Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Spaleti nuk kërkon justifikime me Juven

 :: News.... :: Sport

Shko poshtë

21032009

Mesazh 

Spaleti nuk kërkon justifikime me Juven Empty Spaleti nuk kërkon justifikime me Juven




Dhe pse përballë Juventusit do të jetë një Romë në emergjencë të plotë, kreu i pankinës verdhekuqe, Luçiano Spaleti, nuk e dramatizon aspak situatën. “Kur gjendesh në vështirësi nuk vlen të ankohesh, por thjesht të reagosh, të jemi të bindur në potencialin tonë dhe të kërkojmë fitoren. Suksesi nuk arrihet vetëm duke pasur kampionë në fushë, edhe pse ata ndihmojnë, por vetëm me zemër. Edhe në ndeshjet e fundit kundër Arsenalit dhe Sampdorias kishim shumë mungesa, por treguam se mund të vëmë në vështirësi këdo dhe të njëjtën gjë duam të bëjmë edhe ndaj Juventusit”. Elozhe për Ranierin – Spaleti do të ketë përballë njërin prej miqve të tij më të mirë, Klaudio Ranierin, trajnerin e Juventusit. Ndonëse sot në fushën e lojës do të jenë kundërshtarë, Spaleti e vlerëson kolegun e tij bardhezi. “Po bën një punë të shkëlqyer në Torino, një kampionat fantastik. Edhe Juventusi, ashtu si ne, ka pasur mjaft mungesa gjatë gjithë sezonit, e megjithatë është e dyta dhe vazhdon të shpresojë për titullin. Bardhezinjtë treguan se janë një shoqëri serioze dhe gjetën forcat të ngrihem pavarësisht rënies në Serinë B. Të njëjtën gjë duhet të bëjmë edhe ne, ndonëse objektivi ynë është vendi i katërt”, vazhdon Spaleti. Në përballjen e sotme, përveç Ranierit, trajneri i Romës do të gjejë një ndër lojtarët më të vlerësuar prej tij, Vinçenco Iakuintën, me të cilin kanë punuar në radhët e Udinezes. “Vinçenco është një atlet i shkëlqyer, me një forcë të madhe fizike, shpejtësi në veprim dhe karakter fituesi. Për mua është një ndër sulmuesit më të kompletuar e më të vlerësuar. Aktualisht po kalon një formë të shkëlqyer, ndaj duhet të ruhemi edhe prej tij”. Çështja Ançeloti – Spaleti i përgjigjet edhe një pyetjeje mbi shkëndijat e disa muajve më parë me Ançelotin. “Nuk më ka bezdisur fakti se ai afrohej me pankinën e Romës, madje nëse diçka të tillë do ta realizonte në të ardhmen, jam i bindur se Roma do të ishte në duar të sigurta”, përfundon deklaratën e tij, trajneri i verdhekuqve.
donbeco
donbeco
Admin
Admin

Numri i postimeve : 588
Age : 30
Location : alone in my world
Registration date : 14/03/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Share this post on: reddit
- Similar topics

 :: News.... :: Sport

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi