Le duhanin, ta kryejmë martesën
:: News.... :: Kuriozitete
Faqja 1 e 1
03072009
Le duhanin, ta kryejmë martesën
Shoqata bamirëse në Riad, në kryeqytetin e Arabisë Saudite, ka zbuluar një mënyrë inovative të motivimit të rinjve për të lënë duhanin. Në fakt, fatlumit të zgjedhur i cili lë këtë ves të keq i ofrohen shpenzimet pa pagesë për martesë.
Qindra meshkuj në Riad janë nxitur nga iniciativa për lënien e duhanit, madje janë kyçur edhe shumë joduhanpirës të cilët kanë filluar me vesin e padëshiruar vetëm që të mund të përfshihen në garën për martesë pa pagesë.
Shoqata e udhëheq fushatën nën moton “Lënia e duhanit shkon në harxhimet e juaja, e martesa në tonat”. Në shumicën e vendeve të botës arabe dhëndri bart shpenzimet e tërë martesës, derisa në shoqatë thonë se duhanpirësit do të duhet të kalojë nëpër një tretman javor për të lënë duhanin.
Fituesi i shpërblimit kryesor, do të zgjidhet më 6 gusht, derisa edhe 20 pjesëmarrës tjerë do të shpërblehen me mobilim të shtëpive. Shpenzimet e mëdha shpesh detyrojnë arabët e rinj që të shtyjnë dasmën derisa të grumbullojnë mjaft për t’i përmbushur të gjitha nevojat e nuseve, transmeton BBC.
Natyrisht, në sipërfaqe kanë dalë edhe kritikuesit e kësaj iniciative. Disa thonë se iniciativa zhvlerëson atë që ata e vlerësojnë marrëdhënie të shenjtë, derisa disa tjerë këtë iniciativë e vlerësojnë seksiste. Mirëpo, qëllimi i shoqatës është krijimi i familjeve në të cilat nuk pihet duhani, sepse më shumë se një e katërta e 27.6 milionë banorëve sa ka Arabia Saudite janë duhanpirës.
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi