Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shkarkohen një miliardë e gjysmë aplikacione për iPhone

Shko poshtë

Shkarkohen një miliardë e gjysmë aplikacione për iPhone Empty Shkarkohen një miliardë e gjysmë aplikacione për iPhone

Mesazh nga citti_barca Wed Jul 15, 2009 5:39 pm

Shkarkohen një miliardë e gjysmë aplikacione për iPhone F.0715115702221_m

Para më pak se tre muaj kemi shkruar për miliardin e parë të aplikacioneve për iPhone të cilat përdoruesit i kanë shkarkuar nga hapja e dyqanit online Apple App Store, e tani kjo shifër është ngritur në një miliard e gjysmë.
Nëse dikush ka arritur të pozicionohet mirë përballë recesionit global i cili po i dridh të gjitha tregjet e botës që një vit, atëherë ajo është kompania Apple. Me kompjuterët Mac nuk po i ecën aspak keq, iPhone po shitet jashtëzakonisht mirë, derisa përdoruesit çdo ditë e më shumë po e shohin këtë pajisje si platformë dhe nuk përtojnë të provojnë ndonjë aplikacion nga Apple App Store. Sa për rikujtim, nga secili aplikacion i shitur Apple merr 30 për qind.

Krejt kjo do të thotë se iPhone është duke zënë pozitë çdo ditë e më të rëndësishme në tregun e telefonave të mençur, derisa vlerësimet e fundit të analistëve thonë se Nokias nuk po i shkruhet mirë.

Edhe pse të gjitha kompanitë tjera të mëdha të cilat zhvillojnë platformë mobile, Google, Nokia, RIM, Palm e Microsoft kanë hapur dyqane të ngjashme aplikacionesh, nuk kemi dëgjuar se ndonjëri prej tyre të jetë lavdëruar me shifrat me të cilat këtë po e bën Apple.
citti_barca
citti_barca
V.I.P
V.I.P

Numri i postimeve : 427
Registration date : 08/05/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi