Nokia edhe më tutje udhëheqë në tregun e telefonave të mençur
Faqja 1 e 1
15032009
Nokia edhe më tutje udhëheqë në tregun e telefonave të mençur
Përkundër faktit që prodhuesit si Apple e Research In Motion
kanë arritur të grabisin nga Nokia një pjesë të tregjeve, gjiganti
finlandez i telekomunikacionit megjithatë gjatë vitit 2008 ka shitur
numrin më të madh të pajisjeve - smartphone.Sipas raportit
të analistëve nga Gartner, Nokia gjatë vitit të kaluar ka shitur
gjithsej 60.9 milionë telefona të mençur që i ka sjellë pjesëmarrje në
treg prej 43.7 për qind. Në vendin e dytë të kësaj liste është gjendur
kompania Research In Motion me pjesëmarrje prej 16.6 për qind, derisa
në vendin e tretë Apple me 8.2 për qind të pjesëmarrjes.
Edhe pse Nokia ka ruajtur vendin e parë të kësaj liste, ajo megjithatë
ka humbur një pjesë të pjesëmarrjes e cila në fund të vitit 2007 ka
qenë 49.4 për qind.
Fitueset më të mëdha gjatë vitit të kaluar kanë qenë Research In
Motion, që ka paraqitur BlackBerry Bold e BlackBerry Storm, si dhe
Apple, e cila pjesëmarrjen prej 8.2 për qind e ka grabitur me
paraqitjen e shumë të popullarizuarit iPhone në versionin 3G.
www.gartner.com
Similar topics
» Nokia edhe më tutje udhëheqë në tregun e telefonave të mençur
» Shitja e dobët e telefonave celularë
» Telefonat e mençur çdo ditë e më të popullarizuar
» Bing ngadalë po e pushton tregun
» Bing ngadalë po e pushton tregun
» Shitja e dobët e telefonave celularë
» Telefonat e mençur çdo ditë e më të popullarizuar
» Bing ngadalë po e pushton tregun
» Bing ngadalë po e pushton tregun
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi