Tattoomania e yjeve ne Hollywood
30062009
Tattoomania e yjeve ne Hollywood
Disa vjet me pare ne Hollywood u perhap shume mania e tatuazheve japoneze te quajtur ‘irezumi”, te cilet mbulojne nje pjese te mire te trupit. Kohet e fundit nje mani e re e tatuazheve ka mberthyer Hollywood-in, ajo e shprehive ironike, filozofike, satirike ose poezi satanike.
Qe nga Megan Fox heroina e ‘Transformers’ e cila u vleresua si femra me sexy ne bote nga revista FHM (For Him Magazine) me frazen e saj te marre nga tragjedia ‘Mbreti Lir’ e William Shakespeare, "We will all laugh at gilded butterflies" (Te gjithe do te qeshim me fluturat e arta) tek fraza ‘satanike’ e te fejuares se Marilyn Manson "A dream within a dream" (Nje enderr brenda endrres) marre Edgar Allan Poe e deri tek Angeline Jolie, Lindsey Lohan etj. Vec ketyre, tatuazhet kushtuar partnerit apo partneres apo idhujve jane gjithmone prezente. Vajza e Bruce Willis dhe Demi Moore, Rumer Willis me “Be Present” kushtuar te dashurit te saj.
Megjithe ndryshimet e rrymave te tatuazheve, nje gje eshte e sigurt qe arti i ‘figurinave’ eshte ndoshta biznesi me fitimprures ne Hollywood.
citti_barca- V.I.P
- Numri i postimeve : 427
Registration date : 08/05/2009
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi