Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Milani vazhdon me rezultate të dobëta

 :: News.... :: Sport

Shko poshtë

28092009

Mesazh 

Milani vazhdon me rezultate të dobëta Empty Milani vazhdon me rezultate të dobëta




Milani vazhdon me rezultate të dobëta F.0927232635622_m
Ish-kampioni i Evropës, Milani, ka vazhduar serinë e paraqitjeve të dobëta, duke nxjerrë vetëm një barazim pa gola në takimin e të dielës mbrëma përballë ekipit të porsapromovuar në Serie A, Bari.

Bari u rikthye në San Siro në kërkim të pikëve, ashtu siç bëri edhe në javën e parë, kur barazoi kundër kampionit në fuqi, Interit, po në këtë stadium.

Pavarësisht fillimit dominues, rosonerët nuk ishin në gjendje të kenë shumicën e posedimit të topit, e as të çajnë portën kundërshtare.

Dhe mysafirët, të cilët ishin dominues në mbrëmje, ishin të suksesshëm në synimin e tyre, duke arritur të nxjerrin një pikë.

Me dështimin për të fituar të tre pikët, Milani vazhdon serinë e dobët të ndeshjeve në këtë fillim sezoni në Serie A, duke nxjerrë vetëm tetë pikë nga gjashtë ndeshje.
floroS
floroS
WebMaster
WebMaster

Numri i postimeve : 1981
Age : 30
Location : Milkyway
Registration date : 12/03/2009

http://htttp://youtube.com/floros93

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Share this post on: reddit
- Similar topics

 :: News.... :: Sport

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi