Ora është Thu May 09, 2024 2:17 pm

Kuriozitete

 :: News.... :: Kuriozitete

  • Temat
  • 11052009
    Londër, 27 tetor MIA - Në Angli janë lindur binjakët Lejtoni dhe Kejdoni prej të cilëve njëri ka ngjyrë të bardhë të lëkurës ndërsa tjetri të zezë që sipas mjekëve, ndodh një herë në një milion raste kur prindërit kanë ngjyrë të ndryshme të lëkurës.

    "Pas lindjes ishin të njejtë, ndërsa pastaj prej ditës në ditë filloi të ndryshohet ngjyrën e lekurës së tyre. Ndonjëherë e gjithë kjo është qesharake, sepse njërëzit nuk besojnë se bëhet fjalë për binjakë të cilët kanë prindër të njejtë", deklaroi e ëma e tyre 27 vjeçarja Keri Riçardson.

    Kejdoni e ka trashëguar gjenin...

    nga floroS - Komentet: 61 - Shikime: 3697
  • 03052009
    Ketu mund te lexoni kuriozitete te ndryshme :


    1 Sikur uji i deteve te kthehej ne kripe
    Sikur nga te gjithe ujerat e deteve dhe oqeaneve te nxirrej kripa,me te do te mbulohej gjithe siperfaqja e tokes sone me nje shtrese prej rreth 130 metrash.
    --------------------------------------------------------------------------------
    2 2 Prejardhja e emrit "tenis"
    Fjala tenis eshte shkruar ne anglisht dhe anglezet e kane marre nga frengjishtja.Kur fillonte loja dhe njeri gjuante me rrakete para se topi te hidhej i thoshte kundershtarit:"tenez" qe do...

    nga floroS - Komentet: 216 - Shikime: 11706
  • 27092009
    Kuriozitete F.0927121613117_m
    Më 1 tetor pëllumbat në kryeqytetin kinez nuk guxojnë të janë jashtë kafazeve të tyre në mënyrë që të mos pengojnë shënimin e 60-vjetorit të regjimit komunist, shkruajnë mediat botërore.

    Mbi 30.000 shtëpi në Pekin të cilat kultivojnë mbi një milion pëllumba kanë pranuar njoftimin nga shërbimet e shtetit se shpezëve të tyre u ndalohet fluturimi deri më 2 tetor. Në të kundërtën, ata janë kërcënuar me gjoba me para ose me dorëzimin e shpezëve të tyre tek shërbimet veterinare.

    Revista e parë ushtarake...

    nga floroS - Komentet: 0 - Shikime: 922
  • 27092009
    Kuriozitete F.0926123740692_m
    Studentja kineze shet veten për 24.000 dollarë, sa edhe nevojiten për të shpëtuar mikeshën e saj nga fakulteti.

    Njëzetedyvjeçarja Dan Dan, e cila studion në universitetin në Dezhou, të provincës Shandong, ka vendosur që të martohet menjëherë me atë që jep këtë shumë. Ofertën e vet e ka publikuar në internet.

    Mikeshës së saj Zhang Yuemei i është diagnostifikuar encefalitisi, që është sëmundje e trurit dhe palcës kurrizore.

    Ajo nuk ka para për shërimin i cili i nevojitet, derisa pa të...

    nga floroS - Komentet: 0 - Shikime: 651
  • 27092009
    Kuriozitete F.0925124012730_m
    Një shtatzënë amerikane nga Arkansasi është habitur kur ka shkuar në kontroll rutinor dhe ka kuptuar se ka mbetur shtatzënë edhe një herë.

    Julia Grovenburg tani në bark ka dy fetuse, edhe pse foshnjat nuk janë binjakë. Mjekët thonë se ajo ka mbetur dy herë shtatzënë, dhe se fëmija i parë është ngjizur dy javë e gjysmë para të dytit.

    A është kjo me të vërtetë e mundur? Doktoresha Karen Boyle, kirurge në qendrën mjekësore “Greater Baltimore”, për një emision të televizionit kombëtar amerikan...

    nga floroS - Komentet: 0 - Shikime: 631
  • 27092009
    Kuriozitete F.0925120529153_m
    Një vozitës gjerman ka prishur kamionin e tij derisa po voziste nëpër Suedinë perëndimore. Policisë i ka pranuar se gjatë vozitjes po masturbonte, dhe se ishte i droguar.

    Pasi që nuk ka arritur të vetëkënaqet deri në fund, ai ka vazhduar me atë “punë” edhe derisa policia po e merrte në pyetje.

    “Ai po luante me vetveten në vend se të përqendrohej në rrugë. Ka masturbuar edhe derisa policia po e merrte në pyetje”, u ka thënë gjykatësja Åsa Askenbäck gazetarëve.

    Kamioni...

    nga floroS - Komentet: 0 - Shikime: 622
  • 27092009
    ...

    nga floroS - Komentet: 0 - Shikime: 742
  • 27092009
    Kuriozitete F.0924234309967_m
    Modeli i Kullës së Ajfelit 365 centimetra i lartë, në tërësi i punuar nga çokolata, sot ka bërë shumë kalimtarë të rastit që t’u shkoj lëngu gojës.

    Kulla e çokolatës është parë në stacionin hekurudhor St. Pancras në Londër para se është transferuar për në kryeqytetin francez.

    Edhe pse të tubuarit kanë shpresuar se do të grabisin ndonjë copë çokolate, nuk kanë pasur edhe aq fat. Kulla e ëmbël e Ajfelit ka qenë aty vetëm “për t’i kullotur sytë”. Kështu, kulla gjatë disa javëve...

    nga floroS - Komentet: 0 - Shikime: 1022
  • 27092009
    Kuriozitete Colin
    Instaluesi 29-vjeçar i ujit Colin Furze për dy muaj rresht ka punuar në motoçikletën më të gjatë në botë për të thyer rekordin.

    Motoçikleta e tij 14-metërshe arrin shpejtësinë prej 50 kilometrash në orë, dhe atë e ka punuar nga dy skuterë të modelit Honda Sky të cilët i ka lidhur me alumin.

    “Është mjaftë e rëndë prandaj është vështirë të kontrollohet, derisa për t’u kthyer ju nevojitet gjashtë shirita të rrugës”, ka thënë Furze nga Connecticut në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
    E...

    nga floroS - Komentet: 0 - Shikime: 596
  • 27092009
    Kuriozitete F.0924112405443_m
    Dy vëllezër të cilit ishin ndarë gjatë lindjes janë ribashkuar kur të dytë kanë përfunduar të punojnë në të njëjtën kompani për largimin e orendive shtëpiake.

    Kolegët pyesnin nëse 36-vjeçari Gary Nisbet dhe 35-vjeçari Randy Joubert ishin vëllezër, pasi që ata i ngjanin shumë njëri-tjetrit.

    Që të dy ishin dhënë për adoptim si foshnje, ata më pas ndoqën shkollat e mesme rivale dhe jetuan në qytetet fqinjë në bregun e shtetit amerikan Maine.

    Rrugët e tyre u ribashkuan në muajin korrik kur...

    nga floroS - Komentet: 0 - Shikime: 591
  • 30042009
    Jared Jones është një student nga Arkansas. Dy mbrëmje më parë, në sallën e madhe të Chat Show, (një show amerikan televiziv mjaft i suksesshëm), ai ka nxjerrë sytë e tij, tamam sikur t'i kishte gogla, duke lënë të shtangur të gjithë ata që e panë.

    Moderatori ishte duke kërkuar në sallë për njerëz që kishin talente të pazbuluara dhe ndërsa disa kishin ngritur duart, sytë e moderatorit shtangën para Jones. Të gjithë të pranishmit në sallë, por dhe ata që e panë nëpërmjet ekranit, u tronditën kur panë sytë e tij të dilnin vendit, njësoj siç ndodh tek personazhet e filmave vizatimorë.

    nga floroS - Komentet: 1 - Shikime: 607
  • 24092009
    Telefonata falas ne TwitterKuriozitete 1253215456-twiter-falas-celRruget e mikro-komunikimit jane te pafundme! Pas mesazheve me 140 karaktere mberrijne edhe telefonatat falas jo me te gjata se 2 minuta.
    Kete mundesi ta jep Twitter, rrjeti social, qe prej sot i shton funksionalitetit te vet edhe mundesine e telefonatave falas me nje "friend" qe ishte pjesetar i blogut. Per momentin telefonatat funksionojne vetem per ata qe jetojne ne Amerike....

    nga donbeco - Komentet: 0 - Shikime: 800
  • 03072009
    Kuriozitete F.0702223215707_m
    Një plakë nga qyteti i Zurichut ka thirrur të enjten në mëngjes zjarrfikësit dhe policinë për ta shuar zjarrin i cili kishte “shpërthyer” nga televizori i saj.

    Megjithatë, në shtëpinë e saj nuk ka pasur as tym e as zjarr. Me të arritur ata e kanë kuptuar se bashkëvendësja e tyre kishte qenë duke e shikuar një kanal televiziv i cili vazhdimisht transmetonte incizimin e një zjarri në oxhak.

    "Zjarri është shuar me shtypjen e butonit”, ka theksuar policia në deklaratën e tyre...

    nga floroS - Komentet: 0 - Shikime: 590
  • 03072009
    Kuriozitete F.0702142409852_m
    Vogëlushi, Alfie Oliver, që është vetëm një vjeç, ka lindur në korrikun e vitit që shkoi me një keqformim në zemër. Për këtë, ai ka nevojë të vazhdueshme për trajtime mjekësore, për të mbijetuar: ia detyron veçanërisht jetën e tij, një ilaçi shumë të veçantë. Derisa zemra e tij nuk vuan dhe qarkullimi nuk ka probleme, Alfie duhet të marrë gjashtë doza viagrash në ditë.

    Ngjarja e publikuar nga tabloidët britanikë, duket si e pamundur, por është krejt e vërtetë.

    Fëmija iu nënshtrua operacionit të...

    nga floroS - Komentet: 0 - Shikime: 752
  • 03072009
    Kuriozitete F.0702114218259_m
    Ekuipazhi i kompanisë ajrore nga Zelanda e re në fushatën e re të marketingut ka dëshmuar se nuk ka çfarë të fsheh: në reklamën televizive stjuardesat dhe të gjithë anëtarët e ekuipazhit shërbejnë pasagjerët të zhveshur, e nëpër trup u janë pikturuar uniformat.

    Në reklamën televizive të “Air New Zealand”, klientët të cilët shërbehen nga stjuardesat tërheqëse lakuriqe, me piktura në trup, fillimisht habiten, e më pas shfaqen të lumtur. Më pas fillon edhe slogani “Ajo që shihni, është ajo...

    nga floroS - Komentet: 0 - Shikime: 699
  • 03072009
    Kuriozitete F.0702110556822_m
    Dy plaçkitës të cilët kishin vjedhur një pompë benzine në shtetin amerikan New York ndoshta do të kishin arritur t’i ikin policisë po që se paraprakisht do të ishin kujtuar të furnizohen mirë me benzinë.

    Policia ka njoftuar se ka arrestuar 29-vjeçarin Lonnie Meckwood dhe 51-vjeçarin Phillip Weeks të cilët në arratisje e sipër kishin mbetur pa benzinë. Ata janë akuzuar se nën kërcënim me thikë kanë tentuar të plaçkitin shitësin e një pemëshitëseje në qytetin Kirkwood. Shitësi nuk është lënduar.

    nga floroS - Komentet: 0 - Shikime: 724
  • 03072009
    Kuriozitete F.0701134651680_m
    Kur 23-vjeçari Gregory McCallum ka hyrë me dhunë në shtëpinë e fqinjit, 72-vjeçarit Frank Corti, me qëllim që me thikë ta zgjidh zënkën afatgjate të cilën ata dy e kishin në mes veti, nuk e kanë befasuar pak dy kroshe të cilat ia ka dhënë fytyrës plaku.

    Corti, në fakt, ish kampioni junior i boksit, duket se nuk ende nuk i ka harruat lëvizjet e vjetra prandaj i riu McCallum pas ndeshjes me pensionistin e fuqishëm është dukur “sikur ta kishte shkel kerri”.

    Plaku ishte në shtëpi me gruan...

    nga floroS - Komentet: 0 - Shikime: 544
  • 03072009
    Kuriozitete F.0701111102626_m
    Një klinikë nga qyteti Västerås në Suedinë qendrore është paditur për sterilizimin e pacientit të gabuar.

    Sipas të dhënave nga padia e ngritur në Bordin kombëtar për shëndetësi dhe mirëqenie, pacientit i cili më 22 qershor ka ardhur për të bërë biopsinë e prostatës gabimisht i është vazektomia. Ndryshe, sterilizimi tek meshkujt apo vazektomia është një intervenim që i mbyll tubat mashkullore që bartin spermatozoidet në organin gjenital mashkullor.

    Në fakt, mjekët kanë “harruar” të vërtetojnë...

    nga floroS - Komentet: 0 - Shikime: 1022
  • 03072009
    Kuriozitete F.0701102439690_m
    Festivali tradicional i verës i cili mbahet në qytetin Haro në veri të Spanjës çdo vit kalon me beteja që nuk kursejnë aspak, me ç’rast pjesëmarrësit zbrazin verë nga revolet e ujit, bocave dhe pajisjeve tjera.

    Rreth 40.000 litra verë janë derdhur në Haro në festivalin tradicional të verës dhe betejës i cili çdo vit mbahet më 29 qershor, në ditën e mbrojtësit të tyre Shën Pjetrit.

    Njerëzit tubohen në mëngjes, të veshur në bluza të bardha dhe të armatosur me boca, kova, pajisje të ndryshme...

    nga floroS - Komentet: 0 - Shikime: 619
  • 03072009
    Kuriozitete F.0630160404557_m
    Pronarët e dyqaneve në Poloni i kanë inatosur punëkërkuesit duke ngulur këmbë se ata do të punësojnë vetëm Dëshmitarët e Jehovait.

    Shefat e dyqaneve të rrobave “Occasion” në qytetin Lodz thonë se ata kanë më pak vjedhin gjësende dhe para, gjithmonë dalin në punë me kohë dhe punojnë shumë.

    "Janë të ndershëm, të besueshëm dhe punëtorë të mëdhenj", ka thënë një zëdhënës i zinxhirit të dyqaneve.

    Por dyqanet, partnere të kompanisë Tesco, është kritikuar nga ekspertët...

    nga floroS - Komentet: 0 - Shikime: 578
  • 03072009
    Kuriozitete F.0630123203550_m
    ekskursionin
    Një nxënës i shkollës së mesme nga Wisconsin ka lëshuar mundësinë të shkoj në një ekskursion në shtetin e Perusë, pasi që qeni ia ka dëmtuar një pjesë të pasaportës.

    Aeroporti O’Hare i Çikagos ka pranuar pasaportën e përtypur të 17-vjeçarit John Meier, por autoritetet në Majami kanë refuzuar të lejojnë tinejxherin të ngjitet në aeroplanin për Peru.

    Qeni e tij njëvjeçar ia kishte përtypur një skaj të pasaportës së Meierit prandaj numrat nuk mund të dalloheshin. Nxënësi i...

    nga floroS - Komentet: 0 - Shikime: 588
  • 03072009
    Kuriozitete F.0630113955790_m
    Shoqata bamirëse në Riad, në kryeqytetin e Arabisë Saudite, ka zbuluar një mënyrë inovative të motivimit të rinjve për të lënë duhanin. Në fakt, fatlumit të zgjedhur i cili lë këtë ves të keq i ofrohen shpenzimet pa pagesë për martesë.

    Qindra meshkuj në Riad janë nxitur nga iniciativa për lënien e duhanit, madje janë kyçur edhe shumë joduhanpirës të cilët kanë filluar me vesin e padëshiruar vetëm që të mund të përfshihen në garën për martesë pa pagesë.

    Shoqata e udhëheq fushatën nën moton “Lënia...

    nga floroS - Komentet: 0 - Shikime: 561
  • 03072009
    Kuriozitete F.0630100412789_m
    Kompania e lirë ajrore kineze Spring Airlines ka bërë kërkesë që t’i mundësohet të shes bileta për qëndrim në këmbë. Pasagjerët do të paguanin më pak për qëndrim në mes rreshtave te aeroplanit.

    Presidenti i kompanisë Wang Zhenghua do t’i vendos biletat në shitje në momentin që qeveria ta miratojë kërkesën e tij. Pasi që tek kjo ide ka ardhur zëvendëskryeministri Zhang Dejiang, ai është i sigurt që kërkesa do të miratohet.

    “Ka rekomanduar që pasagjerët, për çmim më të ulët, të...

    nga floroS - Komentet: 0 - Shikime: 729
  • 03072009
    Kuriozitete F.0629124354642_m
    Një prifti italian i është marrë leja e vozitjes sepse po voziste në gjendje të dehur, derisa është arsyetuar se brenda një dite të vetme ka qenë i detyruar të mbajë katër mesha dhe se në secilin prej tyre është dashur të pijë nga një kupë verë.

    Prifti 41-vjeçar, me prejardhje nga Bologna, është ndaluar në autostradën Milano-Torino. Kishte 0.8 gramë të alkoolit për litër të gjakut, derisa vetëm masa 0.5 gramë për litër është e lejuar, shkruan agjencia italiane e lajmeve Ansa.

    Gjykatësit do t’i...

    nga floroS - Komentet: 0 - Shikime: 823
  • 03072009
    Kuriozitete F.0629122146882_m
    Artistja hulumton prapanicat femërore
    Një artiste e njohur nga Uellsi ka fituar 33.000 dollarë për të krijuar kallëpe gipsi të prapanicave të femrave në mënyrë që të hulumtoj qëndrimet e kulturave të ndryshme ndaj formave të trupit femëror.

    Sue Williams nga Swanse në Uells do të përdorë paratë të cilat i ka pranuar nga Këshilli artistik i Uellsit për të përpunuar një varg kallëpesh gipsi të prapanicave të femrave, duke filluar nga ajo e saj. Qëllimi i projektit të saj është të hulumtojë fetishizmin e...

    nga floroS - Komentet: 0 - Shikime: 912
  • 03072009
    Kuriozitete F.0629105647358_m
    Vajza e vogël gjeniale nga India faqen e parë të internetit e ka dizajnuar kur i ka pasur vetëm tetë vjet. Pas kësaj nuk ka mundur të ndalet. Për punën e saj tanimë ka pranuar 26 shpërblime.

    Kur i kishte vetëm tetë vjet, tani nëntëvjeçarja indiane Sreelakshmi Suresh, kishte dizajnuar faqen zyrtare të internetit të shkollës së saj. Një vit më pas vajza e vogël është bërë drejtoresha më e re ekzekutive e ndonjë kompanie teknologjike në botë.

    Vajza thotë se dizajnimi i faqeve të internetit për të...

    nga floroS - Komentet: 0 - Shikime: 564
  • 03072009
    Kuriozitete F.0628200615295_m
    Mbretëresha britanike, Elizabeth II, ka gjetur një mënyrë të re për të fituar para. Ajo ia ka dhënë me qira një pjesë të madhe të pyllit në Swinley, jo larg Pallatit Windsor, kompanisë filmike Warner Bros, e cila në atë zonë do ta xhirojë filmin e ri për magjistarin e vogël Harry Potter.

    Gjatë dy muajve të ardhshëm, të gjitha yjet e filmit për djaloshin magjistar përfshirë këtu edhe vetë Potterin, respektivisht aktorin Daniel Radcliffe, do të marrin pjesë në xhirimin e filmit, që është vazhdim i filmave të...

    nga floroS - Komentet: 0 - Shikime: 770
  • 03072009
    Kuriozitete F.0628152945478_m
    Amerikani Clyde Persley, i cili ka mbajtur tre punë të ndryshme për ta ushqyer familjen e tij, ka fituar çmimin kryesor të lotos, në Kaliforni – me vlerë prej 39 milionë dollarë.

    Persley (49-vjeç), që është i martuar dhe ka një vajzë katërvjeçare, do të marrë pjesën e parave prej 16 milionë dollarësh gjatë katër deri në gjashtë javë të ardhshme, ka thënë një zëdhënës i Lotarisë së Kalifornisë.

    Siç thuhet në njoftim, Persley ka punuar në një makinë për prodhimin e ëmbëlsirave, pastaj si vozitës...

    nga floroS - Komentet: 0 - Shikime: 822
  • 03072009
    Kuriozitete F.0627201449168_m
    Qentë hanë çdo gjë, mirëpo Toby, i cili jeton në kampin ushtarak Bastion, në Afganistan, bashkë me ushtrinë britanike, duhet të ketë kujdes së çfarë ha, sepse disa gjësende në tokë mund të jenë shumë të rrezikshme.

    Toby, javën e kaluar ka gëlltitur një gjësend, për të cilin ekspertët mendojnë se bëhet fjalë për eksploziv, bën të ditur Daily Mail.

    Pasi ka gëlltitur një substancë toksike, derisa ishte duke nuhatur bombat-dore të punuara nga militantët talibanë, qeni është hospitalizuar.

    nga floroS - Komentet: 0 - Shikime: 726
  • 03072009
    Kuriozitete F.0627194836412_m
    Një pronar i një pub-i në Wiltshire, ka ridizajnuar kulmin e veturës së tij Morris Traveller – duke e mbuluar atë me një çati kashte.

    Jim Goodland, tashmë me krenari e vozit veturën pranë lokalit të tij, The King’s Head, në afërsi të Salisburyt.

    Vetura është një gjendje solide, ndërsa Goodland pranon se çatia, të cilën ia ka vënë, mund të mos ketë qenë ide më e mirë për shkak të shpenzimit më të madh të derivateve.

    Morris Minor, është prodhuar për herë të parë në Londër,...

    nga floroS - Komentet: 0 - Shikime: 558
  • 03072009
    Kuriozitete F.0626132657734_m
    Forcat indiane të sigurisë së shpejti do të munden që në demonstrues të hedhin granata të mbushura me pluhur të specave të djegës në vend se t’i gjuajnë ata me gaz lotsjellës apo me ndonjë shpërthyes tjetër, ka paralajmëruar të premten një zyrtar qeveritar i vendit.

    "Pluhuri i specit të djegës në granata përkohësisht do të paaftësojë njerëzit, por nuk do t’i mbys", ka thënë për agjencinë e lajmeve France Press Suranjan Pal nga ministria indiane e mbrojtjes.

    Ekspertët ushtarakë...

    nga floroS - Komentet: 0 - Shikime: 653
  • 27062009
    Kuriozitete F.0624134512769_m
    Nepalezi vetëm 60 centimetra i lartë Khagendra Thapa Magar pret njohjen nga Libri i Rekordeve Guinness që të merr titullin e njeriut më të shkurtër në botë nga rekorderi kinez He Ping Ping i cili ka 73 metra lartësi.

    “Buda i Vogël”, siç e quajnë në fshatin e tij të lindjes, Khagendra në muajin tetor do të mbush 18 vjet dhe atëherë do të mund të merr vendin e tij të merituar në mesin e rekorderëve. Me peshë prej vetëm kilogramë e gjysmë, në vendin e tij është njeri shumë me famë e madje edhe politikanët...

    nga amir - Komentet: 0 - Shikime: 651
  • 27062009
    Kuriozitete F.0625124026538_m
    Presidenti zambian ka organizuar konferencë për shtyp në kopshtin e pallatit të tij, është rehatuar nën një pemë dhe tamam sa ia ka filluar të flas para pyetjeve të gazetarëve “nga lartësia” e ka urinuar një majmun.

    "Mi ka lagur rrobat”, ka thënë me qetësi Banda, derisa po shikonte kafshën se si po luante në pemë, pikërisht mbi tavolinën e tij.

    "Kjo sigurisht do të jetë ndonjë shenjë fati", ka shtuar presidenti në praninë e gazetarëve dhe diplomatëve të cilët ia...

    nga amir - Komentet: 0 - Shikime: 592
  • 27062009
    Kuriozitete F.0625135113760_m
    Dy bretkosa janë martuar në perëndim të Indisë në ceremoninë tradicionale me të cilën thirret sezoni i shirave monsune të cilat këtë vit janë vonuar, shkruajnë mediat botërore.

    Dhjetëra banorë të qytetit Nagputa kanë marrë pjesë fundjavën e fundit në bashkimin e bretkosave Raja e Rani, shkruan gazeta “Times of India”. Nëse mund t’i besohet traditës, martesa e bretkosave në pajtim me traditave e zakoneve lokale i gëzon zotërat e shiut. Në kuadër të kësaj, disa martesa janë bërë në mes bretkosave...

    nga amir - Komentet: 0 - Shikime: 604
  • 27062009
    Kuriozitete F.0625145908390_m
    Një mashkull në Filadelfia ka ndjekur fëmijët nga prona e tij, duke u “lëshuar” zëra nga filma pornografikë.

    Kjo formë skajshmërisht e çuditshme e ndjekjes së mysafirëve të paftuar është vërejtur nga fqinjët e tij, të frikësuar nga britmat e tmerrshme të seksit, të cilat kanë ushtuar në tërë lagjen.

    Amerikani 27-vjeçar Michael Back veçmë ishte ankuar për fëmijët të cilët luanin në hyrjen e shtëpisë së tij, e madje edhe kishte bërë ankesë në polici për zhurmën.

    Kur nuk i kanë...

    nga amir - Komentet: 0 - Shikime: 568
  • 27062009
    Kuriozitete F.0626110844924_m
    Një kinez dyvjeçar është djaloshi më i vogël në botë i cili pi duhan, e krejt kjo “falë” babës së tij i cili personalisht e ka mësuar si ta ndezë cigaren.

    Dyvjeçari Tong Liangliang ka lindur me herni testikulare, e duke marrë parasysh se është tepër i ri për operacion, baba i tij e ka mësuar të pi duhan për t’i përballuar dhimbjet më lehtë.

    Baba nuk ka qenë i vetëdijshëm për vesin që ia ka imponuar djalit të tij, derisa çuni nuk ka filluar të pi çdo ditë e më shumë duhan. Tong...

    nga amir - Komentet: 0 - Shikime: 616
  • 17052009
    Kuriozitete 71953636

    Edhe para hapjes, parku i parë me temë seksi në Kinë, në të cilin do të ekspozohen skulpturat e trupave të zhveshur dhe gjenitaleve të mëdha, ka marrë shumë kritika të ashpra, njofton gazeta China Daily News.

    Parku “Toka e dashurisë” do të duhej të hapej zyrtarisht në muajin tetor në Chongching në jugperëndim të Kinës, por kritikët e saj shpresojnë se kjo nuk do të ndodhë kurrë, shkruan gazeta në botimin e saj në gjuhën angleze.

    Përveç pamjeve të cilat i janë dedikuar historisë së...

    nga floroS - Komentet: 0 - Shikime: 822
  • 16052009
    Vozitësi i një automjeti kabriolet i cili me vete po bartte 23.000 euro ka shkaktuar mbylljen e një autostrade në Gjermani, sepse në një moment paratë kishin filluar të fluturojnë nga automjeti, ka njoftuar policia gjermane.

    I riu 23-vjeçar ishte kishte dalë të mërkurën në autostradë për të provuar një Audi A3 të cilin planifikonte ta blinte me para të thata, derisa paratë gjendeshin në pliko, në ulësen e pasme. Megjithatë, paratë i kishin fluturuar dhe bankënotat kryesisht prej 500 eurosh, kishin filluar të bien si shi në autostradën A2 në afërsi të qytetit të Hannoverit.

    Policia...

    nga floroS - Komentet: 1 - Shikime: 1188
  • 16052009
    Një fshat në Angli me 21 shtëpi, terrenin për kriket dhe pyll është shitur për më shumë se 20 milionë funte, ka njoftuar të enjten një agjenci vendase për patundshmëri.

    Vlera e fshatit piktoresk Linkenholt, në të cilin jetojnë rreth 40 banorë, më herët është vlerësuar të kushtojë në mes të 22 e 25 milionë funte.

    Janë shitur të gjitha shtëpitë dhe tokat e Linkenholt, fshat ky i cili shtrihet në një sipërfaqe prej tetë kilometrave katrorë dhe i cili gjendet rreth 110 kilometra në perëndim të Londrës. Banorëve u është thënë se mund të vazhdojnë të jetojnë në fshatin në të cilin...

    nga floroS - Komentet: 0 - Shikime: 609
  • 16052009
    Zyrtarët publik dhe njerëzit udhëheqës të qytetit belg Ghent një herë në javë do të kanë një ditë pa mish për të dhënë kontributin e tyre për mbrojtjen e mjedisit dhe të fillojnë betejën kundër trashësisë dhe stilit të “sëmurë” të jetesës.

    Duke filluar nga kjo javë, në Ghent do të jetë një ditë e rregullt pa mish, kur zyrtarët e qytetit dhe anëtarët e këshillit të qytetit do të zgjedhin drekën e tyre nga menyja vegjetariane.

    Zyrtarët publik dhe politikanët fillimisht do të heqin dorë nga mishi, derisa shembulli i tyre më pas do të ndiqet nga shkollat me ditën e...

    nga dj-saliu - Komentet: 0 - Shikime: 635
  • 14052009
    Kuriozitete 5e8f83cjn7ksktl6168o

    Norma Stitz pranon se ka probleme të mëdha me njohjen e meshkujve sepse ata pandërprerë i ngulin sytë në gjinjtë e saj gjigant, me peshë prej pothuajse 20 kilogramësh.

    "Kur të njoh një mashkull, kam dëshirë të interesohet për mua, e jo për ‘ci...’ e mia", ka thënë Stitz.

    Gjinjtë e saj, të cilat kanë diametër prej 170 centimetrash, edhe zyrtarisht janë regjistruar në Librin e rekordeve Guinness.

    Me prejardhje nga Atlanta, Norma thotë: "Njerëzit më pyesin...

    nga floroS - Komentet: 0 - Shikime: 979
  • 03052009
    Nente muaj sakrificia dhe vuajte te jashtezakonshme per te fituar tete centimetra gjatesi.

    Ky eshte cmimi qe ka paguar Hajnal Ban, 31-vjecarja, keshilltare komunale e Logan City, qyteze ne Queensland te Australise, e cila rrefen se i eshte nenshtruar nje operacioni per zgjatjen e gjymtyreve te poshtme ne Rusi.

    Nderhyrja ndodhi tete vite me pare, po vetem tani Ban ka vendosur qe t'i tregoje te kaluaren e saj njerezve te qytezes ku jeton.

    Operacioni ishte shume i dhimbshem. Fillimisht u thyen kembet ne kater pika dhe vajza qendroi ne spital per muaj te tere, ndersa...

    nga floroS - Komentet: 0 - Shikime: 830
  • 01052009
    Sauna “erotike” vjeneze Goldentime të mërkurën ka paralajmëruar daljen në treg me mbledhjen e parave nga investitorët e interesuar me të cilën gjë do të zgjerojë veprimtarinë e vet përkundër krizës ekonomike botërore.

    Sauna dëshiron të grumbullojë në mes të gjashtë e nëntë milionë eurove me kamatë vjetore prej 10 për qind, derisa në afat prej tri vitesh ka për qëllim të del në bursë, ka njoftuar udhëheqësi i saj Alexander Gerhardinger.

    Shoqëria mëton të hap edhe katër filiale të reja gjatë viteve të ardhshme.

    nga floroS - Komentet: 0 - Shikime: 724
  • 01052009
    Një holandez i moshuar ka tentuar të kontrabandojë gjashtë kilogramë kokainë të fshehur në portokaj, derisa policët italianë, të cilët e kanë zbuluar mashtrimin në aeroport, po mundonte t’i bindte se duhet të marrin sasi të mëdha të vitaminës C.

    Policia në aeroportin e Romës Leonardo Da Vinçi e ka arrestuar pasagjerin 76-vjeçar i cili vinte nga fluturimi prej Buenos Aires, dhe i cili duhej të vazhdonte rrugën për Holandë pas pushimeve të bëra në Argjentinë. Plaku i kishte zbrazur portokajtë nga dhe më pas i kishte mbushur me kokainë.

    Droga në treg do të kushtonte rreth...

    nga floroS - Komentet: 0 - Shikime: 703
  • 01052009
    Policia angleze ka arrestuar një çift i cili po bënte dashuri në livadhin para kështjellës mbretërore në Windsor. Dy të dashuruarit, rreth të tridhjetave, po bënin seks në një pjesë private të parkut derisa mbretëresha Elizabeta II gjendej në rezidencën e saj.

    Ata po bënin dashuri para disa turistëve dhe ushtarëve të cilët po shtyheshin se cili të zë një vend më të mirë për të shikuar. Disa turistë japonezë, të cilët gjithmonë janë “të armatosur” me kamera, i ka incizuar ata për njëzet minuta rresht para se të vinte policia.

    Siç shkruan gazeta londineze “Sun”,...

    nga floroS - Komentet: 0 - Shikime: 644
  • 30042009
    Ishte shtirur si e semure per te qendruar ne Facebook dhe kjo i ka kushtuar punen nje 31-vjecareje nga Zvicra. Vajza punonte per nje kompani te njohur sigurimesh Nationale Suisse.

    Ajo kishte munguar ne pune, duke thene se ishte e semure nga migrena, por punedhenesi ka zbuluar se gruaja navigonte ne Facebook dhe e ka pushuar nga puna. “Kush eshte ne gjendje te qendroje ne Facebook, mund edhe te punoje”, ka qene motivi. Ngjarja ka ndodhur nentorin e kaluar, por eshte bere publike keto dite nga gazeta zvicerane «20 Minuten» ne versionin online.

    Vajza kishte thene...

    nga floroS - Komentet: 0 - Shikime: 597
  • 30042009
    Kulla Eiffel eshte monumenti modern qe ka terhequr me shume vemendje nga turistet, pasi ndaj saj jane drejtuar me shume aparate fotografike se ne ndaj cdo mrekullie tjeter ne planet.

    Nderkohe, Londra eshte qyteti me me shume monumente te pelqyera, pasi kryeqyteti i Anglise ka kater monumente te pelqyera si; Big Ben, Tate Modern, Trafalgar Square dhe London Eye ku vizitoret kane shkrepur shume foto.

    Per sa i perket qytetit me te preferuar ne bote, vendin e pare e mban New York qe ka mposhtur konkurrencen e Londres, Los Angeles. San Francisco e Chikago. Kerkimi eshte bere nga...

    nga floroS - Komentet: 0 - Shikime: 1164
 
 

Përdoruesit që po shfletojnë forumin: Asnjë
Moderatorët

Asnjë

Drejtat e ktij Forumit:

Ju nuk mund të krijoni tema të reja në këtë forum
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Legjenda
  • Mesazhe të reja Mesazhe të reja
  • Mesazhe të reja [ Popular ] Mesazhe të reja [ Popular ]
  • Mesazhe të reja [ Locked ] Mesazhe të reja [ Locked ]
  • Asnjë mesazh i ri Asnjë mesazh i ri
  • Asnjë mesazh i ri [ Popular ] Asnjë mesazh i ri [ Popular ]
  • Asnjë mesazh i ri [ Locked ] Asnjë mesazh i ri [ Locked ]
  • Lajmërim Lajmërim
  • Ngjitës Ngjitës
  • Global announcement Global announcement