Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Mungesa e vitaminës D nxit sulmet në zemër dhe tru

Shko poshtë

Mungesa e vitaminës D nxit sulmet në zemër dhe tru Empty Mungesa e vitaminës D nxit sulmet në zemër dhe tru

Mesazh nga citti_barca Mon Aug 24, 2009 2:25 pm

Mungesa e vitaminës D nxit sulmet në zemër dhe tru F.0817121037997_m

Hulumtimet e zhvilluar anë SHBA tregojnë se edhe fëmijët me nivel të ulët të vitaminës D në gjak, kanë rrezik më të rritur të sulmeve në zemër dhe në tru.
Revista Pediatrics shkruan se tashmë është i njohur një ndikim i tillë i nivelit të ulët të vitaminës D në sistemin kardiovaskular te personat e rritur.

Shumica e ekspertëve mendojnë se fëmijët do të duhet të konsumojnë më shumë se 40 nanogram të vitaminës D për çdo mililitër gjaku.

Është treguar se fëmijët me nivel më të ulët të vitaminës D kanë rrezik 2,36 herë më të madh për presion të rritur të gjakut, 2,54 herë më të madh për nivelin e rritur të sheqerit në gjak si dhe mesatarisht 54% nivel më të ulët të përqendrimit të të ashtuquajturit kolesterolit të mirë (HDL), kanë shkruar shkencëtarët nga Johns Hopkins University.

Në hulumtim kanë marrë pjesë 3577 fëmijët.

Sipas ekspertëve, njerëzve më të ri se 50 vjet iu preferohet të konsumojnë 200 njësi ndërkombëtare (IU) me vitaminë D, që është një ekuivalent për 15 minuta të kaluara në dritë të diellit.
citti_barca
citti_barca
V.I.P
V.I.P

Numri i postimeve : 427
Registration date : 08/05/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi