Microsoft konfirmon edhe zyrtarisht, Windows 7 këtë vit
Faqja 1 e 1
14052009
Microsoft konfirmon edhe zyrtarisht, Windows 7 këtë vit
Prodhuesi i sistemit operativ Windows u ka dhënë fund spekulimeve nëse Windows 7 do të vjen në treg gjatë këtij apo vitit tjetër. Do të vjen këtë vit.
Microsoft ka njoftuar që Windows 7 të lëshohet në shitje para sezonit të festave të këtij fundviti. Kjo nënkupton se sistemi operativ në shitje me pakicë dhe i parainstaluar nëpër kompjuterë do të mund të paraqitej para muajit nëntor, kur fillon zyrtarisht sezoni i blerjes së festave të fundvitit në Amerikë.
Windows 7 do të duhej që brenda tre muajsh të arrij statusin RTM (release to manufacturing), që do të thotë se atëherë do të fillohet me shitje tek partnerët afaristë të cilët do t’i instalojnë në kompjuterët e gatshëm dhe të fillojnë shumëzimin e disqeve si dhe vendosjen e numrave serik. Periudha RTM zakonisht zgjat tre muaj dhe pas kësaj sistemet operative do të fillojnë të dalin në shitje me pakicë.
Acer, prodhuesi me kalibër botëror i kompjuterëve, ka njoftuar se pret të fillojë më shitjen e sistemit të ri operativ Windows 7 më 23 tetor të këtij viti.
www.microsoft.com
Similar topics
» Microsoft publikon çmimet e Windows 7
» Microsoft shkëput mbështetjen për Windows XP
» Microsoft publikon çmimet e Windows 7
» Edhe 30 celularë me Windows Mobile deri në fund të vitit
» DJ Blunt konfirmon bashkëpunimin me Zanfinën
» Microsoft shkëput mbështetjen për Windows XP
» Microsoft publikon çmimet e Windows 7
» Edhe 30 celularë me Windows Mobile deri në fund të vitit
» DJ Blunt konfirmon bashkëpunimin me Zanfinën
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi