Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Borriello dëshiron ta përfundojë karrierën te Milan

 :: News.... :: Sport

Shko poshtë

18042009

Mesazh 

Borriello dëshiron ta përfundojë karrierën te Milan Empty Borriello dëshiron ta përfundojë karrierën te Milan




Borriello dëshiron ta përfundojë karrierën te Milan F.0418101046793_m
Sulmuesi italian Marco Borriello iu bashkëngjit për herë të
dytë Milanit në vitin 2008 (nga Genoa), mirëpo për fatin e keq të tij
dhe të kuqezinjve, ai ka qëndruar jashtë fushe si pasojë e lëndimeve të
përsëritura duke ia kufizuar mundësinë për të shfaqur kualitet e tij.
Megjithatë,
Borrielo vazhdon të mbetet optimist për t’u rikthyer në fushë
papërfunduar sezoni dhe dëshiron që pjesën e mbetur të karrierës ta
zhvillojë te Milan.

“Po bëj gjithçka që është e mundur që të kthehem pa përfunduar sezoni. Shpresoj të luaj së paku një ose dy ndeshje”.

“Kohëve të fundit tifozët shpesh më janë afruar në rrugë dhe më kanë
pyetur se kur do të kthehem dhe iu them atyre se qëllimi im është që të
kthehem pa përfunduar ky kampionat”.

“Ndërsa objektivi im kryesor është që t’i lë pas vetes këto lëndime dhe
të luaj mirë në vitet e ardhshme dhe ta arrij qëllimin tim të madh: ta
përfundoj karrierën te Milani”, ka thënë Borriello për “Milan Channel”.
floroS
floroS
WebMaster
WebMaster

Numri i postimeve : 1981
Age : 30
Location : Milkyway
Registration date : 12/03/2009

http://htttp://youtube.com/floros93

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Share this post on: reddit
- Similar topics

 :: News.... :: Sport

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi