"Demat e kuq" shtyjnë ditët duke pritur...
29062009
"Demat e kuq" shtyjnë ditët duke pritur...
Partizani vazhdon pushimet pa e vrarë mendjen se kur do t'u kthehet përgatitjeve në terren
Skuadra e Partizanit vazhdon të presë dhe, sipas asaj që është thënë shpesh, të kuqtë presin disa gjëra që të konkretizohen, siç janë rrogat e prapambetura, vendimi për strukturën e sezonit të ri, si dhe konfigurimin e ekipit për edicionin 2009-2010. Deri tani asnjë nga aspiratat e të kuqve nuk ka marrë rrugën e zgjidhjes dhe të gjithë mbeten me shpresë se ditë më të mira do të vijnë për ekipin e rrugës "Frosina Plaku". Jo vetëm lojtarët dhe stafi janë në pritje, por këtë pritje po e vuajnë më shumë tifozët, të cilët çdo ditë shpresojnë që lajme të mira të vijnë për skuadrën e tyre të zemrës. Por ka edhe nga që janë të mendimit se: "Mirë që po presim, por a e dimë në të vërtetë, si ne, tifozët dhe skuadra, se çfarë po presim, pasi dihet se gjithçka ka mbetur te viti i largët, 1993, kur kemi fituar titullin e fundit kampion?" Pavarësisht situatës konfuze, grupi që përfundoi sezonin ka filluar të pozicionojë vendimin për të ardhmen. Nuk mungojnë ofertat edhe për të kuqtë, por si trajneri Shpëtim Duro dhe disa lojtarë janë shprehur se këto janë ditët e fundit të pritjes së fjalës së presidentit Xhani. Kapiteni Shehi akoma e konsideron veten të kuq, por java që vjen e gjen me një vendim të qartë për të ardhmen e tij, pasi nuk mund të presë pa fund. Të njëjtin mendim me kapitenin ka edhe pjesa dërrmuese e lojtarëve, të cilët me dëshirë duan të mbesin lojtarë të Partizanit, por tashmë topi qëndron në fushën e presidentit Albert Xhani, pasi e gjithë pritja e "demave të kuq" ka lidhje me njëshin e skuadrës. Prandaj edhe disa ditë futbollistët dhe trajneri Duro janë të detyruar që t'i shtyjnë duke pritur.
Malota, ditëlindja e radhës te Partizani
Te Partizani është atmosferë ditëlindjesh, pasi një ditë më parë ishte mesfushori Genti Gjondeda që mbushi 29 vjeç. Ndërsa sot është radha e mbrojtësit Renato Malota që të festojë ditëlindjen, pasi mbush 20 vjeç. Lezhjani i të kuqve është i grumbulluar me ekipin kombëtar olimpik, që merr pjesë në Lojërat Mesdhetare "Peskara 2009″.
Similar topics
» "Firefox" ne Evrope ka me shume perdorues se "Explorer"
» Bisedime te reja mes "Microsoft" dhe “Yahoo"
» Surprizat na shtyjne te mesojme me shpejt
» Valdano: Ditët e ardhshme do të shesim lojtarë
» Fjalimët që ndryshuan Botën
» Bisedime te reja mes "Microsoft" dhe “Yahoo"
» Surprizat na shtyjne te mesojme me shpejt
» Valdano: Ditët e ardhshme do të shesim lojtarë
» Fjalimët që ndryshuan Botën
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi