Nëntëvjeçarja si në shaka dizajnon faqe interneti
:: News.... :: Kuriozitete
Faqja 1 e 1
03072009
Nëntëvjeçarja si në shaka dizajnon faqe interneti
Vajza e vogël gjeniale nga India faqen e parë të internetit e ka dizajnuar kur i ka pasur vetëm tetë vjet. Pas kësaj nuk ka mundur të ndalet. Për punën e saj tanimë ka pranuar 26 shpërblime.
Kur i kishte vetëm tetë vjet, tani nëntëvjeçarja indiane Sreelakshmi Suresh, kishte dizajnuar faqen zyrtare të internetit të shkollës së saj. Një vit më pas vajza e vogël është bërë drejtoresha më e re ekzekutive e ndonjë kompanie teknologjike në botë.
Vajza thotë se dizajnimi i faqeve të internetit për të është “pasion dhe diçka që i është dedikuar tërësisht”.
Sreelakshmi është anëtarja më e re e Shoqatës amerikane të dizajnerëve të internetit. Në dhomën e saj tanimë gjenden 26 shpërblime të ndryshme botërore.
“Shkolla jonë është e bekuar të ketë një vajzë kaq të arritur si kjo në bankat e saj”, ka thënë drejtori i shkollës në të cilën diva e internetit vijon mësimet. Talentin e vajzës e cila ka dizajnuar mbi 10 faqe të internetit e kanë njohur edhe kompanitë e mëdha të teknologjisë së informacionit.
“Qëkur kam qenë e vogël më kanë zgjuar interesimin kompjuteri dhe interneti. Babai im është dizajnues i internetit prandaj ai m’i ka treguar bazat e dizajnit që për mua ka qenë shumë interesante”, ka thënë gjenialja e vogël.
Këmbëngulja, dituria dhe vullneti i kanë sjellë asaj edhe titullin e dizajnueses më të re të internetit në botë. Fama nuk i ka sjellë ngarkesa as çmuarje të tepërt të vetvetes. Veten e mban si një vajzë të zakonshme e cila është e barabartë me të gjithë shoqërinë e saj.
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi