Xherard lirohet nga aktakuza për sulm fizik
21032009
Xherard lirohet nga aktakuza për sulm fizik
Prokurorët e shtetit kanë hedhur poshtë akuzën kundër futbollistit të Liverpulit, Stiven Xherard për shkaktim të lëndimit të rëndë trupor gjatë një përleshje në një bar të Liverpulit në fund të vitit të kaluar.
Kapiteni i Liverpulit është paraqitur sot në Gjykatën e Qarkut në Sefton, ku është njoftuar se ai është liruar nga njëra pikë e aktakuzës: sulm fizik mbi Markus MekGejin. Megjithatë, atij i mbetet padia për prishje të rendit publik. Për këtë pikë të padisë, Xherard do të dëgjohet në një rast tjetër. Incidenti ndodhi më 29 dhjetor të vitit të kaluar, kur pas fitores bindëse ndaj Njukasëllit, 5:1, në të cilën realizoi dy gola, Xherard së bashku me gjashtë miq të tij janë përleshur me të sipërpërmendurin, MekGej, përndryshe pronar i barit, i cili pësoi lëndime të rënda trupore.
mendy- Moderator
- Numri i postimeve : 1062
Registration date : 19/03/2009
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi