Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Zarate: Dua të qëndroj te Lacio deri në fund të karrierës

 :: News.... :: Sport

Shko poshtë

28062009

Mesazh 

Zarate: Dua të qëndroj te Lacio deri në fund të karrierës Empty Zarate: Dua të qëndroj te Lacio deri në fund të karrierës




Zarate: Dua të qëndroj te Lacio deri në fund të karrierës Zarate
Futbollisti 22-vjeçar argjentinas në radhët e Lacios, Mauro Zarate, ka bërë të ditur se dëshiron t’i qëndrojë besnik skuadrës së tij deri në mbyllje të karrierës. Zarate kohë më parë ka blerë nga klubi i Katarit, Al Sada, kontratën e tij dhe i është bashkuar Lacios, në të cilën skuadër në edicionin e kaluar ishte njëri nga futbollistët më të mirë.
Ai realizoi 13 gola në Serie A, kurse pati rol të rëndësishëm në fitimin e Kupës së Italisë. “Dua të qëndroj te Lacio deri në përfundim të karrierës. Dëshiroj të përmirësohem edhe më tej së bashku me pjesën tjetër të skuadrës dhe të luftojë për trofetë siç janë titulli i kampionit në Serie A dhe Liga e Kampionëve”, ka pohuar Zarate, duke shtuar: “Kur kam ardhur në Romë në vitin 2008, menjëherë jam ndjerë si në shtëpinë time. Shumë lehtë jam ambientuar në këtë qytet, ngase njerëzit janë të njëjtë si në Argjentinë. Janë shumë të sjellshëm dhe të shoqërueshëm”, ka sqaruar sulmuesi i ri argjentinas.
citti_barca
citti_barca
V.I.P
V.I.P

Numri i postimeve : 427
Registration date : 08/05/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Share this post on: reddit
- Similar topics

 :: News.... :: Sport

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi