Komisioni Evropian i kënaqur me hapin e Microsoftit
Faqja 1 e 1
21032009
Komisioni Evropian i kënaqur me hapin e Microsoftit
Pasi që Microsoft e ka konfirmuar mundësinë e largimit të aplikacioneve nga sistemi i ri operativ - Windows 7, Evropa është e kënaqur.
Komisioni Evropian, i cili kishte ngritur padi në Microsoft për shkak të integrimit të shfletuesit Internet Explorer në sistemet operative Windows, është i kënaqur me hapin e fundit të ndërmarrë nga gjiganti Microsoft.
Sa për rikujtim, Microsoft ka konfirmuar se qysh në versionin e radhës të Windows 7 do të ofrojë mundësinë e largimit të Internet Explorer, Windows Media Player, Windows Media Center, Windows DVD Maker e Windows Search.
Në një deklaratë për transmetuesin britanik BBC, i ngarkuari i Komisionit Evropian për këtë çështje, Neil Barrett, ka thënë ke ky hap është një gjë e mirë, si për Microsoftin ashtu edhe për konkurrentët. Ai ka theksuar se deri tek vendimi për mundësinë e çaktivizimit të komponentëve të caktuar të Windows ka ardhur ekskluzivisht në Microsoft, pa ndonjë presion nga jashtë.
mendy- Moderator
- Numri i postimeve : 1062
Registration date : 19/03/2009
Similar topics
» Edhe Chelsea ruan hapin
» Gjermania fiton kampionatin evropian U21
» Atletika shqiptare përjashtohet nga Kampionati Evropian, shkak presidentët e ndryshëm
» Ferguson i kënaqur me Porton
» Zola i kënaqur me kontratën e re
» Gjermania fiton kampionatin evropian U21
» Atletika shqiptare përjashtohet nga Kampionati Evropian, shkak presidentët e ndryshëm
» Ferguson i kënaqur me Porton
» Zola i kënaqur me kontratën e re
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi