Klodian Duro kërkohet nga AEL-i, e tundon edhe Rumania
29062009
Klodian Duro kërkohet nga AEL-i, e tundon edhe Rumania
Mesfushroi kuqezi pranon sa ka një lumë ofertash, por akoma nuk ka vendosur për të ardhmen.
Po kalon muajin e mjaltit në Montekarlo, megjithatë nuk mund t'i shmangë bisedimet për të ardhmen. Klodian Duro, mesfushori i kombëtares shqiptare, aktualisht nën kontratë me Omonian e kampionatit qipriot, është vënë në shënjestrën e shumë klubeve, në Qipro, Greqi. Gjermani, Turqi dhe së fundmi edhe në Rumani, ku e kërkon e saposhpallura kampione, Unirea Urzicerni. Në fakt, AEL-i i ka bërë ofertën konkrete dhe pret që Duro t'i bashkohet sapo të përfundojë pushimet. Megjithatë, vetë futbollisti kuqezi nuk kërkon të nxitohet, duke deklaruar se gjithçka mund të quhet e mbaruar vetëm kur të hidhet "e zeza mbi të bardhë".
AEL-i, gati ofertën: AEL i Limasolit e ka në krye të listës së merkatos prej një jave, madje mediat qipriote thonë se është arritur paraprakisht marrëveshja dhe pritet vetëm firma zyrtare pasi Duro të mbarojë pushimet. Futbollisti i Omonias pranon se e ka marrë ofertën zyrtare nga AEL-i, por nuk mund të thuhet me siguri që do të nënshkruajë. "Është e vërtetë që AEL-i më ka bërë ofertë dhe pret vetëm të hedh firmën, por nuk mund të them me siguri që kjo do të ndodhë. Unë jam në bisedime me shumë klube të tjera, në Turqi, Gjermani, Greqi dhe Rumani, që do të thotë se mund të përmbyset gjithçka. Tani jam me pushime në Montekarlo dhe vetëm kur të kthehem në Qipro, pas datës 22 qershor, do të vendos për të ardhmen," - ka sqaruar Duro.
Kampionia e Rumanisë: Një pistë mjaft interesante për Klodian Duron është ajo rumune. Unirea Urzicerni, skuadra e saposhpallur kampione në vendin e Drakulës, ka shfaqur interes për Klodian Duron, i cili ka bërë një paraqitje të shkëlqyer në Kupën UEFA me Omonian. "Kampionia e Rumanisë është e interesuar për mua dhe mund të më bëjë një ofertë që nuk do të mund ta refuzoja. Kjo është arsyeja pse nuk mund të nxitoj dhe të firmos menjëherë me AEL-in. Në periudhën e merkatos, futbollistët profesionistë gjithmonë kanë oferta dhe nuk është e thënë të firmosin menjëherë, sapo t'i bjerë në dorë oferta e parë. Pastaj janë edhe disa detaje të tjera për t'u diskutuar, sepse unë kam edhe një vit kontratë me Omonian.
Omonia, pista e rinovimit: Klodian Duro ka edhe një vit kontratë me Omonian, që do të thotë se nuk mund të lëvizë, nëse klubi nuk jep miratimin e tij. Vetë Duro ka deklaruar edhe më parë se i ka kërkuar rinovimin e kontratës skuadrës së Omonias, ndryshe mund të lëvizë. "E thashë edhe më lart, se nuk është kaq i thjeshtë nënshkrimi me AEL-in apo me skuadrat e tjera. Unë i kam kërkuar zgjatjen e kontratës klubit tim, ose të më lejojë të largohem për një kontratë më të mirë financiare. Omonia sigurisht pret të përfitojë diçka nga shitja ime, ose mund të më zgjatë kontratën, gjë që e kam kërkuar me përfundimin e sezonit," - ka sqaruar Klodian Duro. Ish-kampioni i Shqipërisë dy herë me Tiranën dhe një herë me Vllazninë, e ka zhvilluar më shumë se gjysmën e karrierës jashtë vendit. Ka luajtur në Gjermani, Turqi dhe Qipro, por mund të provojë një eksperiencë të re në Rumani, me kampionen Unirea Urzicerni.
Similar topics
» Edhe Benzema te Reali
» Duro “braktis” Partizanin
» Merzitet AEL: Duro nuk na intereson me
» Edhe Lazio në garë për Cruzin
» Gripi godet edhe futbollin
» Duro “braktis” Partizanin
» Merzitet AEL: Duro nuk na intereson me
» Edhe Lazio në garë për Cruzin
» Gripi godet edhe futbollin
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi