Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Frenk Lampard dhe e ardhmja si trajner!

 :: News.... :: Sport

Shko poshtë

30062009

Mesazh 

Frenk Lampard dhe e ardhmja si trajner! Empty Frenk Lampard dhe e ardhmja si trajner!




Mesfushori anglez i Çelsit: Kur të largohem nga futbolli dua të imitoj Hidinkun, Mourinjon dhe Kapelon

Frenk Lampard ka shprehur kohët e fundit dëshirën që t’i futet karrierës si trajner në të ardhmen, pasi sië thotë ai, është i frymëzuar nga trajnerë të njohur si Hoze Mourinjo, Fabio Kapelo dhe Gus Hidink. Mesfushori i Çelsit dhe i Anglisë ka dashur ta lërë futbollin përfundimisht pasi të varte këpucët në gozhdë, por tashmë ka gjetur një inspirim të vërtetë për të qenë pjesë e lojës, këtë radhë nga bankina.

Lampardi ka thënë: “Do të bëj kurset e duhura për trajner dhe një ditë do të jem trajner, pasi është një mundësi e madhe për mua. Do të doja të punoja me lojtarët pasi ta lë futbollin. Eshtë e vërtetë që para disa vitesh nuk kisha qejf të bëhesha trajner, por më shumë e kisha fjalën që nuk do të merresha me futbollin pasi të përfundoja karrierën si lojtar. Por tani kam disa vite më shumë dhe kam punuar me shumë trajnerë të mëdhenj dhe kjo do të më shtyjë t’i hyj kësaj rruge”.

KUPA E BOTES - Anglia është shumë pranë sigurimit të një bilete për në Kupën e Botës 2010 nëse mund Andorrën nesër në Londër. Lampard është i mendimit se Anglia nuk duhet ta konsiderojë këtë ndeshje të fituar, sidomos kur ka parasysh mospjesëmarrjen në Euro 2008. Ai ka thënë: “Ende e kemi të freskët në mendjen tonë dështimin në eleminatore të Euro 2008, prandaj nuk duhet të na gënjejë mendja pa u bërë zyrtarisht pjesë e botërorit. Ndeshja e së mërkurës është shumë e rëndësishme për sa u përket pikëve. E dimë që nuk do të jemi kualifikuar ende edhe nëse fitojmë, por tri pikët të mërkurën do të na afrojnë shumë me Afrikën e Jugut”.

DEBATI - Lampardi beson se “etika e skuadrës” e instaluar nga trajneri Fabio Kapelo e ka ndihmuar të qetësojë debatin se sa mirë luan ai dhe Stiven Xherrardi në përfaqësuese në krahasim me lojën e tyre në klubet përkatëse. “Nuk mendoj që ky debat do të pushojë ndonjëherë. Nëse humbim një ndeshje në përfaqësuese, njerëzit do të fillojnë sërish të flasin. Në skuadër kemi etikë dhe nuk flasim për individë. Jemi një grup dhe luajmë së bashku për të fituar ndeshjet për Anglinë”, ka thënë mesfushori i Çelsit.


Laveci pohon ofertën e Liverpulit

Menaxheri i Ezekiel Lavecit të Napolit i ka bërë thirrje klubit italian që të mos e pengojë lojtarin që t’i bashkohet Liverpulit. Skuadra angleze është e interesuar për sulmuesin argjentinas, por Napoli nuk dëshiron ta shesë 24-vjeçarin, i cili ka kontratë deri në vitin 2013. “Propozimi i Liverpulit është i vërtetë”, ka thënë menaxheri i Lavecit, Eduardo Roseto. “Drejtori i përgjithshëm i Napolit, Pierpaolo Marino, është takuar me menaxherin e FIFA-s, Kosentino, i cili do të organizojë edhe një takim mes dy klubeve në Liverpul ose në Napoli”.

Xhon Kerju: Jam i lumtur te Aston Vila

Xhon Kerju ka minimizuar spekullimet që e lidhin atë me Mançester Sitin, duke pohuar se është i lumtur te Aston Vila. “Kur fillon merkatoja, fillojnë edhe spekullimet. Disa ditë jam unë në qendër të vëmendjes, disa ditë Eshli Jang ose dikush tjetër. Por unë jam i lumtur këtu dhe nuk kam arsye të largohem. Nuk kam çfarë t’u bëj spekullimeve”, ka thënë Kerju.

Qendërmbrojtësi Vermaelen pranë Arsenalit

Mbrojtësi i Ajaksit, Tomas Vermaelen, ka pohuar se është pranë transferimit te Arsenali. “Topçinjtë” thuhet se kanë rënë dakord për të paguar 10 milionë stërlina për lojtarin belg. Vermaelen i ka thënë gazetës holandeze “Algemeen Dagblad” se shkuarja te Arsenali është gjëja më e mirë për të. “Eshtë një klub i madh dhe financiarisht ia vlen. Mendoj se gjërat do të shkojnë mirë. Në ditët në vijim do të kemi bisedime të tjera”.

Trajneri holandez “akuzon” Sër Aleksin për humbjen e Mançesterit në finalen e Championsit

Hidink kritikon taktikën Fergusonit

Gus Hidink ia ka vënë fajin trajnerit Aleks Ferguson për humbjen e Mançester Junajtedit kundër Barcelonës në finalen e Ligës së Kampionëve, duke deklaruar se ai nuk e përgatiti mirë taktikisht ekipin. Hidink ka pohuar se nuk e kishte tërhequr finalja e 27 majit në Romë, ku Barcelona fitoi lehtësisht 2-0. Hidink e la Çelsin pasi fitoi Kupën e Anglisë, por ai synonte të shkonte në finale të Ligës së Kampionëve. Ishte pikërisht Barcelona që e eleminoi skuadrën e tij në gjysmëfinale. “Djajtë e Kuq” të Fergusonit nuk arritën t’i bënin ballë Barcelonës ashtu siç ia doli mbanë Çelsi. “Nuk u kënaqa duke parë finalen e Ligës së Kampionëve. Ishte ndeshje e mërzitshme. Vetëm Barcelona luante në fushë. Nuk pati luftë dhe kjo tregon sa e rëndësishme është të analizosh kundërshtarin. Barcelona luajti futbollin e vet, teksa spanjollët i kishin marrë parasysh pikët e dobëta të anglezëve”. Hidinku nuk është i vetmi që ka kritikuar trajnerin Ferguson për taktikat e tij në finale të Ligës së Kampionëve. Edhe disa lojtarë të Junajtedit, ndër të cilët edhe Karlos Tevez e Kristiano Ronaldo kanë thënë se skuadra luajti shumë keq.


Xhonson mohon rikthimin te Çelsi

Glen Xhonson ka theksuar se e ardhmja e tij është te Portsmuthi, edhe pse pas një sezoni të mirë thuhet se mund të largohet. Janë të shumtë ata që presin që lojtari 24-vjeçar të largohet dhe të shkojë te një klub më i madh si Totenhemi apo Liverpuli, pa përjashtuar edhe Çelsin. Por lojtari i përfaqësueses angleze ka pohuar se po të mos kishte kaluar te Portsmuthi në vitn 2007, nuk do ta shihte veten në përfaqësuese sot. Ish-lojtari i Uest Hemit ia preu rrugën spekullimeve në janar pasi nënshkroi një kontratë katërvjeçare e gjysmë me Portsmuthin dhe Xhonson ka shtuar se që atëherë nuk ka dëgjuar se ndonjë klub është i interesuar për të. “E ardhmja ime është te Portsmuthi për momentin. Askush nuk ka biseduar me mua. Për aq sa di jam lojtar i Portsmuthit dhe do të jem”. Xhonson ka lënë pas një periudhë negative te Çelsi, kur luante në vitin 2003. “Nuk është se Çelsi nuk pati besim tek unë apo anasjelltas, por nuk pata hapësirë aty. Kur luan një ndeshje në dy muaj nuk është mirë për një lojtar. Isha i frustruar dhe Portsmuthi solli gëzim në jetën time”, ka thënë Xhonson.
bujo
bujo
Anetare 10 %
Anetare 10 %

Numri i postimeve : 63
Registration date : 20/03/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Share this post on: reddit
- Similar topics

 :: News.... :: Sport

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi