Si i sulmon qelizat virusi gripit
Faqja 1 e 1
Si i sulmon qelizat virusi gripit
Shkencëtarët pranë laboratorit për biologji molekulare (EMBL), kanë njoftuar se kanë zbuluar mënyrën se si virusi i gripit i sulmon qelizat e njeriut, ndërsa këto të dhëna do të mund të ofrojnë mundësi të reja për krijimin e terapive për luftimin gripit sezonal.
Duke iu falënderuar incizimeve me rezolucion të madh të proteinave, ku virusi i gripit mund të shumohet, shkencëtarët kanë përcjellë virusin, i cili kur infekton një qelizë, menjëherë sulmon një tjetër.
Kurse gjatë procesit të përhapjes, i ndihmon enzima polimeraza virale, e cila kopjon materialin gjenetik të këtij virusi.
Ekspertët nga EMBL kanë zbuluar se ky kopjim zhvillohet në pjesën e polimerazës, të quajtur PA, që do të mund të rezultojë në zhvillimin e barnave të reja dhe vaksinave për ta luftuar gripin sezonal, nga i cili brenda një viti vdesin më shumë se njëqindmijë njerëz në mbarë botën.
citti_barca- V.I.P
- Numri i postimeve : 427
Registration date : 08/05/2009
Similar topics
» BDNF mbron qelizat nervore
» Shtohen angazhimet rreth gripit të derrit
» Virusi NIPAH
» Virusi H1N1 nuk është transformuar
» Virusi H1N1 pëson mutacion
» Shtohen angazhimet rreth gripit të derrit
» Virusi NIPAH
» Virusi H1N1 nuk është transformuar
» Virusi H1N1 pëson mutacion
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi