Çaji i gjelbër mbron nga karcinoma e zgavrës së gojës
Faqja 1 e 1
Çaji i gjelbër mbron nga karcinoma e zgavrës së gojës
Një studim i ri ka ofruar dëshmi të shumta se çaji i gjelbër mund të jetë shumë i dobishëm si trajtim shtesë për mjekimin e karcinomës së zgavrës së gojës.
Në studim kanë marrë pjesë 41 vullnetarë me lezione para-malinje në gojë, të cilët për tre muaj kanë konsumuar ekstrakt të çajit të gjelbër në doza prej 500, 750 dhe 1000 miligramë.
Pjesa tjetër e pjesëmarrësve në studim kanë marrë placebo (ekstrakt të rrejshëm të çajit të gjelbër).
Rezultatet e publikuara në revistën Cancer Prevention Research kanë treguar se nuk kishte pasur dallim sa i përket rrezikut për zhvillimin e kancerit në zgavrën e gojës.
Mirëpo kishte pasur dallim të madh në kohëzgjatjen e paraqitjes së karcinomës, me ç’rast te participantët që kanë konsumuar ekstrakt të çajit të gjelbër, paraqitja e karcinomës ishte vonuar shumë në krahasim me ata që kishin marrë placebo.
citti_barca- V.I.P
- Numri i postimeve : 427
Registration date : 08/05/2009
Similar topics
» A mbron vërtet çaji i gjelbër nga karcinoma?
» Çaji i zi mbron nga diabeti
» Skuqja nga alkooli dhe karcinoma e ezofagut
» Acidi folik dhe rreziku nga karcinoma
» Alkooli ndoshta mbron zemren por jo edhe trurin
» Çaji i zi mbron nga diabeti
» Skuqja nga alkooli dhe karcinoma e ezofagut
» Acidi folik dhe rreziku nga karcinoma
» Alkooli ndoshta mbron zemren por jo edhe trurin
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi