Miliarderi i fshehur
:: News.... :: Kuriozitete
Faqja 1 e 1
22032009
Miliarderi i fshehur
Jeta me “Facebook” nuk ka qenë aspak e lehtë për Mark Zuckerberg. Miliarderi 24-vjeçar, që themeloi uebsajtin në papafingon e konviktit të tij në Harvard
me tre shokë, ka një preferencë shumë të madhe për të qenë sa më i
fshehur nga sytë e botës. Ai është i biri i një dentisti dhe lindi e u
rrit në një lagje të pasur të Nju Jorkut. Deri në moshën 16-vjeçare
ishte në shkollë shtetërore dhe më pas prindërit e çuan në një shkollë
ekskluzive dhe shumë të shtrenjtë
“Philip Exter Academy”
në Nju Hampshajr. Mark ishte shumë i dhënë pas kompjuterit. Gjatë kohës
që studionte, kishte arritur të shpikte një program për të ndihmuar të
atin në punën e tij, si dhe kishte krijuar disa lojëra. Gjenialiteti
i tij u vu re menjëherë nga “Microsoft” dhe “Aol”, të cilët menjëherë tentuan që ta rekrutonin.
Në vend që të punonte për ta, djaloshi u regjistrua në Harvard, për të
studiuar psikologji dhe shkenca kompjuterike, por i la studimet në
vitin e fundit, sikurse bëri edhe vetë Bill Gats. Kjo ndodhi sepse në mendjen e tij kishte lindur dhe po formësohej ëndrra e tij e madhe me emrin “Facebook”. Zuckerberg është
i famshëm për paraqitjen e tij të jashtme të një personi që sapo është
ngritur nga gjumi. Vishet gjithmonë me xhinse, bluza pambuku dhe
sandale, dhe mban me vete celularin e tij “BlackBerry” dhe “iPhone“-in.
Kur e takon, edhe pse kjo u ndodh shumë pak njerëzve, djaloshi të jep
përshtypjen e një të riu idealist, që gjithnjë i përgjigjet “jo”
pyetjes “a ju nxisin paratë në punën tuaj?”
Por nga se motivohet Zuckerberg?
Ai vetë thotë se nxitet nga besimi i thellë në kapacitetin e internetit për të rishkruar rregullat e komunikimit.
“Qëllimi i kompanisë është të ndihmojë njerëzit që të ndajnë shumë
gjëra me njëri-tjetrin, në mënyrë që bota të bëhet një vend më i hapur
dhe sigurisht të promovojë mirëkuptimin mes njerëzve”. Dhe misioni i
kompanisë së tij për të ngritur një “biznes shumë të mirë, ku të gjithë
të jenë financiarisht të kënaqur”, duket se deri tani ka qenë i
suksesshëm.

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi