Figo mbyll karrierën
17052009
Figo mbyll karrierën
Pasi është shpallur kampion i Italisë me Interin, legjenda portugeze Luis Figo i ka dhënë fund karrierës së tij si futbollist aktiv.
Lojtari më i mirë në botë në vitin 2001, ka vendosur që t’i japë fund karrierës së tij 20-vjeçare në të njëjtën dikë kur Interi u shpall kampion i Italisë.
“Kjo është hera e parë që shpallem kampion pa luajtur dhe mendoj se është mënyra më e mirë për t’i dhënë fund karrierës”.
“Nuk do të luaj më në asnjë ligë ku luhet niveli i lartë i futbollit dhe nuk do të pranoj ndonjë ofertë, pos nëse vjen nga jashtë Evropës”, ka thënë portugezi.
Gjatë karrierës së tij Figo ka luajtur për skuadrat e mëdha Barcelona dhe Real Madrid. Ka fituar 23 tituj, duke përfshirë edhe titullin e Ligës së Kampionëve në vitin 2002. Figo ka bërë 127 paraqitje për Portugalinë duke arritur në finalen e vitit 2004 të Kampionatit Evropian ku u mposht nga Greqia, ndërsa në vitin 2006 zuri vendin e katërt me përfaqësuesen e tij në Kampionatin Botëror.
Similar topics
» Figo: Ëndrra ime ta shoh Messin tek Inter
» Figo: Inter është klubi im i fundit në Evropë
» Borriello dëshiron ta përfundojë karrierën te Milan
» Lohan: Tabloidet shkatërruan karrierën time
» Owen: United mund ta rindërtojë karrierën time
» Figo: Inter është klubi im i fundit në Evropë
» Borriello dëshiron ta përfundojë karrierën te Milan
» Lohan: Tabloidet shkatërruan karrierën time
» Owen: United mund ta rindërtojë karrierën time
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi