Arabet dhe Astronomia
Faqja 1 e 1
Arabet dhe Astronomia
Nga Paul Lunde dhe Zejn Bilkadi
Obzervimi i sakte dhe aftesia per t'u pershtatur nje zgjidhje
matematikore problemeve të vjetra ishin dy nga pikat me te forta te
shkencetareve muslimane ne mesjete. Berja e hartave u nxit nga nje
shqetesim fetar: nevoja per te patur kordinata korrekte te qyteteve ne
ate menyre qe muslimanet te mund te gjenin drejtimin e Ka'bas - kibla -
drejt se ciles drejtohen te gjithe muslimanet kur falen 5 here ne dite.
Kjo nevoje çoi ne zhvillimin e Trigonometrise, nje fushe themelore e
berjes se hartave dhe llogaritjes se orbitave planetare. Tabelat
mesjetare të kibles ishin shpesh te sakta deri ne nje apo dy minuta.
Shkencetaret muslimane ishin te paret qe filluan te vinin ne dyshim
shume nga detajet e sistemit Ptolematik. El-Battani (shekulli i 9)
tregoi, perkunder Ptolemeut, se eklipset vjetore ishin te mundshem, dhe
diametri kendor i djellit mund te ndryshonte. Ai gjithashtu hartoi nje
teori qe kishte te bente me shfaqjen e henes dhe ndryshimet e dukshme
te saj. Fizikanti me i madh musliman Ibn el-Hajtham (Alhazen) ishte i
mendimit se Rruga e Qumeshtit ishte shume larg nga toka pa marre
parasysh se cfare mendonte Aristoteli, dhe me perafersi llogariti
lartesine e atmosferes ne rreth 32 milje, shume afer 31 miljeve qe ne
dime sot. Arabet gjithashtu munden te ndertonin shume instrumente
astronomike - vecanerisht astrolabet te cilet perdoreshin per qellime
navigimi dhe per te percaktuar pozicionin e yjeve.
* * *
Me 1985, ne bordin e anijes kozmike Discovery, Princi Arab Sulltan ibn
Salman ibn Abd el-'Aziz Al Sa'ud, arabi i pare ne kozmos, ndihmoi per
te inaguruar satelitin e dyte ne bote per komunikim dhe fotografoi
gadishullin Arabik dhe po ashtu beri obzervime precize te henes.
Per shkencetaret ne Moshen e Arte te Islamit - mendimi i te cileve
hodhi themelet per eksplorimin e sotem te kozmosit - sateliti mund te
konsiderohej dicka fantastike; por detyra e Princit per te bere
fotografite dhe te tjerat nuk do te ishin totalisht te panjohura. Kjo
per faktin se ata kishin njohuri per optiken dhe astronomine dhe po
ashtu ishin eksperte ne ephemerides - tabelat qe tregonin pozicionin e
trupave planetare ne data te ndryshme.
Obzervimi i henes, per shembull, ka qene dhe eshte i rendesishem per
muslimanet sepse per shkak te fese ata ndjekin nje kalendar henor
[dymbedhjete muaj] dhe hena e plote shenon fillimin dhe fundin e
muajve, agjerimin e Ramazanit dhe percakton kohen e haxhit ne Meke te
cilat jane dy nga pese obligimet fetare te muslimaneve.
Berja e hartave u nxit nga nje shqetesim fetar: nevoja per te patur
kordinata korekte te qyteteve ne ate menyre muslimane mund te gjenin
drejtimin e Kabes - kibla - drejt se ciles drejtohen te gjithe
muslimanet kur falen 5 here ne dite. Dhe megjithese obzervimi i henes
se plote apo percaktimi i kibles mund te duken gjera te thjeshta per
kohen e sotme, ishin pikerisht keto fenomene te cilat conin ne
perparimin e shkences.
Percaktimi matematikor i kibles, per shembull, ishte nje nga problemet
me te veshtira ne astronomine sferike per astronomet dhe matematikanet
e mesjetes, dhe zgjidhja trigonometrike qe u gjet ishte shume e
sofistikuar. Trigonometria, e cila eshte zhvilluar nga arabet, eshte
themelore per llogaritjen e orbitave planetare si dhe per berjen e
hartave tokesore, per kete arsye tabelat e kibles se mesjetes shpesh
kishin nje saktesi shume te madhe. Harta e el-Halilit, i cili jetoi ne
Siri ne shekullin e 14, jep koordinatat e nje numri te madh qytetesh ne
grada dhe minuta dhe ne pergjithesi gabon vetem me nje apo dy minuta.
Mund te thuhet, se observimi preciz dhe mundesia per t`u pershtatur
zgjidhje te reja matematike problemeve te vjetra ishin dy fuqite
kryesore te shkencetareve muslimane ne mesjete. Megjithate ata, si te
gjithe koleget e tyre europiane, nuk u shkeputen asnjehere plotesisht
nga tirania e Aristotelit dhe Ptolemeut - modelet e te cileve per
gjeografine e tokes dhe qiellit mbizoteruan ne mendjet e njerezve deri
ne kohen e Rilindjes dhe nuk u shkateruan asnjehere plotesisht deri ne
kohen e Principia te Njutonit me 1687.
Shkencetaret muslimane ishin te paret qe shprehen dyshime per shume nga
detajet e sistemit Ptolemaik. Sidoqofte, ishte i njohur shqetesimi i
ndarjes ndermjet modelit teorik te Ptolemeut dhe realitetit e cila
arriti kulmin pas zbulimeve te Nikolaus Kopernikut, Tajko Brahe dhe
Xhohanes Kepler gjate shekujve te 15 dhe 17, dhe disa nga keto dyshime
iu transmetuan shkencetareve europiane nga Spanja ne shekujt e 12-13
nepermjet perkthimeve te puneve shkencore arabe.
Emrat e Librave Shkencore Muslimane te perkthyer ne Latinisht dhe Gjuhet e tjera Europiane
El-Battani, i thirrur nga perkthyesit europiane Albateni [ne], eshte
nje rast i vecante. Ai shkroi ne shekullin e nente per nje numer te
gjere temash dhe disa nga obzervimet e tij u dhane goditje dogmave te
Ptolemeut. Ai per shembull tregoi - kunder ideve Ptolemaike- se apogjeu
djellor varej nga precizioni i ekuinokseve; ai korrektoi nje numer te
konsiderueshem orbitash planetare; ai percaktoi orbiten e vertete dhe
te perafert te djellit. Po ashtu El-Battani zhvilloi nje teori per
kushtet e dukjes se henes se re.
Po ashtu edhe shkencetare te tjere muslimane arriten ne perfundime qe
ishin kundra atyre te Ptolemeut, njeri nga ata ndoshta fizikanti me i
madh musliman ishte dhe Ibn el-Hajtham, i thirrur ndryshe Alhazen.
El-Hajtham argumentonte se Rruga e Qumeshtit ishte shume larg nga toka
pa marre parasysh se cfare tha Aristoteli, dhe me perafersi llogariti
lartesine e atmosferes se tokes perreth 52,000 pashe - nje pashe ishte
me afersi nje meter, ose tre kembe. El-Hajtham arriti ne kete perfundim
nga obzervimet e tij se muzgu astronomik fillon kur lartesia negative e
diellit arrin 19 grade. Perderisa atmosfera eshte rreth 50 kilometra
nga siperfaqja e tokes dhe 52,000 pashe jane me perafersi 52 kilometra,
Ibn el-Hajtham ishte shume i sakte ne llogaritjen e tij.
* * *
Perpare kohes se teleskopit, obzervimi astronomik behej me sy te lire.
Shkencetaret muslimane, sidoqofte, ndertuan obzervatore ne nje numer te
madh vendesh, sic ishin ata ne Maraga dhe Samarkand. Ne keta
observatore, astronomet mblidheshin per te permiresuar koordinatat e
Ptolemeut per yjet dhe perfundimisht te rishikonin katalogun ptolemaik
te yjeve te Ptolemeut. Ky katalog i cili jepte pozicionet e 1022 yjeve,
te klasifikuara sic jane edhe sot nga shpejtesia e levizjes apo
shkelqimi, u ndryshua shume, sidomos gjate shekullit te 10 nga
astronomi Abdu-Rrahman el-Sufi [Azofi]. Vepra e tij "Libri i yjeve"
eshte doreshkrimi me i vjeter astronomik i ilustruar i njohur; kopja e
tij ne Librarine Bodleian, pune e te birit te autorit, eshte e vitit
1009.
Ekziston gjithashtu edhe nje pune me e hereshme ne pershkrimin e qiejve
ne nje nga qendrat e gjuetise te Umajjades e ndertuar rreth vitit 715
ne Jordani. Ajo quhet Kasr el-'Amra dhe ne kupolen e njeres nga dhomat
ka fragmente te nje afresku qe tregon rreth 400 yje dhe pjese te 37
konstelacioneve, te vizatuara ne nje projeksion stereografik - i cili
ngjan me Planisferiurnin e Ptolemeut.
Arabet gjithashtu u dalluan edhe ne berjen e Instrumenteve Astronomike
- sidomos astrolabet te cilet perdoreshin per qellime navigimi, per te
percaktuar pozicionin e yjeve dhe per te zgjidhur problemet ne
astronomine sferike. Astrolabet ishin te tre llojeve: planisferik,
linear dhe sferik. Keta perdoreshin ne obzervatoret e Marges dhe
Samarkandit, dhe ishin pak a shume njesoj si instrumentet e tjera qe
perdoreshin nga astronomet europiane deri ne shpikjen e teleskopit.
Obzervatori i Margasit u themelua nga matematikani i famshem Nasir
el-Din el-Tusi me 1259, nje vit mbas renies te Bagdatit ndaj mongoleve.
Meqenese pushtimet mongole ne tokata e islamit paten hapur nje rruge
komunikimi me Kinen, astronomet muslimane kishin mundesine te punonin
se bashku me koleget e tyre kineze.
* * *
Puna kryesore teorike qe behej ne obzervatoret ishte thjeshtezimi i
modelit Ptolemaik dhe mundesia e paralelizmit te tij me ate
Aristotelian, i cili shprehej per orbita rrethore te planeteve.
Megjithese shume here ata shkonin ne drejtim te gabuar, ata dhane
kontribut shume te rendesishem; per shembull ibn el-Shahr [fillimi i
shekullit 14], hartoi modele te levizjes se henes dhe te Merkurit te
cilat jane shume te ngjashme me ato te Kopernikut.
Obzervatori i Ulug Begut ne Samarkand, i ndertuar midis 1420 dhe 1437,
perdorej per te rillogaritur pozicionet e yjeve ne katalogun e
Ptolemeut, dhe nuk ka aspak dyshim se organizimi i ketij obzervatori
dhe instrumentet e perdorura aty kane influencuar obzervatoret e
famshem te Tajko Brahes ne Uraniborg dhe Shtjerneborg.
Nje tjeter obzervator i cili mund te kete influencuar mbi Tajko Brahen
ishte ai i Stambollit i ndertuar ne shekullin e 16. Me 1571 ne
Stamboll, Taki el-Din Muhamed ibn Ma'ruf, nje ish-gjykates nga Egjypti
dhe autor i shume librave per astronomine u caktua si i pari i
astronomeve ne perandorine osmane dhe menjehere ai propozoi ndertimin e
ketij obzervatori. Ai donte te fillonte fazen urgjente te rinovimit te
hartave te vjetra astronomike qe pershkruanin levizjen e planeteve,
djellit dhe henes. Kerkesa e tij u mireprit nga veziri i madh, Sokollu
Muhamed, por ndermjet 1571 dhe 1574 osmaneve iu desh te luftonin jo me
pak se tre luftra te kushtueshme kunder fuqive te medha te Evropes,
Venedikut, Spanjes dhe Portugalise, pra projekti u desh te shtyhej deri
me 1577, vit kur perfundoi dhe kompletimi i tij.
Obzervatori i Taki el-Dinit kishte dy ndertesa shume te bukura, te
ngritura ne nje koder dhe qendronin siper pjeses europiane te
Stambollit duke dhene keshtu nje pamje te gjere te qiellit te nates.
Njesoj si shume nga institutet moderne, ndertesa kryesore perdorej si
biblioteke dhe dhomat e punetoreve, ndersa ne ndertesen me te vogel
kishte nje koleksion impresiv instrumentash te ndertuara nge Taki
el-Din - perfshi ketu nje sfere gjigante dhe nje ore mekanike per te
matur pozicionin dhe shpejtesine e planeteve; ai ishte i vendosur qe te
ruante pozicionin e muslimaneve ne shkence megjithe levizjen perpara te
shkences ne europe.
Pak muaj me vone, fatkeqesisht ne nje nate te ftohte Nentori - nata e
pare e muajit te shenjte te Ramazanit - nje komete me nje bisht gjigant
papritmas u shfaq dhe u be shkak per fillimin e nje kontradikte qe do
te conte ne fundin e endrres se Taki el-Dinit dhe obzervatorit. Duke u
lekundur dhe u rrotulluar, kometa u zmadhua dhe u be me e shkelqyeshme
dhe per gati 40 dite u be si nje topzjarri qe sillej verdalle neper
qiell njesoj si dielli dhe tmerronte obzervuesit ne toke.
Nje nga keta obzervues ishte sulltan Murati III, babai i te cilit,
sulltan Selimi, vdiq pak kohe mbasi nje komete e ngjashme kishte
ardhur. Para se te fillonte nje fushate ne Kaukaz kunder Persise dhe
aleateve te saj, Murati kerkoi nje parashikim per kometen dhe
Taki-el-Din, duke punuar dite e nate pa pushim dhe ushqime, ia arriti
kesaj. Por per fat te keq predikimet e tij nuk ishin shume te sakta.
Megjithese dy ushtri Persiane u munden ne lufte, osmanllinjte paten
disa terheqje, nje semundje e keqe plasi ne disa pjese te perandorise
dhe shume persona te rendesishem vdiqen, dhe ne nje kohe shume te
shkurter ne pallatin mbreteror osman filluan zenkat per obzervatorin.
Njeri nga fraksionet qe udhehiqej nga veziri i madh Sokullu favorizonte
perkrahjen e vazhdueshem te institutit, dhe pjesa tjeter qe drejtohej
nga rivali politik i Sokulluse, dhe thonin se te kerkosh neper sekretet
e te ardhmes eshte nje....humbje e fondeve.
Sokullu qendroi per nje kohe te shkurter dhe Taki el-Din vazhdoi
vezhgimet me nje ritem te shpejte per dy vjet. Por pastaj Sokullu u vra
me 1580 dhe nje skuader e Divizionit te Marines erdhi ne obzervator,
dhe komandanti i saj, duke permendur fatkeqesite qe u kishin rene
osmaneve qe nga shfaqja e kometes, dha urdherin per rrafshimin e
ndertesave.

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi