do të gjobitej për shkak se nuk kishte ndezur sirenën.

Mbrapsht në krye Shko poshtë

floroS

Mesazh Tue Jun 30, 2009 11:48 pm nga floroS

Shputat tepër të mëdha për automjet

Një gjerman ka fituar dëmshpërblim të ndershëm pasi që ka paditur Volvon, i cili, siç vlerëson gjykata, nuk ka menduar për njerëzit me shputa të mëdha gjatë përpunimit të Volvos së re C70, prandaj për këtë është dashur të paguajë.

Prodhuesi suedez i automjeteve Volvo duhet të paguajë dëmshpërblim një mashkulli i cili pohon se shputat e tij janë tepër të mëdha për të mundur të përdorë si duhet pedalin e gazit në automjetin e tij të ri.

Gjykatësi në qytetin gjerman Wiesloch ka vendosur që Volvo është dashur të mendojë edhe për njerëzit me shputa të mëdha të këmbës. Në fakt, Michael Herzog i cili ka fituar dëmshpërblimin mban numrin e këpucëve 46, që nuk është edhe ndonjë madhësi jashtëserike.

Michael Herzog i ka dorëzuar ankesën gjyqit në të cilën thuhet se hapësira rreth pedalit të gazit në Volvon C70 kupe është tepër e ngushtë për shputat e tij.

Gjykata ka vendosur që shputat e tij nuk janë anormale të mëdha dhe se shpërndarësi i automjeteve të Volvos i ka borxh t’i paguajë atij pesë për qind të vlerës së automjetit.

Nën mbikëqyrjen e gjyqit Herzog ka marrë prapa 1.720 euro për të blerë këpucë speciale me të cilat mund të vozis automjetin e tij normalisht.

Mbrapsht në krye Shko poshtë

floroS

Mesazh Tue Jun 30, 2009 11:49 pm nga floroS

Vajza trevjeçare "vozit" automjetin

Policia në Bullgari është duke hulumtuar se si një vajzë trevjeçare arriti të "vozis" automjetin e babait të saj rreth 800 metra nëpërmes një trafiku të ngarkuar.
Karolina Gjursel ka hipur në ulësen e vozitësit të automjetit automatik të babait të 27-vjeçar Gjunai kur ai kishte dalë jashtë një rruge tregu në qytetin Beli Lom të Bullgarisë lindore dhe kishte lënë çelësat në makinë.

Bija e tij e ka ndezur motorin, e ka vendosur këmbën e saj në pedalin e gazit dhe ka vozitur derisa në makinë ishin edhe kushërinjtë e saj katër dhe gjashtë vjeç.

Ajo ka vazhduar të vozis për rreth 800 metra para se të futet me forcë në një lum prej të cilit të tre fëmijët janë nxjerrë pa ndonjë lëndim nga kalimtarët e rastit të cilët kishin parë se çfarë po ngjante. Askush tjetër nuk është lënduar gjatë këtij incidenti.

Një zëdhënës i policisë ka thënë: "Ka qenë totalisht e papërgjegjshme për një prind të lë fëmijët në një automjet me çelësa në vendin për ndezje dhe është shkak për brengosje se një fëmijë aq i vogël ka dalë të dijë jo vetëm të nis një automjet por edhe deri diku ta vozis atë".

Mbrapsht në krye Shko poshtë

floroS

Mesazh Tue Jun 30, 2009 11:49 pm nga floroS

Pas infarktit i rikthehet shikimi i humbur prej 25 vitesh

Një grua e cila ka qenë e verbër në 25 vitet e fundit është zgjuar në spital pas një infarkti dhe ka zbuluar se mund të shihte sërish. Joyce Urch jetonte në errësirë që prej vitit 1979 por është habitur pa masë kur shikimi i është rikthyer pasi i ka shpëtuar për mrekulli vdekjes prej infarktit të zemrës. Doktorët nuk kanë mundur ta shpjegojnë se çfarë ka ndodhur por 74 vjeçarja është lumturuar aq shumë saqë e ka konsideruar një gjë të tillë si “mrekulli”. “Kur hapa sytë fillimisht dhe kuptova se mund të shoh unë mund vetëm të thërrisja ‘Mund të shoh, mund të shoh’. Më pas i thashë bashkëshortit tim Eric, ‘Qenke plakur’”, ëhtë shprehur Joyce.

Mbrapsht në krye Shko poshtë

floroS

Mesazh Tue Jun 30, 2009 11:49 pm nga floroS

Hajdutët i zë gjumi ndërsa bastisnin shtëpinë

Dy hajdutë janë arrestuar pasi i kishte zënë gjumi në shtëpinë që po vidhnin pasi kishin boshatisur frigoriferin. Policia i gjeti të dy personat në gjumë të rëndë në divanin e një shtëpie në Malajzi. Dy grabitësit kishin hyrë në shtëpi dhe kishin vjedhur stoli dhe gjëra të tjerë me vlerë përpara se t’i kapte uria. Pasi kanë ngrënë ato që kanë gjetur në frigorifer të dy hajdutët i ka zënë gjumi në divan në sallonin e shtëpisë ku i ka gjetur pronarja. Ajo ka njoftuar menjëherë policinë e cila ka mbërritur në kohë duke zgjuar dhe arrestuar dy hajdutët të cilët i përkisnin moshës rreth 20 vjeç.

Prifti rumun kapet duke luajtur poker në një lokal

Një prift rumun është gjobitur dhe mund t’i hiqet veladoni pasi është kapur duke luajtur poker në një lokal. Vasile Mihaila, 40 vjeç, prift famullitar në fshatin Negoesti është kapur duke luajtur nga policia gjatë një kontrolli rutinë. Prifti dhe dy personat e tjerë që ishin prezentë janë gjobitur me nga rreth 400 dollarë pasi luanin bixhoz ilegalisht në një vend të pautorizuar. Një zëdhënës i policisë u shpreh: “Ishin nëntë persona në tavolinë të cilët po luanin poker por vetëm tre kishin para përpara tyre. Unë ngela i çuditur kur mora vesh se njëri prej tyre ishte prift”. Zyrtarët e Kishës Ortodokse thanë se kanë nisur hetimet e tyre duke shtuar se priftit mund t’i hiqet veladoni.

Burri i rrëmbyer gjetet në shtëpi publike

Një burrë që ishte zhdukur nga shtëpia dhe mendohej se ishte viktimë e një rrëmbimi është shfaqur në një shtëpi publike në Buenos Aires. Burri ishte zhdukur gjatë rrugës së kthimit nga puna në shtëpi dhe nuk ishte shfaqur për një javë, ka bërë të ditur policia. Gruaja e tij i kishte telefonuar policisë e frikësuar se mos dikush e kishte rrëmbyer. Menjëherë policia ka nisur hetimet duke e gjetur kështu të zhdukurin që zbavitej me dy prostituta në një shtëpi publike në qytetin fqinj Rosario. Policia është shprehur se ai gjendej në shtëpinë publike që prej zhdukjes së tij. Tashmë gruaja e tij po përgatit dokumentet për divorc.

Kthehet nga pushimet, gjen një kufomë në shtëpi

Një zvicerian është kthyer në shtëpi nga pushimet dhe sapo ka hyrë brenda është përballur me një kufomë që gjendej në dhomën e ndenjes. Johan Rauber i ka telefonuar policisë menjëherë sapo ka gjetur kufomën akoma të paidentifikuar që dergjej mbi divanin e shtëpisë së tij. “Kur ikën për pushime disa javore gjithmonë e di se kur të kthehesh në shtëpi do zbulosh se mungon diçka por zakonisht bëhet fjalë për ndonjë gjë të vogël. S’e mendoja ndonjëherë se kur të kthehesha nga pushimet do të përballesha me një kufomë”, shprehet Rauber. Një zëdhënës i policisë së Bernës bën të ditur se nuk dihet akoma si ka përfunduar trupi i pajetë në shtëpinë e Rauber.

Pensionistit i kthehet dëgjimi gjatë udhëtimit në mal

Një pensionist i cili kishte humbur dëgjimin prej 15 vitesh ka filluar të dëgjojë sërish gjatë një udhëtimi me teleferik në mal. Derek Glover, 72 vjeç gjendej në një teleferik në një lartësi prej rreth dy mijë metrash kur atij i është krijuar ndjesia sikur ishte goditur nga një “vale e pabesueshme” zhurme. Kështu, Derek Glover ka flakur tutje aparatin që e ndihmonte për të dëgjuar. Ekspertët mjekësorë besojnë se ka qenë ndryshimi i papritur i presionit të ajrit shkaku i kthimit të dëgjimit të tij. “Në fillim kur u ktheva në shtëpi nuk fola fare pasi kisha frikë se humbja e dëgjimit do të kthehej sërish. Por kur një mjeke më vizitoi ajo zbuloi se çdo gjë ishte në rregull”, shprehet Glover.

Emrat më të çuditshëm të fëmijëve

Gazeta britanike “Times” ka publikuar një listë të emrave më të tmerrshëm për fëmijët. Gazeta shkruan se njerëzit e famshëm së fundmi kanë tendencën t’u vendosin fëmijëve emra të çuditshëm. Gweneth Paltrow është një prej atyre që i ka vënë vajzës emrin Apple (mollë), aktorja Keri Russel e ka quajtur vajzën e saj River (lumë) etj. Por disa prej emrave më të tmerrshëm të botuar në një libër janë emrat e botuar nga “Times”

Lista e emrave

United States (SHBA)
Lotta Bacon (Lotta Proshuta)
Hysteria Johnson (Histeria Johnson)
Waitress Seholley (Kamarierja Seholley)
Nail Rambo (Thoi Rambo)
Jump Jump (Kërce Kërce)
Tackle Feigenbutz (Zinxhiri Feigenbutz)
Mustard M.Mustard (Mustarda M. Mustarda)
Jelly Bean Cook (Gatimi Xhelatinë Fasule)
Fat Meat Fields (Lëndinat e Mishit të Trashë)
Geography Bryan (Bryan Gjeografia)
Zero Pie (Byreku Zero)
Cylinder Klinefelter (Cilindri Klinefelter)
Nice Veal (Mish Viçi i Mirë)
Cylclops Walthour (Cikllopët Walthour)
Envy Burger (Hamburgeri Ziliqar)
Cancer Grindstaff (Kancer Grindstaff)
Young Boozer (Pijaneci i Ri)
Dracula Taylor (Drakula Taylor)
__________________

Mbrapsht në krye Shko poshtë

floroS

Mesazh Tue Jun 30, 2009 11:50 pm nga floroS

Belgjikë, zbulohet lulja me e madhe në botë

Eshtë zbuluar në Belgjikë lulja më e madhe në botë. L'amorphophallus titanum, është emri i saj, ajo rritet në pyjet e Indonezisë e Sumatrës. Por edhe pse është një bukuri kaq e rrallë dhe manhitëse ka një defekt shum të madh, ajo mban një erë krejt ndryshe nga çjemi mësuar të ndjejmë nga lulet, mban erën e rëndë të një kafshe të ngordhur.
__________________

Mbrapsht në krye Shko poshtë

floroS

Mesazh Tue Jun 30, 2009 11:50 pm nga floroS

larm demografik në Egjipt, çdo orë lindin 217 fëmijë

Alarm demografik në Egjipt. Të dhënat e fundit tregojnë se çdo orë lindin 217 fëmijë, për një total në rreth 2 milionë bebesh të lindura çdo vit.

Këtë fakt tronditës për planifikimin familjar në vend e ka dhënë vetë sekretari gjenerale e Këshillit Kombëtar të Popullsisë(Npc), duke e bërë publik për mediat.

Sipas tij, me këtë ritëm lindjesh dhe shtimit të popullsisë, në vitin 2058 parashikohet që popullsia të arrijë në rreth 173 milionë banorë.

Parashikimet janë cilësuar dramatike lidhur me gjendjen e popullsisë dhe hapësirën që është në dispozicion të tyre. Pritet të merren masa, qoftë për planifikimin, qoftë edhe në planin infrastrukturor. Sipas llogarive, me këto ritme, njerëzit nuk do të kenë hapësirën e mjaftueshme për të jetuar.

Mbrapsht në krye Shko poshtë

floroS

Mesazh Tue Jun 30, 2009 11:50 pm nga floroS

Evropa përgatit anijen e vetë kozmike

Me raketat e tipit Ariane ata mund të transportojnë satelitë në hapësirë. Makine e fundit kozmike për furnizim 'ATV' e cila këtë javë pritet t'i bashkangjitet stacionit kozmik përbën një hap të madh përpara për evropianët. Përmes këtij mjeti transportues astronautët mund të furnizohen me ushqime, ujë të pijshëm si dhe pjesë rezervë për stacionin e tyre. Kthimin e gjërave të ndryshme apo të njerëzve sërish në tokë - evropianët nuk mund ta bëjnë ende. Megjithatë shkencëtarë nga qendra gjermane për fluturime kozmike po punojnë në këtë drejtim. SHEFEX quhet projekti në të cilin po punojnë aktualisht.

Transportuesi kozmik i të ardhmes do të ketë kënde shumë të mprehta. Në një model, hulumtuesit gjermanë po testojnë se sa të larta janë nxehtësia dhe presioni gjatë një fluturimi gjashtë herë më të shpejtë se shpejtësia e zërit. Për këtë modeli është pajisur me senzorë shumë të ndjeshëm dhe do të testohet në një kanal me erë të fuqishme. Kthimi për në tokë është i vështirë për secilën anije kozmike. Gjatë kthimit në atmosferë, pjesa e jashtme arrin një temperaturë deri në 1600 Gradë. Pa një mbrojtëse nxehtësie pjesa e jashtme do të shuhej tërësisht. Këtë përpiqen ta evitojnë shkencëtarët gjermanë. Makina e re kozmike do të ketë një formë me kënde shumë të mprehta. Ndoshta kjo formë nuk është e zakonshme por sipas mendimit të Dr. Klaus Hannemann-it nga Qendra gjermane për fluturime kozmike në Göttingen: 'Përparësia qëndron në atë se nuk ka nevojë të bëhen struktura shumë të ndërlikuara siç ështa rasti tek sistemet e zakonshme. Tani e tëra mund të ndërtohet me pllaka të thjeshta të cilat janë relativisht të thjeshta për tu përgatitur. Ato pastaj prehen në formën e nevojshme'.

Mbrojtësa e nxehtësisë e një anije kozmike amerikane ka 25 mijë pllaka të ndryshme. Kontrollimi dhe në rast nevoje edhe ndërrimi i tyre pas çdo fuluturimi merr shumë kohë. Dhe kjo kushton shumë para. Dizajni gjerman përmes së cilit kursehet si koha ashtu dhe paratë bëhet i mundshëm me përdorimin e materialieve të reja. Qeramika speciale të cilat janë zhvilluar nga shkencëtar gjerman. Ato janë më të forta sesa pllakat mbrojtëse të nxehtësisë të NASA-s amerikane. Dhe ato i përballojnë tempraturave më të larta. Me një model të ri është testuar në praktikë shkalla mbrojtëse e nxehtësisë.

Sidoqoftë do të nevojiten edhe shumë vite apo dekada derisa një anije e tillë kozmike do të niset me njerëz për në kozmos.

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mesazh  nga Sponsored content

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Faqja 8 e 9 Previous  1, 2, 3, 4, 5, 6, 7, 8, 9  Next

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi