Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Edhe Arsenali pas Behramit

 :: News.... :: Sport

Shko poshtë

24102009

Mesazh 

Edhe Arsenali pas Behramit Empty Edhe Arsenali pas Behramit




Edhe Arsenali pas Behramit F.1024114902572_m


Numri i klubeve të interesuara për Valon Behrami vazhdon të rritet, me edhe Arsenalin dhe Milanin që thuhet se kanë kthyer vëmendjen kah shqiptari.

Behrami ka shkëlqyer me West Ham United që kur u zhvendos nga Lazio në verën e vitit të kaluar, dhe së fundi është lidhur me një kalim në Juventus dhe Roma.

Por në prag të takimit të Arsenalit dhe West Hamit, Daily Star raporton se garës për kosovarin me nënshtetësi zvicerane i është bashkuar edhe Arsene Wenger. Francezi e sheh Behramin si opsion të parë nëse mbrojtësi i djathtë Bacary Sagna largohet për në drejtim të Real Madridit.

Megjithatë agjenti i Behramit, Alessandro Beltrami, ka thënë se klienti i tij do të mendojë për të ardhmen vetëm pas fundit të sezonit.

“Nëse është e mundshme të zhvendoset, kjo mund të ndodhë vetëm pas Kupës Botërore të vitit të ardhshëm, por jo më herët. Ai nuk dëshiron asgjë që ndikon në vendin e tij në ekipin e Zvicrës”, ka thënë Beltrami.

Ndërkohë Daily Star thotë se për Behramin i interesuar është edhe Milani.
arti
arti
V.I.P
V.I.P

Numri i postimeve : 159
Age : 33
Location : Prishtine
Registration date : 19/03/2009

http://www.kampionet.forumotion.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Share this post on: reddit
- Similar topics

 :: News.... :: Sport

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi