Acidi folik dhe rreziku nga karcinoma
Faqja 1 e 1
Acidi folik dhe rreziku nga karcinoma
Dihet që acidi folik parandalon zhvillimin e defekteve të shumta të lindjes, mirëpo një studim i ri norvegjez tregon edhe anën tjetër të medaljes.
Në fakt, duke analizuar 6.837 pjesëmarrës në studimin e tyre, ekspertët norvegjezë kanë treguar se marrja e acidit folik në një periudhë prej tre vjet e gjysmë, rrit rrezikun e përgjithshëm për karcinomë në 21%
Po ashtu, studimi i botuar në revistën Journal of the American Medical Association, ka vërtetuar se personat të cilët vuajnë nga sëmundja iskemike e zemrës, shtojnë më shumë rrezikun e tyre për të vdekur, nëse e marrin acidin folik si shtesë në ushqim.
Autorët e këtij studimi kanë kërkuar që të realizohen studime të mëtutjeshme për ndikimin e acidit folik në shëndet, duke qenë se ky preparat përdoret në masë të madhe te shtatzënat.
citti_barca- V.I.P
- Numri i postimeve : 427
Registration date : 08/05/2009
Similar topics
» Skuqja nga alkooli dhe karcinoma e ezofagut
» A mbron vërtet çaji i gjelbër nga karcinoma?
» Çaji i gjelbër mbron nga karcinoma e zgavrës së gojës
» A mbron vërtet çaji i gjelbër nga karcinoma?
» Çaji i gjelbër mbron nga karcinoma e zgavrës së gojës
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi