Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Mbi 25.000 aplikacione në App Store

Shko poshtë

21032009

Mesazh 

Mbi 25.000 aplikacione në App Store Empty Mbi 25.000 aplikacione në App Store




Mbi 25.000 aplikacione në App Store A79ksxnmicyibw1kgacx_thumb

Nuk është zyrtare, por gjithsesi është informacion i besueshëm, në dyqanin online të kompanisë Apple – App Store janë në dispozicion mbi 25.000 aplikacione.

Përkundër kritereve rigoroze me të cilat Apple pranon aplikacione të reja në App Store, ky shërbim është duke u rritur pandalshëm nga dita në ditë. Informacionet e fundit nga faqja e internetit 148Apps flasin se në App Store, për gjithsej tetë muaj të ekzistimit, janë shumuar mbi 25.000 aplikacione.

Lidhur me këtë të arritur, paraqiten edhe statika interesante. Çmimi i përgjithshëm i të gjitha aplikacioneve në App Store është 72.471 dollarë e 81 centë, e më së shumti ka prej atyre me çmim prej 0.99 dollarësh (gjithsej 10.464). Aplikacione pa pagesë janë 6.170, respektivisht rreth 23%, derisa më e dendura është kategoria e lojërave e cila ka gjithsej 5.343 aplikacione. Çmimi mesatar i aplikacioneve (përfshirë edhe ato pa pagesë) është 2.79 dollarë.

Mbi 25.000 aplikacione në App Store Df0c4q0hjtjaj1ysli9_thumb

Në fund të muajit të kaluar është publikuar se Windows Mobile, i cili përndryshe ekziston që nëntë vjet, gjithsej ka rreth 20.000 aplikacione. Blackberry, Microsoft, Nokia e Palm tanimë janë udhës për të paraqitur një vend të centralizuar të dedikuar për shpërndarjen e aplikacioneve të platformave të tyre. Derisa, Google Android Market tanimë është në funksion, e para pak kohe është integruar edhe mbështetja për pagesën e aplikacioneve.
mendy
mendy
Moderator
Moderator

Numri i postimeve : 1062
Registration date : 19/03/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Share this post on: reddit
- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi