Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Astronomia

Shko poshtë

Astronomia Empty Astronomia

Mesazh nga floroS Sat Mar 14, 2009 7:51 pm

Astronomi, qe nga etimologjia do te thote "ligji i yjeve", ( Greq.)eshte nje shkence qe perfshin vrojtimin dhe shpjegimin e dukurive qe ndodhin jashte Tokes dhe atmosferes. Ajo studion prejardhjen, zhvillimin, vetite fizike dhe kimike te te gjitha trupave qe mund te vrojtohen ne qiell (jashte Tokesore), se bashku me te gjitha proeeset (ecurite) ne te cilat ato perfshihen. Me ndryshimin e koherave kane ndryshuar dhe deget e saj te studimit. Gjate nje pjese te mire te shekullit XX, astronomia ishte menduar te ndahej ne astrometri, mekanike qiellore dhe astrofizike. Nga te treja, astrofizika, eshte dega me e njohur pasi ne shume universitete perfshihet ne dege kerkimi dhe zhvillimi.
Astronomia eshte nder te paktat shkenca ku amatoret luajne ende nje rol, sidomos ne zbulimin dhe vezhqimin e dukurive qiellore. Astronomia nuk duhet ngaterruar me astrologjine, apo pseudoshkencat te cilat perpiqen te zbulojne fatin e njerezve duke vrojtuar levizjen e trupave qiellore. Megjithese te dyja bazohen tek te njejtat parime (vrojtimi i qiellit), ato jane te ndryshme: astronomia bazohet ne studimin sipas metodave shkencore, ndersa astrologjia nuk ka baza ne metoda te tilla.
Deget e astronomise
Astronomia perbehet nga disa dege. Ndarja e pare behet ne astronomi teorike, dhe astronomi vrojtuese. Vrojtuesit perdorin menyra te ndryshme per te marre te dhena mbi dukuri te ndryshme, te dhena qe perdoren nga teoricienet per ndertimin e modeleve, shpjegimin e ketyre dukurive dhe parashikimin e te tjereve te ngjashem. Kjo nuk do te thote qe vrojtuesit dhe teoricienet jane persona te ndryshem.
Deget e studimit mund te ndahen edhe sipas dy kritereve:
sipas subjektit (p.sh planetet ose galaktikat) ose problematikes (formimi i yjeve ose i planeteve)
sipas zones se spektrit elektromagnetik te studiuar
Ndarja sipas subjektit ose problematikes
Astrometria: Mat vendosjen dhe zhvendosjen e objekteve (sendeve) qiellore. Nevojitet te percaktoje sistemin e perdorur te vend-ndodhjes dhe levizje-matjen e objekteve ne galaksine tone.
Kozmologjia: Studimi i gjithesise ne tersi dhe zhvillimin e saj.
Astronomia galaktikore: Ishte studimi i ndertimtarise dhe perberesve te galaktikes sone. Tani perfshin studimin e galaktikave te tjera qe mund te vezhgohen ne (me) hollesi.
Astronomia Tejgalaktikore: Studimi i objekteve (kryesisht galaksive) jashte galaksise sone.
Formimi dhe zhvillimi i galaktikave: Studimi i formimit te galaksive, dhe zhvillimit te tyre ne gjendjen e vezhguar te tashme.
Shkenca planetare: Studimi i planeteve te sistemet diellor eshte (ne kohet e fundit), nganjehere i menduar nje disipline e ndryshme; e quajtur gjithashtu planetologji.
Astronomia yjore: Studimi i yjeve ne pergjithesi.
Zhvillimi i yjeve: Studimi dhe zhvillimi i yjeve nga formimi i tyre deri ne fundin e tyre si mbetje yjore.
Formimi i yjeve: Studimi i kushteve dhe proceseve (ecurive) qe kane euar ne formimin e yjeve ne brendesine e reve te gazta, dhe vete ecurine e formimit.
Gjithashtu, ka edhe disiplina te tjera qe mund te mendohen pjese e astronomise, ose jane shkenca nderdisiplinore ne lidhje me astronomine si:
Arkeoastronomia
Astrobiologjia
Astrokimia
Shkencat planetare
Kosmologjia
[redakto] Menyra e perftimit te informacionit
Ne astronomi, menyra kryesore per te perftuar informacione eshte nepermjet identifikimit dhe analizimit te rrezatimeve radioaktive, fotoneve; menyre tjeter per perftimin e informacioneve jane rrezet kozmike, neutrinot, dhe, ne te ardhmen e afert, valet gravitacionale .
Nje ndarje tradicionale e astronomise jepet edhe nepermjet spektrit elektromagnetik te vezhguar:
Astronomia optike permbledh teknikat e perdorura per zbulimin dhe analizimin e drites ne gjatesi valore te tilla qe mund te identifikohen edhe me sy (rreth 400 - 800 nm). Mjeti me i njohur eshte teleskopi, me mates elektroni imazhesh dhe spektrograf.
Astronomia Infrared merret me identifikimin e rrezatimeve infra te kuqe (vale me te gjata se drita e kuqe). Instrumenti me i perdorur eshte teleskopi por me shtimin e nje instrumenti per teleskopet hapesinore perdoren gjithashtu per te eleminuar zhurmat (interferencat elektromagnetike) nga atmosfera.
Radio astronomia perdor instrumente plotesisht te ndryshem per identifikimin e rrezatimit te valeve nga mm ne cm. Marresit jane te ngjashem me ata qe perdoren ne transmetimin radio(qe perdor keto lloj valesh). Shih Radio teleskopet.
Astronomia e energjise se larte
Astronomia radio dhe optike mund te mbeshtetet nga grupe observatories, sepse Atmosfera e Tokes eshte e tejdukshme ne ate gjatesi valesh. Drita infra e kuqe thithet thuajse teresisht nga avujt e ujit, per kete vezhguesit infrared duhet te vendosen lart ne hapesire ose ne nje vend te thate .
Atmosfera eshte opake ne gjatesite valore te perdorura nga Astronomia e rrezeve X, Astronomia e rrezeve gamma, Astronomia UV dhe, per kete arsye mund te dergohen lart nepermjet ballonave ose observatoreve hapesinore.
floroS
floroS
WebMaster
WebMaster

Numri i postimeve : 1981
Age : 31
Location : Milkyway
Registration date : 12/03/2009

http://htttp://youtube.com/floros93

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi