Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Microsoft shkëput mbështetjen për Windows XP

Shko poshtë

12042009

Mesazh 

Microsoft shkëput mbështetjen për Windows XP Empty Microsoft shkëput mbështetjen për Windows XP




Microsoft shkëput mbështetjen për Windows XP F.0410120145268_m
Microsoft shkëput mbështetjen për Windows XP


Kompania
Microsoft është duke u bërë gati edhe për një hap drejt pensionimit të
Windows XP, edhe pse ende bëhet fjalë për produktin e saj më të
shpërndarë.
Javën e ardhshme Microsoft do të duhej të
shkëpus mbështetjen për Windows XP. Kjo nuk do të thotë se do të
ndalojë së përmirësuari lëshimet e sigurisë për këtë sistem operativ.
Vrimat e porsazbuluara Microsoft do t’i arnojë deri në vitin 2014. Do
të shkëputet mbështetja telefonike për zgjidhjen e problemeve me
Windows XP dhe do të ndalohet me shtojcat të cilat përmirësojnë
funksionalitetin e këtij sistemi operativ. Nëse ndonjë shfrytëzues i
madh do të ketë nevojë për shtojca të tilla, do të duhet të nënshkruajë
me Microsoftin për mirëmbajtje dhe të paguaj përpunimin e shtojcave.

Ky hap i Microsoftit është shumë i pazakontë kur merret parasysh se 63
për qind e kompjuterëve në botë shfrytëzojnë pikërisht sistemin
operativ Windows XP. Kompania nga Redmondi arsyetohet me faktin se XP
është mjaft gjatë në treg dhe në të është përmirësuar krejt çfarë është
mundur të bëhet dhe se po punohet në një softuer shumë funksional dhe
të besueshëm.

Duket se Microsoft ka shumë shpresa në sistemin e ri operativ Windows 7
i cili shumë shpejt do të duhej të arrijë në treg dhe të ofrojë
funksionalitet shumë më të mirë në sistemet e dobëta kompjuterike,
përfshirë edhe laptopët.
floroS
floroS
WebMaster
WebMaster

Numri i postimeve : 1981
Age : 30
Location : Milkyway
Registration date : 12/03/2009

http://htttp://youtube.com/floros93

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Share this post on: reddit
- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi