Shtohen angazhimet rreth gripit të derrit
Faqja 1 e 1
Shtohen angazhimet rreth gripit të derrit
Ministri i Shëndetësisë, Alush Gashi, të premten ka zhvilluar një takim pune me kryetarin e Komitetit Nacional për sëmundje ngjitëse në Kosovë, Isuf Dedushaj, kryetarin e Shoqatës së infektologëve të Kosovës, Salih Ahmeti dhe drejtorin e IKSHP-së, Naser Ramadani.
Në takim është folur për planin e vaksinimit të popullatës kosovare me vaksinat e gripit A/H1N1 dhe vaksinat e gripit sezonal si dhe zhvillimin e kapaciteteve të institucioneve mjekësore për një triazhim të drejtë të më shumë rasteve nëse paraqiten me grip.
Gashi ka kërkuar që institucionet të cilat i përfaqësojnë bashkëbiseduesit të japin nga vetja maksimumin, në mënyrë që situata epidemiologjike të jetë në kontroll të plotë, të prekurit nga gripi të trajtohen në mënyrë korrekte dhe të ngrihet niveli i raportimit rreth gjendjes në terren.
Në këtë takim u theksua se që javën që vjen mund të fillohet me vaksinimin e punonjësve shëndetësorë me vaksinat e gripit A/H1N1, ndërsa është vlerësuar se për këtë fazë, blerja e gjysmë milioni vaksina kundër gripit A/H1N1 do të ishte e mjaftueshme.
citti_barca- V.I.P
- Numri i postimeve : 427
Registration date : 08/05/2009
Similar topics
» Rreth duhanit
» Fshati anglez shitet për rreth 20 milionë funte
» Si i sulmon qelizat virusi gripit
» Spamerët shfrytëzojnë popullaritetin e gripit të derrave
» Mjekët përpiqen të hedhin në treg vaksinën e re të gripit
» Fshati anglez shitet për rreth 20 milionë funte
» Si i sulmon qelizat virusi gripit
» Spamerët shfrytëzojnë popullaritetin e gripit të derrave
» Mjekët përpiqen të hedhin në treg vaksinën e re të gripit
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi