Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

E ardhmja e kuqezinjve, "semafor portokalli"

 :: News.... :: Sport

Shko poshtë

29062009

Mesazh 

E ardhmja e kuqezinjve, "semafor portokalli" Empty E ardhmja e kuqezinjve, "semafor portokalli"




E ardhmja e kuqezinjve, "semafor portokalli" Shqiperia-490x320




Pjesa më e madhe e kontigjentit të Josip Kuzhes pret të ndryshojë skuadër gjatë merkatos së verës

Forca e një kombëtareje futbolli sigurisht matet me elementët që ka në përbërje, nivelin e skuadrave dhe të kampionateve ku aktivizohen. Sa i përket Shqipërisë, Lorik Cana mbetet ikona e kombëtares, pavarësisht se ku do të luajë, në Francë, Gjermani apo Angli.


Josip Kuzhe, trajneri kroat i kombëtares shqiptare, është shprehur mjaft optimist për të ardhmen e skuadrës që drejton, por realiteti në fakt nuk është aq premtues.


Sepse edhe ata elementë që janë përfolur për të zëvendësuar lojtarë të tillë si Skela, Lala, Duro etj., ose janë ende pjesë e kampionatit shqiptar, ose në skuadrat ku aktivizohen nuk shihen si të perspektivës.


Në grupin e futbollistëve që janë deri tani në planet e Josip Kuzhes, vetëm disave si Kapllani, Salihi, Bylykbashi, Bulku, Dallku apo Lala u dihet e ardhmja, kurse pjesa më e madhe ose është pa skuadër, ose mund të ndërrojë ambient gjatë merkatos së verës.


Skela, pa skuadër: Më rënien e Energji Kotbusit nga Bundesliga, Ervin Skela ka mbetur pa skuadër. Sepse kontrata e tij nuk parashikonte vazhdimin e bashkëpunimit me palëve. Vlonjati mund të luante edhe në Bundesligën 2, por jo me përgjysmimin e rrogës. Për fantazistin e kombëtares shqiptare gjithçka mbetet e hapur.


Ai vazhdon të shpresojë në nënshkrimin me një skuadër të Bundesligës, por nëse kjo nuk arrihet, mund ta vijojë karrierën te Kotbusi. Thuhet se ka pasur oferta në Bundesligë, por Skela nuk kërkon të nxitohet, për të zgjedhur alternativën më të mirë.
Hyka, pikëpyetja e Maincit: Aktivizimi në dy ndeshjet me kombëtaren Shpresa, por edhe në miqësoren me Gjerogjinë, duket se nuk kanë mjaftuar për rehabilitimin e Jahmir Hykës te Mainci.


Skuadra e spaongjitur në Bundesligë po kërkon me ngulm një skuadër për Hykën, i cili do të lëshohej vetëm në formën e huazimit, por deri tani nuk ka asgjë konkrete. Vetë Hyka nuk dëshiron të ngrohë stolin apo më e keqja të qëndrojë në tribunë, por të luajë vazhdimisht, qoftë edhe në një skuadër të një kategorie më poshtë. Tratativat mbeten të hapura derisa Jahmir Hyka të gjejë një strehë të re ku do të luante titullar.


Bogdani, afër dhe larg Kievos: Autori i golit të vetëm shqiptar me Portugalinë, Erion Bogdani, mund të ndërrojë skuadër gjatë merkatos së verës. Performanca në ngritje në fund të sezonit duket se nuk ka mjaftuar për drejtuesit e Kievos, të cilët kërkojnë një golashënues tipik për të arritur objektivin, qëndrimin në Serinë A sezonin e ardhshëm.


Interes për Bogdanin ka shfaqur Bari, i spaongjitur në Serinë A. Gjithsesi, nuk përjashtohet mundësia e qëndrimit te Kievo. Gjithçka do të vendoset gjatë merkatos së verës.


Berisha, jo në planet e Bërnlit: E njëjta gjë mund të thuhet edhe për Besart Berishën, i cili po kalon një tjetër moment të vështirë në karrierë pas dëmtimit të pësuar para dy vitesh në miqësoren me Maltën. Lëshimi në formën e huazimit në fillim të sezonit te Rozenborgu në Norvegji dhe më pas te Horsensi në Danimarkë nuk rezultoi i suksesshëm për kosovarin.


Bërnli është ngjitur në Premier Ligë pa nddihmën e Berishës, i cili kurrsesi nuk mund të jetë zgjedhje e parë e formacionit edhe nëse do të qëndronte. Drejtuesit e Bërnlit po mendojnë shitjen ose lëshimin përsëri në formën e huazimit, por deri tani nuk ka asgjë konkrete.


"Porta, e dëmtuar": Dëmtimi i Arjan Beqajt ndikoi shumë në rezultatet e ndeshjeve të fundit të kombëtares. Portieri i Anorthosisit pritet t'i kthehet stërvitjes në muajin gusht, gjithsesi është ende herët për të folur për aktivizimin në kombatëre.


Isli Hidi e ka vënë veten në pikëpyetje me paraqitjet e fundit, ndërkohë që pret një kontratë te re në Ukrainë. Ilion Lika, një tjetër portier i kombëtares ka pasur probleme dëmtimi, duke u detyruar të kryejë një operacion në këmbë, megjithatë mbetet kontigjent i Terekut të Groznit në kampionatin rus.


Sajmir Ujkani vazhdon të jetë pjesë e Palermos, si zëvendësues i Amelias, por mund të largohet gjatë merkatos pasi dëshiron të luajë si titullar. E kërkojnë disa skuadra në Serinë B.


Në prag rinovimi: Debatik Curri dhe Armend Dallku kanë edhe një vit kontratë me Vorsklën, që do të thotë se mund të largohen me parametra zero nëse ukrainasit nuk i shesin apo nuk u rinovojnë kontratat. Curri kërkohet nga Standard Liezhi i kampionatit belg dhe mund të lëvizë gjatë verës, ndërsa Dallku s'ka ndër mend të ndërrojë ambient. Kristi Vangjeli është në bisedime për zgjatjen e kontratës me Arisin dhe në fillim të javës që vjen do të vendosë përfundimisht nëse do të qëndrojë.


Po kështu, edhe Kodian Duro është vënë në qendër të vëmendjes në Qipro, por ai ka edhe një vit kontratë me Omonian, të cilës i ka vënë si kusht të qëndrimit rinovimin e kontratës. Gilman Lika pret të ndryshojë skuadër në Turqi, pasi Haxhetepe ka rënë nga kategoria.


Futbollistët e superligës: Të rinjtë konsiderohen e ardhmja e kombëtares, por deri tani këtë "të ardhme" e kemi parë të luajë në superligë. Të gjithë shprehin dëshirën të luajnë jashtë, por deri tani s'kemi asnjë lëvizje konkrete.


Elis Bakaj vazhdon të jetë pjesë e Dinamos, megjithëse ka pranuar se ka oferta nga jashtë. E njëjta gjë mund të thuhet edhe për Sefën, Muzakën dhe Agollin e Tiranës.


Emiliano Vila i Teutës është pa dyshim zbulimi i këtij sezoni. Durrsaku me shumë mundësi do të ndryshojë skuadër. Në Shqipëri e kërkojnë më të mirat e superligës (Dinamo, Tirana), por qëllimi i tij është të luajë jashtë.


Për momentin është lojtar i Teutës, megjithatë për talentin e tij janë gati të shpenzojnë shumë skuadra. Elvin Beqiri është një tjetër element kuqezi i superligës, që nuk ka konfirmuar qëndrimin te Vllaznia, por as emrin e skuadrës së re.
arti
arti
V.I.P
V.I.P

Numri i postimeve : 159
Age : 33
Location : Prishtine
Registration date : 19/03/2009

http://www.kampionet.forumotion.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Share this post on: reddit
- Similar topics

 :: News.... :: Sport

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi